• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nëse do dalësh me ndonjë tjetër të vras”, ankthi i të resë nga përndjekja e ish-të dashurit

by A R
04/04/2017 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ta dish që sot vërtet s’ka më dashuri, por vetëm do të ta copëtoj fytyrën e trupin”. “Do të ta pres kokën, a mirë, mbaje mend këtë fjalë”.

Këto ishin disa nga sms-të që i riu i çonte në cellular ish të dashurës. Sa herë që ajo dilte nga shtëpia, 25 vjeçari ishte aty për ta përndjekur. Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar, teksa pas denoncimit të vajzës, i riu është arrestuar. Marsid S. u dënua nga gjykata pak ditë më parë me 5 muaj e 4 ditë burgim, për veprën e përndjekjes.

PËRNDJEKJA

Në kallëzimin e bërë në polici, në nëntor të vitit të kaluar, e dëmtuara nga i pandehuri Marsid S. ka pohuar se fillimisht kanë pasur një marrëdhënie normale dashurore me njëri-tjetrin.

Gati një muaj para kallëzimit, marrëdhënia ishte prishur për shkak të xhelozisë së 25-vjeçarit, i cili, sipas saj, i kishte thënë:

“Nëse do të dalësh me ndonjë person tjetër, unë do të të vras”.

Ajo ka shpjeguar se në momentin e njohjes, Marsidi i kishte premtuar fejesë, por duke qenë se ai bëhej shumë xheloz, ajo është munduar që të largohej nga ky person, duke i thënë:

“Nuk dua më të vazhdoj me ty”; “Të lutem më lër të qetë, ku unë të vazhdoj jetën time dhe ti vazhdon jetën tënde”.

Por në këto rrethana, ai është bërë më tepër xheloz. Në vijim, ai e ka kërcënuar me fjalë të ndryshme dhe sa herë që ajo dilte nga shtëpia, i shkonte nga pas, duke e ndjekur në një distancë prej 1 metër e duke kërkuar ta ndalonte.

SMS-TË KËRCËNUESE

Sipas vendimit të Gjykatës, i siguruar nga “Panorama”, gjatë kohës që e dëmtuara ka qenë në shtëpi, nga ana e të pandehurit i kanë mbërritur disa SMS me përmbajtje kërcënuese.

Referuar vendimit të Gjykatës, mes tyre kanë qenë mesazhe si: “Unë ty do të të gjej sot dhe do të jetë dita e fundit që jeton”; “Nuk dua asgjë nga ti, vetëm të ta copëtoj trupin”; “Ok veç ta dish që sot vërtet s’ka më dashuri, por vetëm do të ta copëtoj fytyrën e trupin”; “Do të ta pres kokën, a mirë, mbaje mend këtë fjalë”.

Po sipas vendimit, mesazhet kërcënuese nga ana e të pandehurit drejt ish-të dashurës së tij kanë vijuar edhe pasi ajo i ka shkruajtur se do të njoftonte policinë për kërcënimet e tij. “Tani shko, jo më vonë se mos harro, se pa të copëtuar ty nuk më kap policia”; “Hajde se ke lagja më ke, këtu po te pres derisa të vish dhe një muaj mos me ardhe, këtu të pres”, kanë qenë mesazhet në vijim.

Mes kërcënimeve, ai i ka nisur asaj edhe një SMS me foton e një pistolete, poshtë së cilës ka shkruar: “Vetëm kjo të bën mirë ty, dil jashtë mos ta bej në sy të L…”; “A je duke dalur jashtë apo të vi vetëm brenda?”./panorama/a.m.

Next Post
Çështja Çame në BE, Idrizi: Erdhi ora e fitores

PDIU propozon 'Pakt Kombëtar', Idrizi: Opozita të kthehet në Kuvend, presidenti konsensual

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In