• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse Basha është gati të rrezikojë jetën e njerëzve për t’u rikthyer në pushtet, çfarë është i gatshëm të bëjë tjetër?

by Carlo Bollino
26/03/2021 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino 

Skenat e para sot në Tiranë gjatë hapjes së fushatës elektorale, më mirë se çdo fjalim tjetër, tregojne çfarë Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë të gatshëm të bëjnë për të rimarrë pushtetin. Nëse Edi Rama u kufizua në sjelljen e 153 kandidatëve të tij në shesh, duke respektuar 100% rregullat anti-covid të vendosura për pjesën tjetër të popullsisë, Lulzim Basha në vend të kësaj, injoroi të gjitha masat paraprake, duke mbledhur mijëra militantë në rrugë. Të gjithë të grumbulluar njëri mbi tjetrin, pa maskë, me thirrjesh të slloganit dhe buri makinash, Basha ka transformuar fushatën e tij elektorale në një shpërthim gjigant të përhapjes së Covid, pasojat e të cilit mund të maten vetëm në javët e ardhshme. Jo vetëm që PD vazhdon propagandën e saj të papërgjegjshme kundër përdorimit të vaksinave që qeveria po mbledh me përkushtim në të gjithë botën, por tani po kontribuon drejtpërdrejtë në përhapjen e koronavirusit duke organizuar tubime masive në rrugë.

Eshtë e qartë që Lulzim Basha po luan të gjithë karrierën e tij politike në këtë fushatë elektorale, dhe për këtë arsye është i gatshëm të bëjë gjithçka për të fituar. Fatkeqësisht, ai është gjithashtu i gatshëm të vërë në rrezik jetën e shqiptarëve, duke pranuar të ndihmojë përhapjen e pandemisë që vazhdon të shkaktojë vdekjen e dhjetëra njerëzve çdo ditë. Sfida e tij sot ishte në të vërtetë shumë e trashë: ai donte të mbushte sheshin për t’i bërë njerëzit të besonin se ai ishte më i fortë se Edi Rama, i cili në vend të kësaj zgjodhi ta mbante sheshin bosh. Një taktikë e çmontuar menjëherë nga llogaritësi i pamëshirshëm i Facebook: ndërsa 7,000 njerëz ndoqën Lulzim Bashën në transmetim të drejtpërdrejtë online, mbi 21,000 ndoqën Edi Ramën. Eshte pak a shumë e njëjta distancë e fotografuar edhe nga sondazhet, të cilat vazhdojnë t’i japin Partisë Socialiste në avantazh të qartë ndaj koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike.

Por çështja është një tjetër. Nëse Lulzim Basha është i gatshëm të rrezikojë jetën e shqiptarëve për të fituar sfidën elektorale, është e lehtë të imagjinohet se sa gënjeshtra është i gatshëm të thotë për të arritur qëllimet e tij. Dhe këtu nuk po ju referohem gënjeshtrave që përmban vetë-biografia e tij gati qesharake e botuar në këto orë. Në fakt, e gjithë fushata e tij elektorale bazohet në gënjeshtra: cilindo grup shoqëror që takon, Basha është gati të premtojë mrekulli thjesht duke kërkuar votën e tyre në këmbim. Nuk ka kërkesë që ua refuzon, sepse nuk ka asnjë gënjeshtër që mund ta ndalojë atë. Rritje page, rritje pensioni, subvencione, por edhe ulje taksash, financime, etj etj. Një det premtimesh natyrisht të parealizueshme, të cilat, nëse mblidhen njëra pas tjetrës, gjenerojnë një kosto shtesë në buxhetin e shtetit i cili, deri më tani, ka arritur gati 1 miliard euro. Ku i merr Basha këto para? Pyetje që vazhdon të mbetet pa përgjigje. Kjo, sepse për të nuk ka rëndësi as të përpiqet ta gjej një përgjigje.

Qëllimi i tij i vetëm është të fitojë zgjedhjet dhe të marrë përsëri pushtetin me çdo kusht: ky është Misioni i vërtetë që Lulzim Basha dhe bajrakatari i tij Sali Berisha vazhdojnë ta kenë si fiksim prej 8 vitesh. Këta ish-sundimtarë janë të fiksuar me nevojën për t’u rikthyer përsëri në qeveri, me të njejtët njerëz, me të njëjtat gabime, dhe të gatshëm për të ribërë të njëjtat krime të kryera në të kaluarën dhe ende të mbetur pa u ndëshkuar. Gënjeshtra me premtime të rreme zgjedhore, është boterisht një krim i rëndë për një politikan. Por tani që Basha dhe Berisha nuk hezitojnë dhe vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve për të fituar, ne e kuptojmë se nuk kemi parë asgjë akoma.

Next Post
‘Nëse përgatit ballokume dhe s’gjen njerëz që kanë halle, ti dhe ai tjetri po…”/ Kryemadhi-Rakipit: S’fle me Bashën, por me Metën

'Nëse përgatit ballokume dhe s'gjen njerëz që kanë halle, ti dhe ai tjetri po..."/ Kryemadhi-Rakipit: S’fle me Bashën, por me Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Porti i madh i Durrësit përtej legjendave urbane dhe politike

March 13, 2026
SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In