• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nervozizmi dinjitoz i Edi Ramës

by Ilir Yzeiri
23/06/2022 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Ajo që ndodhi këtë të enjte në Bruksel nuk ishte vetëm një shfaqje e dëshpëruar e Europës, por, në shumë se kaq, ishte një shenjë që tregoi edhe njëherë se vendet që e përbëjnë Bashkimin e sotëm Europian, nuk përfaqësojnë në të vërtetë shpirtin europian, por janë më shumë një inerci e vendeve europiane që kanë akumuluar, për fat të keq, shumë lodhje dhe që veprojnë pa ndonjë strategji të qartë. Bashkimi i sotëm europian paraqet krizën që kanë vendet kryesore të kontinentit. Britania u largua, Franca sapo zgjodhi një president liberalo-demokratik, por pa një mazhorancë të qëndrueshme. Komunistët dhe të djathtët e Le Penit që pëlqen Putinin bashkë me disa të tjerë kanë mazhorancën. Makron kështu është presidenti pa qeveri. Në Itali, një statist i shquar si Mario Dragi është zgjedhur të udhëheqë Italinë pa qenë pjesë e asnjë partie politike. Ai zgjidhi krizën e përfaqësimit dhe të identitetit politik të Italisë. Gjermania me kancelarin e ri Sholz po përpiqet të japë një pamje tjetër dhe kancelari i zgjedhur po shfaq grintën e duhur, por kjo nuk mjafton. Gjigandi i industrisë europiane nuk e shkund dot Europën në krizë.

Veçnërisht lufta në Ukrainë tregoi sesa e papërgatitur është Europa. 80% të armatimit në Ukrainë e kanë çuar SHBA-të, ndërsa Europa vijon të jetë e varur nga gazi rus, madje në një formë më të sofistikuar. Putini e ka pakësuar eksportin dhe ka rritur çmimin. Këtë rritje të çmimit po e vuan Europa dhe po e shijon Putini me kushtin që vuri për ta paguar me rubla.

Në gjithë këtë katrahurë u përfshi edhe Shqipëria. Ajo dhe Maqedonia e Veriut prisnin që të çeleshin negociatat për anëtarësim, por liderët kryesorë të BE-së nuk e bindën Bullgarinë që të hiqte veton.

Ajo që të lë një shije të hidhur është vlerësimi që na bëjnë burokratët europianë neve shqiptarëve. Kosovës nuk i heqin vizat, fatin e Shqipërisë e lidhin me Maqedoninë. Nga ana tjetër, retorika për hapje dhe për të mbështetur Ballkanin Perëndimor tani është bërë e neveritshme. Kjo që po ndodh me shqiptarët nuk është as e para as e fundit. Për fat të keq, jemi të detyruar që të kthehemi në histori dhe aty jo për t’u bërë paranojakë, por për të kuptuar më mirë se burokratët e Europës kanë një frymëzim negativ ndaj nesh, se ata janë fëmijët e atyre europianëve që Shqipërinë dhe shqiptarët nuk i kanë  fort për zemër. Paranoja mund të shtyhet larg dhe historia na çon deri ta fati i kryeheroit tonë, Gjergj Kastriotit që u la vetëm në më shumë se një rast ndaj turqve, megjithëse të gjithë e quanin Kalorës të Krishtërimit dhe madje edhe ai vetë në emër të këtij ideali bëri epopenë më të madhe në Mesjetë kundër Perandorisë më të egër të kohës.

Edhe pas Luftës së Dytë Botërore, fati i Shqipërisë u braktis nga perëndimorët dhe u injorua.

Vetëm SHBA-të kanë qenë konstantë në mbështetjen ndaj shqiptarëve. Atë frymë europiane që shqiptarët e kanë në gen si një nga kombet më të vjetra në këtë kontinent ne e gjejmë të miqtë me besnikë e më të mëdhenj që janë amerikanët.

Është e paimagjinueshme që Kosovës nuk i heqin vizat dhe fatin e vendit tonë e lidhin me Maqedoninë dhe ne, në një farë mënyre, na lidhin me Bullgarinë. Është një cinizëm tipik europian.

Ndaj Edi Rama sot është treguar si një shqiptar i madh, si një lider i vërtetë dhe nervozizim i tij është përmbajtja jonë prej shqiptarësh që kemi treguar se në thelb jemi europianë të lindur. Gjuha e drejtpërdrejtë, stili dhe toni sarkastik ndonjëherë ishte i gjetur dhe dinjitoz. Nëse me « europian » kuptojmë lirinë, tolerancën e të gjitha ngjyrave : fetare, gjinore, etnike, kuptojmë respektin për të tjerët dhe mungesën e eskpansionit, atëherë cili komb tjetër i ka këto virtyte më të shquara se çfarë i kanë shqiptarët ? Ah, harrova. Ne kemi edhe një cen tjetër : jemi mjeshtra të autodestruksionit, të shkatërrimit të imazhit tonë dhe qaramanë të lodhshëm.

Next Post
Vilat e ‘bllokmenëve’ të rinj në Lalz dhe trauma e rinisë për pasurim të shpejtë

Vilat e ‘bllokmenëve’ të rinj në Lalz dhe trauma e rinisë për pasurim të shpejtë

Comments 2

  1. Pali says:
    4 years ago

    Shikoni hunden e pinokut Makron, bashkepuntorit te ngushte te Vucicit dhe ne presim prej tij. Ai u gezua qe iku Merkel dhe tani e quan vehten Njeshi i BE-se. Nje ortodoks tipik inatcor, hakmarres karshi Shqiperise Myslimane. Ai eshte regjizori i skenarit Bullgar.

    Reply
  2. Klodi says:
    4 years ago

    Shumë e saktë z.Ilir e keni thënë aq qartë
    Evropa është një qelbësir e pështirë

    Reply

Leave a Reply to Pali Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In