• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nervozë, përse s’ka gjak!

by Mero Baze
15/04/2019 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nëse ka diçka që bashkon gjithë reagimet opozitare, pas protestave të saj, përfshi këtë të fundit, është një lloj nervozizmi që policia ja ka dalë t’i shpërndajë pa derdhur gjak.

Në fillim, në protestën e 16 shkurtit, kur e kishin dhe për herë të parë, shpresuan shumë tek gjaku. Bënë të gjitha ato që nuk i bënë demonstruesit e 21 janarit, kur dhe është vendosur standarti kur vritet një protestues, sulmuan derën e Kryeministrisë, pra shkelën rregulloren e oborrit, shkatërruan objektet rrotull, pra shkelën rregulloren e Bulevardit, dhe nuk i preku njeri me dorë. Thjesht i shpërndanë me ujë dhe dhe gaz lotsjellës, kur e tepëruan.

E njëjta gjë u përsërit herën e dytë dhe herën e tretë.

Këtë të shtunë, situata u bë me e rrezikshme, pasi thyen rrethimin e hekurt të Kuvendit dhe futën në mes policët që ruanin godinën.

Përsëri u shpërndanë falë gazit lotësjellës.

Tani, nëse e vini re ligjërimin politik të opozitës, është i përqëndruar i gjithi tek gazi lotësjellës dhe tek uji me presion. Jo se i dëmton, por se nuk i ekspozon si të dëmtuar.

Fatos Lubonja thotë se në vend të tyre, duhet të përdoret dhuna e policies, dhe është pak më i sinqertë se të tjerët në këtë pikë. Fjala vjen, një fotografi me shkop gome duke ju drejtuar nga pas Gazmend Bardhit, mund të mahnisë botën. Është shumë fotografike si pamje.

Po ashtu, ndonjë shenjë gjaku apo dhunim nga shpërndarja me forcë, do ishte një mrekulli. Të mos themi pastaj për atë që Sali Berisha ëndërron natë e ditë, largqoftë ndonjë vdekje.

Kjo do ta çonte në qiell të shtatë, pasi nuk do ishte ai i vetmi politikan shqiptar që ka vrarë demonstrues. Nuk do ishte ai i vetmi kriminel politik në historinë e Shqipërisë.

Dhe shikoni se çfarë bën për të gjetur pak gjak rrotull. Fillon e vajton dhe për sherrin e Nikoll Lesit me policët, i njëjti njeri që ja ka djegur redaksinë dhe ja ka lënë gjysëm njeriu akoma një gazetar nga dhuna.

Fillon e gjen një viktimë aksidenti të Mira Kazhanit, një gazetare kritike me të, duke e llogaritur dhe atë si viktimë të dhunës së qeverisë. Falë zotit që Mira ka qenë me femër në makinë, se do kishim dhe një serial erotik të “qytetarit digital”, që mund të trondiste dhe Çim Pekën.

E vetmja gjë nervoze në qytet këto ditë pas dështimit të tretë, është fakti që s’ka gjak.

Është me sa duket i vetmi objektiv që Sali Berisha i ka vënë vetes pas djegjes së mandateve. I duhet doemos gjak i prodhuar nga protestat dhe si armik të këtij dështimi, kanë shpallur gazin lotësjellës dhe ujin.

Për këto po kryqëzojnë ministrin e  Brendshëm, a thua se i ka shpikur ai si mjete për një dhunë propocionale në raste të demonstratave të dhunshme.

Mungesa  e gjakut në protesta, mungesa  e dhunës së dukshme publike të policisë, dhe sidomos mungesa  e ndonjë viktime për ta bërë hero, ka çoroditur Sali Berishën dhe gjithë opozitën.

Ata nuk po vajtojnë pse nuk po rrëzojnë dot Ramën, por pse Rama nuk po vret njeri. Dhe mallkojnë gazin lotësjellës, blindat me ujë dhe gjeneral Lleshin, që është i pashpirt, duke i përdorur ato me qetësi.

Kjo luftë pa gjak, është e vetmja gjë që i ka ndez gjakun Sali Berishës. Siç ndizet një bishë kur mungon gjaku.

Next Post
Tatimet dhe Doganat bashkohen në përpjekje kundër evazionit

Tatimet dhe Doganat bashkohen në përpjekje kundër evazionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In