• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Neonazistët amerikanë propogandë nga Shqipëria, si u bllokua faqja raciste

by Java News
31/08/2017 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andrew Anglin, themelues i faqes neonaziste të internetit “the Daily Stormer” e ka pasur të pamundur këto ditë të gjejë një domain ku të mund të ngrejë faqen e tij.

Sipas asaj që bën të ditur “Newsweek”, kompania amerikane e hostimeve “GoDaddy” ia kishte fshirë atij faqen, pasi kishte publikuar një artikull përçmues ndaj Heather Heyer, aktivistes antifashiste që ndërroi jetë pasi u shtyp nga automjeti i drejtuar nga një neonazist, gjatë mitingut të supremacistëve të bardhë në Charlottesville, më herët gjatë gushtit.

“The Daily Stormer” i fshi edhe nga “Google” për shkelje të kushteve të shërbimit të rrjetit gjigant të kërkimeve, e pasi dështoi të siguronte një domain rus, u përpoq të hidhte “online” një faqe të kriptuar.

Anglin njoftoi të mërkurën, përmes rrjetit social “Gab” se faqja kishte dalë sërish “online” me adresë https://dailystormer.al/, gjë që nënkupton se ishte regjistruar me një domain në Shqipëri.

Por edhe kompania shqiptare “Host.al”, që merret me regjistrimin e domaineve me prapashtesën “.al”, reagoi duke e bllokuar këtë faqe raciste vetëm pak orë pasi kishte marrë ankesa.

Pjesëtarë të grupit të “hacker”-ave “Anonymous Albania” e manifestuan këtë vendim si një fitore të tyren, pasi kishin raportuar më herët se “Daily Stormer” ishte zhvendosur duke gjetur strehë në domainet shqiptare.

“Domainet që nxisin racizëm, urrejtje apo krime ndaj njerëzimit nuk janë të lejuara në vendin tonë”, tha një zëdhënës i “Host.al”, duke shtuar se Shqipëria “gjithmonë ka mbajtur qëndrim të ashpër kundër racizmit”. “Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria shërbeu si një strehë e sigurtë për shumë refugjatë hebrenj nga shumë vende të tjera”, tha zëdhënësi.

Anglin reagoi sërish dhe tha se faqja do ta gjejë gjithsesi një domain.

E emëruar sipas emrit të një gazete të nazistëve gjermanë “Der Sturmer”, “the Daily Stormer” është një faqe e dedikuar përhapjes së antisemitizmit, neonazizmit dhe nacionalizmit të bardhë, kryesisht përmes hiperbolave dhe tregimeve të mbushura me epitete, rreth çështjeve të tilla si pretendimi se hebrenjtë kontrollojnë botën apo krimet e njerëzve me ngjyrë ndaj të bardhëve”.(TCH)

a.ç

Next Post
FOTOT/ Kim tregon gjoksin shpërthyes

FOTOT/ Vëmendja sërish te Kim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com