• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëpërkëmbje e turpshme e sovranitetit

by Bajram Peçi
14/08/2019 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Një memorial për dëshmorë turq në Tiranë, Zot na ruaj! Askush nuk mund ta besonte, por ja që ndodhi! Dëgjon dhe shpjegimin qesharak të Kryetarit të Bashkisë Tiranës, Erjon Veliaj, dhe ndjehesh tërësisht i fyer e i poshtëruar. Veprimi mbart gjithë tiparet e një shoqërie të përbuzur nga pushteti arrogant. Se si mundet, që individë të veshur me pushtet të nëpërkëmbin në këtë formë sovranitetin, është e pabesueshme?

E vetmja ndjesi që përcjell ngritja e një memoriali në kujtim të të rënëve të qytetarëve turq, në një konflikt, që u quajt grusht shteti, që organizuan qytetarë të tjerë turq e që u vranë me njeri-tjetrin, është humbja e sovranitetit. Turqia na kujton me këtë memorial kushtrimin strategjik, lëshuar 10 vjet më parë, të Ahmet Davutoglu-së, ish Ministri i Jashtëm i Turqisë, se në tokën tonë Perandoria Otomane ka mbjellë e do ringjallë kohrat e “lavdishme” të robërimit. Për mua e të tjerë si unë, është i qartë synimi turk, që përfiton nga një Shqipëri e vobegtë ekonomikisht, por se çfarë lidhje ka Shqipëria me këtë ngjarjen turke të cilën e vuajti dhe vazhdon ta vuajë populli turk, përpos se një shqiptar me shëndet mendor të dëmtuar mund ta bëjë.

Ngritja e memorialit është bërë në fshehtësi të plotë nga opinioni publik. Nga ana tjetër, mediat, television dhe gazeta, heshtën për një muaj. Ato po vuajnë procesin e dekompozimit, ku informimi si mision dhe kontrolli i qeverisjes si motiv, mbeten dokrra, sa kohë pronarëve nuk u intereson. Heshtja, mbulimi, skuthllëku, nuk u shërbeu organizatorëve të turpit ta mbanin larg syve tanë shumë kohë. Ngjarja është e pashoqe dhe përbën një fyerje e poshtërim kombëtar. Nuk them se bën me turp edhe mbetjet e kultivimet turke (në rritje) në Shqipëri, por na bën me turp ne të gjithve, që ende mbahemi në nder e dinjitetin që na jep emri shqipëtar.

Në defterët e rinj të neootomanizmit, nanurisja anadollake në ëndrrat e Sulejmanit të Madhërishëm, shteti ynë i vogël me sa duket shënohet ende si Vilajeti Arnavutlluk. Pas pavarësisë, jo vetëm Esat Toptani, por shumë e shumë shqiptarë të Shqipërisë së prapambetur feudale, i thërrisnin vendit, “Turqi e vogël”. Pavarësia e Shqipërisë, parisë feudalo-otomane u prishte punë, sepse u humbiste privilegjet që gëzonin e që u jepte Perandoria Otomane në hapësirat e saj. Bën çmos ta shembnin, por s’mundën!

Vobegtësia ekonomike e kulturore, ku e kish katandisur robëria, nuk i pengoi shqiptarët atëbotë të kuptonin se çfarë i kish bërë Turqia këtij vendi, siç nuk na pengon tani të kuptojmë natyrën me tipare e dukuri antidemokratike dhe antisekulariste të regjimit të Erdoganit, gjthnjë e më larg Europës e vlerave të saj. Po, në fund të fundit, ç’na lipset të dimë se kush është Turqia sot? Ajo që na hyn në sy është mëndjelehtësia, arroganca dhe përbuzja e opinionit kombëtar prej kryeministrit Edi Rama dhe gjithë aparatit mediokër e servil. Miratimi puthadorës deri në pështirosje i kërkesës për ndërtimin e këtij memoriali na shkel me këmbë, na hedh poshtë e na përmbys historinë, i çvesh shqiptarët prej krenarisë (ata që kanë, ata që ndjehen) dhe i çon në kohërat e poshtërimit, kur ishim jo më shumë se skllevër, bujkërobër ose mercenarë të turqve.

Të vjen turp të kujtosh e të mendosh se kush e ka drejtuar këto 30 vjet këtë vend. Sapo kishim lënë pas një regjim, nën moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe ëndrronim për formësimin e një demokracie tipike perëndimore, derdimenët në pushtet na njollosën idealin, kur Shqipërinë nxituan ta bënin anëtare e Organizatës Botërore Islamike. Sahanlëpirsat, në paqendrueshmërinë që u shkaktonte ekonomia e dobët, e bënë këtë veprim, me shpresën se do vërshonin lumë ndihmat dhe fondet. Dhe vërtet, ato nuk munguan! Shpejt Shqipëria u mboll cep më cep me xhami dhe objekte të kultit islam, ku spikat xhamija në Tiranë, me e madhja (siç thuhet) në Ballkan. Përurimi i saj besoj se do shënohet ditën kur në Shqipëri të jenë instaluar përfundimisht drejtuesit e Komunitetit Musliman Shqiptar, që shkojnë në përputhje e shije me kalifin e Ankarasë.

Kush drejtoi shtetin, majtas apo djathtas ska rëndësi, me Turqinë ndërtuan marrëdhënje miqësore dhe mirë bënë. Të tilla duhet t’i mbajmë. Na duhet Turqia si vend mik, por jo të na nëpëkëmbin turpërisht, si në kohërat e varësisë. Në dorë të Turqisë nuk vonuan të binin Telekomunikacioni, baza ushtarake, konçesione ndërtim rrugësh, miniera, porte e banka, ekipe elitare futbolli dhe lista vazhdon. Mbrojtja e vlerave kombëtare në këto privilegje nuk ka qenë aspak detyrë e shtetit. Drejtuesit e saj kalimtarë kanë parë përpos se interesat korente dhe ndonjë kockë që ju është hedhur për të lëpirë. Në dimensionin strategjik, përtej retorikës “të zhvillimit të vendit”, që përdornin, shtojni dhe këtë shakanë e keqe të memorialit dhe kushdo është i lirë të kuptojë agresionin sa ekonomik aq dhe fetar ndaj nesh, me profil të pastër antishqiptar. E gjithë kjo përbën rrezik potencal për Shqipërinë e shqiptarët.

Heshtja e deritanishme, ku kërkush nuk guxon të dalë të japi një shpjegim, u jep besimin se nuk po kuptohen që kështu ata përçajnë, nxisin fërkime e konflikte, fusin pyka në paqen sociale, mbjellin urrejtje e armiqësi. Asnjë përçapje nuk duket nga askush nga ata që pranuan kokëulur kërkesat fyese të “vëllait” Erdogan, për t’i dhënë opinionit arsyet, “Pse”?. Dhe duhet të bëhet menjëherë, duke qetësuar publikun e gjerë, para se t’i jenë turrur memorialit të turpit, atje ku e kanë vënë, ku prehen dhe eshtrat e disa prej personaliteteve më të shquara kombëtare, rilindasve tanë, që luftuan me penë kundër pushtimit turk. Asnjë qeveritar nuk po guxon t’i përcjellë popullit, opinionit publik, mesazhin se shteti funksionon e ska vënd për tensione! Por, siç shihet, ska veprim, nuk po na thuhet se ku do na shpini, nuk e dimë deri ku do na nëpërkëmbni?!

Sa i përket atij statusit të Erjon Velisë, besoj lexues i nderuar, që jemi në një mendje se është gjegje e kapacitetit mendor të një adoloshenti! Për memorialin është e sigurtë se nuk ka vendim të Këshillit Rrethit, i cili atë kohë nuk funksiononte. Me ngritjen e Këshillit, gjëja e parë që duhet bërë është shqyrtimi i veprimit nga ky organ. Memoriali duhet hequr sa më parë! Po pse, o njeri, i kryeministrisë apo i bashkisë qofsh, çfarë do na bënte ne Turqia po qe se Erdoganit do i ishte refuzuar kërkesa? Pushtetit tuaj personal, ndoshta po!

Next Post
Ishte kthyher në tmerrin e Kavajës, arrestohet hajduti i banesave

Ishte kthyher në tmerrin e Kavajës, arrestohet hajduti i banesave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In