• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nervozizëm për vonesën e vaksinës nga Pfizer/ Italia detyrohet të rishohë planin e imunizmit

by Java News
20/01/2021 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur nuk janë mbushur ende 20 ditë nga fillimi i fushatës së vaksinimit, qeveria italiane është detyruar të rishohë planin që u prezantua në fillim të dhjetorit në parlament, për t’iu përgjigjur vonesave në shpërndarje, të vendosura në mënyrë të njëanshme nga Pfizer. Si rezultat i këtyre vonesave, qeveria është detyruar të rishohë shpërndarjen në vend dhe riplanifikimin në mënyrë që asnjë rajon të mos mbetet pa doza dhe të mund të vijojë me procesin.

Një vendim i nevojshëm ky pasi shtëpia farmaceutike amerikane nuk dha asnjë garanci konkrete që nga java e ardhshme të kthehet normaliteti. Madje, disa ministra të qeverisë italiane kanë folur edhe për aksione ligjore të koordinuara ndaj Pfizer. Vetë kompania është mjaftuar duke premtuar në një komunikatë për shtyp se do t’i rikthehet kalendarit fillestar të shpërndarjes në BE duke filluar nga java e ardhshme.

Sipas Agjencisë Evropiane të Ilaçeve, vonesat vijnë për shkak të përpjekjeve të kompanisë për të shtuar prodhimin dhe përballë shumë porosive të reja të marra. Dhe e gjithë kjo, jo vetëm që rrezikon të vonojë fushatën e vaksinimit me disa javë, por mund të shkaktojë edhe probleme për dhënien e dozës së dytë, të parashikuar 21 ditë pas të parës. Vonesat e vaksinave kanë shkaktuar probleme edhe në vende të tjera, në Evropë e përtej saj. Por ndërsa BE e ka nisur vaksinimin tre javë më parë, ballkani perëndimor mbetet pas.

Sidoqoftë, Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, njoftoi mbrëmjen e të martës se BE ka vënë në lëvizje mekanizmin për sigurimin e vaksinës anti-covid edhe për këtë rajon.“Për të siguruar front të bashkuar për mposhtjen e COVID dhe aksesin e hershëm në vaksina, Komisioni Evropian do të ngrejë një mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave të ndara nga shtetet anëtare, me vëmendje të veçantë tek Ballkani Perëndimor dhe fqinjët. Do të shqyrtohen mundësi të mëtejshme për të siguruar vaksinat sa më herët“, shkruan ai në Twitter./TCh

g.kosovari

Next Post
Dyshohet se u dogj/ Detajet e reja mbi biznesmenin italian të zhdukur në Shqipëri

13 ditë i zhdukur, por celulari i Davide Pecorellit bie ende

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In