Nikollaq Neranxi i ka dërguar një mesazh studiuesit Arben Llalla pas shkrimit që ky i fundit botoi sot në portalin 27.al, pasi shkrimi flet për përfshirjen e Neranxit në nxitjen e përçarjes mes çamëve dhe himarjotëve.
Përmes një mesazhi të dërguar në adresë të Arben Llallës, Neranxi “këshillon” këtë të fundit që me urgjencë të fshijë këtë shkrim dhe madje edhe ndonjë tjetër ku përmendet ai. Neranxi e ka cilesuar si shpifje shkrimin, nderkohe qe paralajmeron perballjen ne gjykate me Llallen.
“Përshëndetje! Jam Nikollaq Neranxi, po të shkruaj këtu sepse nuk kam numër tëndin.
Sapo fola me avokatin tim sepse më njoftuan për një shkrim denigrues dhe shpifës që ke bërë sot për mua.
Ai më këshillon të të them, të heqësh urgjentisht atë shkrim nga qarkullimi, madje edhe ndonjë tjetër nëse ke bërë se unë nuk kam kohë të lexoj gjithçka sepse di e di që unë jam një njeri që punoj 20 orë në ditë.
Përndryshe do përballemi bashkë në gjykatë ku do të duhet të provosh ato që shkruan. Gjithë të mirat!”, ka shkruar Neranxi në mesazhin që i ka dërguar Llallës.
Nikollaqi i erzave do të bëhet kryetar i Bashkisë së Himarës