• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nëse bota na pranon, kemi plot për të ofruar”/ Talebanët: Kemi ndryshuar, nuk do lejojmë militantët të sulmojnë vende të tjera

by Java News
24/08/2021 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Talebanët po kërkojnë që bota ta njohë regjimin e tyre, e pohuar kjo për Newsweek nga një eksponent i lartë i grupit, i cili këmbënguli se militantët nuk do të lejohen më të ndërmarrin sulme në vende të tjera.

“Nëse bota na pranon, ne kemi plot për të ofruar”, ishte komenti i tij. Në javën që kur luftëtarët talebanë morën me shpejtësi befasuese Kabulin, pas një marshimi pothuajse krejtësisht të pakontestuar, asnjë vend nuk e ka njohur zyrtarisht ndryshimin e pushtetit në Afganistan, ndonëse ka pasur sinjale afrimi nga Kina dhe Rusia.

Kjo çështje është kthyer në një pikë madhore diskutimesh mes qeverive, përfshirë ato në Pekin, Moskë, Teheran e Islamabad si dhe në vetë Washingtonin që ka vazhduar të ruajë kontaktet me grupin gjatë kësaj periudhe.

Abdul Qahar Balkhi, ai që foli me Newsweek, është anëtar i komisionit Kulturor të talebanëve që tani Afganistanin e quajnë “emirat islamik”.

“Ne shpresojmë të mos njihemi vetëm nga vendet e rajonit, por nga e gjithë bota si qeveria legjitime përfaqësuese e popullit të Afganistanit, që ka fituar të drejtën e vetëvendosjes pas pushtimit të huaj, me mbështetjen e të gjithë kombit pas një lufte të gjatë dhe sakrificash të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Shqetësimet kryesore ndaj talebanëve lidhen me kohën kur ata sundonin Afganistanin përpara dy dekadash.

Mënyra sesi grupi trajtonte gratë dhe pakicat është dënuar nga shumë organizata ndërkombëtare, ndërsa vendi ishte kthyer gjithashtu në fole të Al Kaedës, që e përdori Afganistanin për të ndërmarrë sulme ndaj shteteve të tjera, ndër të cilat më famëkeqi është ai i 11 shtatorit, që solli kundër përgjigjen e SHBA-së dhe përmbysjen e tyre të atëhershme nga pushteti./m.j

Next Post
E kam kritikuar Ramën sa kam mundur, por për Bregoviç po sulmohet nga mosdija, inati dhe patriotzmi i baterive

E kam kritikuar Ramën sa kam mundur, por për Bregoviç po sulmohet nga mosdija, inati dhe patriotzmi i baterive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KUVENDI LIVE! Berisha: Protestuesve iu çanë kafkat; Peleshi i ndërpret fjalën: Bëre thirrje për dhunë!

KUVENDI LIVE! Berisha: Protestuesve iu çanë kafkat; Peleshi i ndërpret fjalën: Bëre thirrje për dhunë!

October 29, 2026
Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

October 29, 2026
Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

October 29, 2026
I vendosi tritol një personi në Fushë-Krujë, prangoset në Lushnje 32-vjeçari

Gjendet tritol i paplasur në derën e një lokali në Kamëz, rrethanat ende mister

October 29, 2026
Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

October 29, 2026
OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

October 29, 2026
Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë?

Përplasja e trenave në Spanjë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuarit poshtë vagonëve

October 29, 2026
Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

October 29, 2026
DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

October 29, 2026
U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In