• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëse Beleri shpallet i pafajshëm do zgjedhë mandatin e kryetarit të Bashkisë”

by A R
19/04/2024 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nëse zoti Beleri do të shpallet i pafajshëm, do të jetë kryetar me kohë të plotë i bashkisë së Himarës dhe do të heqi menjëherë dorë nga mandati i eurodeputetit”, kështu është shprehur Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli.

I ftuar në studion e emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan, Suli u shpreh se Fredi Beleri nëse do të shpallet i pafajshëm do të jetë kryetar i Bashkisë së Himarës me kohë të plotë duke hequr dorë nga mandati i eurodeputetit. Suli theksoi se Beleri do të zbatojë vullnetin e himariotëve të cilët e kanë votuar si kryetar bashkie.

Sa i takon mandatit si eurodeputet të Belerit, Suli tha se sondazhet janë shumë pozitive dhe praktikisht ai është eurodeputet tashmë.

Shpëtim Idrizi: Më bën përshtypje që njeriu që është dënuar me vendim gjykate, që ka një dënim me burg në Greqi, i dënuar për vjedhje, ajo që më shkon gjithmonë në mendje është që një njeri i akuzuar për masakrën e ‘Peshkëpisë’ ky minoriteti grek përfshirë dhe Suli nuk kishin ndonjë rob tjetër të hajrit aty… Më ngjan një ngjarje pozitive për Shqipërinë që Himara nuk do të ketë më fytyrën e Belerit kurse përfaqësimi evropian i Greqisë do të ketë fytyrën e Belerit.

Blendi Fevziu:Suli në momentin që Beleri vendoset në listat e eurodeputetëve duhet të japi dorëheqjen dhe të heqë pretendimet për bashkinë se ai nuk është betuar?

Marin Suli: Kushtetuta dhe ligji shqiptarë për zgjedhjen nuk e parashikon sepse nuk mund të parasjhikojë Kushtetuta Shqiptare për europarlamentarët, dhe nuk ka konfirmim. Nëqoftë se shpallet i pafajshëm, dhe eurodeputet.

Blendi Fevziu: Por ligji shqiptarë e ndalon kryetarin e bashkisë të bëj çdo funksion tjetër me përjashtim të mësimdhënies.

Marin Suli: Më lër të ta them se kjo është më interesante që do të të duhet. Nëse zoti Beleri do të shpallet i pafajshëm gjë që më duket shumë e vështirë sepse është investuar vetë zoti Rama, zoti Beleri do të jetë kryetar me kohë të plotë i bashkisë së Himarës dhe do të heqi menjëherë dorë nga mandati i eurodeputetit. Në qoftë se SPAK-u dhe qeveria do i thirrin mendjes që të vijë shteti ligjor zoti Beleri do të zbatojë vullnetin e himariotëve…

Blendi Fevziu: Po si eurodeputet mund të fitojë në zgjedhje?

Marin Suli: Zoti Beleri është praktikisht eurodeputet sepse në sondazhe del shumë mirë. Dhe sikur të bëhet eurodeputet, që besoj do të bëhet brenda fundit të shtatorit dhe sikur zoti Rama të vazhdojë rrugën që ka nisur, zoti Beleri do të jetë i pari eurodeputet që po i prin aspiratës 30-vjeçare të europianëve po vete në parlament. Po nga Himara do t’i vijë fundi edhe pushtetit të Edi Ramës dhe integrimit evropian. Himara ka dy eurodeputet, është rast historik.

/a.r

Next Post
Rama publikon pamje nga Lumi i Gashit në Tropojë: Pasuri botërore e mbrojtur edhe nga UNESCO

Rama publikon pamje nga Lumi i Gashit në Tropojë: Pasuri botërore e mbrojtur edhe nga UNESCO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

November 6, 2026
I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

November 6, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

“Mbase do më duhet ta shkatërroj Iranin”, Trump po rimendon luftën, Garda: Sulme pa kufizime në hartë

November 6, 2026
Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In