• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Neranxi ‘rebelohet’ kundër Ramës: Dhe sa do durojmë, s’do pyesim atë sa do i vendosim çmimet e sa do fitojmë. Kam parime unë

by Java News
18/03/2022 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nikollaq Neranxi është revoltuar me kryeministrin Edi Rama, që ka ngritur bord për kontrollimin e çmimeve të ushqimeve të shportës, por dhe të karburanteve, pas rritjes dramatike të çmimeve gjatë javëve të fundit.

Neranxi iu bën thirrje biznesmenëve, që mos t’i binden më Ramës, pasi nuk mund t’iu thotë ai se sa të jenë çmimet dhe sa ata duhet të fitojnë.

“40 minuta diskutim përballë njerëzve të biznesit, jua kam përmbledhur në 2 minuta, të mjaftueshme për të kuptuar se deri ku arrin marrëzia e një kryeministri. Nuk e di se çfarë borxhi i kanë Ramës këta njerëz, të cilët rrinë si të marrë peng, teksa ai i denigron, i tall e madje edhe i kërcënon!

“Ju do bëni çfarë ju them unë, çmimet do i vendos unë, ju nuk do fitoni, ju do sakrifikoni për mua dhe po nuk e bëtë, unë do ju shkatërroj”.  Pastaj një leksion fetar: “Po nuk sakrifikuat për mua, Shën Pjetri do ju kërkojë llogari në botën tjetër për mëkatet!!!”

Ky ishte me pak fjalë thelbi i monologut të gjatë të Ramës, pa asnjë pipëtimë nga salla.

Ky besoj është një rast unik, ku në një vend i cili pretendon se i përket botës demokratike, dëgjojmë një fjalim të drejtuesit të qeverisë, për t’ja patur zili edhe Kim Jong-un. Dhe më e bukura është se këta biznesmenë, do më përfaqësojnë edhe mua teksa kryeministri i urdhëron se si të punojnë!!!

E imagjinoj delirin e Ramës, një specie e rrallë i cili në momentet më të vështira për vendin, gjen rastin për të materializuar të gjitha ëndrrat e tij perverse që të ketë nën kontroll gjithçka. Ja ku erdhi momenti pra që edhe çmimin e grurit dhe të vajit, ta vendosë vetë, se vetëm kjo i kishte ngelur pa bërë.

Ndërkohë as edhe një masë si ato të vendeve fqinje të paktën, asnjë ulje takse, asnjë ndihmë, asnjë trajtim të veçantë nga qeveria për produktet e shportës, zero reflektim, zero përgjegjësi.

Por çfarë do të ndodhë mbas kësaj dhe cilat do të jenë pasojat?

Çmimet e ushqimeve, të cilat më së shumti importohen, nuk janë si ai i karburanteve. Tregu ofron një mundësi të madhe zgjedhjeje. Unë psh kam zgjedhur tregun e BE-së dhe brenda tij, kompanitë lider. Por disa kolegë të mij kanë zgjedhur tregje të tjera, me çmime më të ulëta dhe cilësi të ulët gjithashtu.

Por këtu nuk po flasim për diferenca të vogla në çmim mes njëra tjetrës. Atëherë cilin çmim do marri parasysh ky bordi i famshëm? Nëse do i referohen një mielli jashtë çdo standarti që për fat të keq e ka mbytur tregun shqiptar, çfarë do bëj unë që tregtoj miell italian dhe gjerman?

Që të mbijetoj, do pastroj edhe unë magazinat e botës? Po unë nuk e pranoj se nuk mund të tregtoj kurrë një produkt ushqimor që nuk e konsumoj vetë si dhe familja ime, sepse kam parimet e mia në biznes dhe nuk mund t’i ndryshoj sepse do Rama!

Ai thotë do bëni si them unë se jemi në luftë!!! Unë nuk shoh ndonjë pushtues vërdallë, përveç  atij që është në krye të vendit dhe po bën plane për pushtim ekonomik! Dhe në fakt ka të drejtë për aq kohë sa ne ia kemi krijuar mjedisin ideal për të bërë çfarë të dojë.

Tani kam një pyetje për të gjithë ju, edhe sa keni vendosur ta duroni???”, shkruan ai.

Next Post
Kryebashkiaku i Mariupol ngre alarmin: Sulmet ruse po arrijnë në qendër të qytetit!

Kryebashkiaku i Mariupol ngre alarmin: Sulmet ruse po arrijnë në qendër të qytetit!

Comments 1

  1. Lui says:
    5 years ago

    O Nikollaq, qenke idiot ti!!! Shko pra me boten demokratike dhe provo hape atje biznesin dhe shikoje sa do fitosh. Mos shko me larg, por ne Greqi e Itali. SHiko pak ca Po bejne qeverite. Eshte lufte o palle. Dhe perderisa jemi pjese e tregetise se lire, edhe ne ndikohemi nga lufta. Po ne shqiptaret nuk dime demokraci. Ne ose duam komunizem, ose feudalizem.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

November 10, 2026
Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

November 10, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

November 10, 2026
Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

November 10, 2026
“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

November 10, 2026
Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In