• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Neonazistë te policia – zjarri të shuhet që në fillim

by Java News
19/12/2018 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kërcënim radikal i djathtë, i dërguar nga një faks i policisë në Frankurt mbi Main ndoshta është vetëm maja e ajsbergut. Tani dalin detyra para gjithë shoqërisë, mendon Michaela Küfner.   

NSU 1.0 – këto ishin dhjetë vrasje të radikalëve të djathtë ndaj fqinjëve, shumica me origjinë të huaj. Ishin 13 vjet dështime të plota të autoriteteve hetuese gjermane. Gjithsesi: në fund të një procesi të stërzgjatur disavjeçar u mor vendimi “me burgim të përjetshëm” për Beate Zschäpe-n, të vetmen anëtare që është ende gjallë nga treshja e vrasësve. Në këtë proces, avokatja nga Frankfurti Seda Basay-Yildiz mbrojti njërën nga familjet e viktimave. Ajo mbrojti edhe Sami A., që dyshohet se ka qenë rojë personale e Osama bin Ladenit.

Aparati i faksit, prej të cilit iu dërgua verën e kaluar kërcënimi Basay-Yildiz-it, se do ta “thernin” vajzën e vogël të saj, me sa duket ndodhet në rajonin 1 të policisë në Frankfurt mbi Main. Tani kanë nisur hetime kundër pesë punonjësve të policisë në Frankfurt. Në një grup të mbyllur bisedimi në internet ata besohet se kanë këmbyer materiale ekstremiste të djathta.

Vetëm fillimi i hetimeve

Po përvijohet se ky është me siguri vetëm fillimi i hetimeve, të cilat pritet të zgjerohen. Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm i Hessenit mbrohet me të drejtë kundër vendosjes nën dyshim të përgjithshëm të 14.000 policëve të landit. Nga lindja e Gjermanisë, para së gjithash nga Saksonia kjo është gjë e njohur.

Prandaj siç pritet vala e revoltës politike është e madhe. “Frikësuese” komenton ministrja e Drejtësisë, Katarina Barley. Po, është frikësuese, që struktura të tilla mund të zhvillohen në një stacion policie. Dhe këtë thuhet se nuk e ka vënë askush re?

“NSU 2.0” e kanë quajtur veten me sa duket policët. Dallimi me NSU 1.0 duhet të kishte qenë që një institucion duhet të dallonte vetë, pa u shtyrë nga jashtë, struktura me drejtim të djathtë dhe duhej të kish vepruar me vendosmëri kundër tyre. Për të mbrojtur viktimat, por edhe për të mbrojtur kolegët, që luftojnë me trup dhe me jetën e tyre për demokracinë tonë dhe për shtetin tonë juridik.

Michaela KuefnerMichaela Küfner

Jo vërtet e papritur

Ai që ka përjetuar nga afër procesin e NSU-së ose njërin nga komisionet hetimore përkatëse në Bundestag, pas lajmit nga Frankfurti ndoshta edhe është frikësuar, por nuk habitet. Familjet e viktimave të NSU-së ankohen deri sot, se është hedhur pak dritë në rrjetin e fshehur të mbështetësve. Kjo në një kohë kur pikërisht kjo e bëri të mundur lindjen e celulës terroriste të NSU-së.

Herën e fundit NSU-ja vrau dymbëdhjetë vjet të shkuara. Që atëherë Gjermania ka ndryshuar shumë, e nxitur nga pranimi i më shumë se një milion refugjatëve në 2015 dhe 2016. Simpatitë për idetë e djathta për shkak të partisë populiste të djathtë AfD janë bërë të pranueshme në shoqëri dhe në Bundestag. Grupet ekstremiste të djathta shfaqen në mënyrë gjithnjë e më të paturpshme në publik – dhe me sa duket edhe midis kolegëve në polici.

Mbetet të shpresohet, që shumica që hesht – në kuadër të ngushtë dhe të gjerë – t’u vërë emrin atyre që shikon. Dhe që çdo individ të reagojë kur shfaqen ide ekstremiste të djathta në metro, në fqinjësi, në punë, te kolegët në korridore. Tani është detyra e të gjithëve ne që ta shuajmë këtë zjarr që në fillim.

Next Post
Spiunazhi, një histori e vjetër shqiptare

Më mirë 100 studentë në shesh, se 10000 militantë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com