• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënvarianti i Omicron, Ba2 në Shqipëri/ Epidemiologu: Përhapet shumë lehtë! Shkakton shqetësime të barkut ose…

by
05/04/2022 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm tri ditë pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve liroi masat shtrënguese, një tjetër kërcënim shfaqet për popullatën.

Bëhet fjalë për variantin e variantit Omicron, Ba2, lehtësisht i përhapshëm. Janë laboratorët e referencës në Berlin, ata që kanë konfirmuar disa nga mostrat e dërguara me mutacionin e Omicron, i cili ka prekur shumë vende të Evropës.

Nga ana tjetër, të dhënat zyrtare flasin për një rritje të lehtë të rasteve aktive gjatë javës së fundit, nga 440 në afro 520 raste.

MUTACIONI

Informacioni për praninë e Ba2 në vendin tonë ka dalë nga Instituti i Shëndetit Publik me të marrë përgjigjen nga laboratori i Berlinit, i cili mes shumë mostrave të dërguara, disa kanë rezultuar me Omicron e të tjera me mutacionin e tij. Deri në orët e vona të ditës së djeshme, Ministria e Shëndetësisë nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, por që, të pyetur nga gazeta, nuk e kanë mohuar lajmin në fjalë. Në fakt, prej javësh specialistët kishin dyshime për qarkullimin e një varianti tjetër të koronavirusit, edhe më të transmetueshëm se Omicron, pasi ditët e fundit infektimet filluan serish rritjen.

Ende nuk dihet se si po kalohet ky variant nga personat që kanë rezultuar pozitivë më Ba2, por ekspertët janë të bindur se vaksinimi me 2 dhe 3 doza ndihmon për ta kaluar më lehtë sëmundjen. “Nga ana klinike, shenjat dhe simptomat janë të njëjta vetëm është vërejtur nga eksperienca në shtetet ku po qarkullon ky variant, ka një kohëzgjatje më të gjatë sesa varianti bazë Omicron. Klinicistët kanë vënë re që mund të japë diskomfort të barkut ose një diarre të lehtë.

Ky nënvariant po qarkullon në shumë vende të Europës dhe rajonit. Momentalisht, në Shqipëri nuk është vërtetuar, por nuk përjashtohet mundësia e qarkullimit. Është çështje kohe që të hyjë në Shqipëri përderisa qarkullon në Europë e rajon”, thotë epidemiologu Artan Simaku, duke shtuar më tej se parashikohet një rritje e lehtë e numrit të rasteve, sidomos te personat e pavaksinuar. Ndaj, Simaku thekson rëndësinë e vaksinimit, i cili mbron edhe nga ky variant. Apeli shkon për personat mbi 60 vjeç dhe me sëmundje kronike.

Nënvarianti i Omicron ka rritur numrin e të infektuarve në shumë shtete në Europë si Itali, Francë, Gjermani, Greqi. Por ndërkohë në Angli është shfaqur një tjetër nënvariant i Omcron Xe në 600 persona, i cili ka shfaqur 10% infektueshmëri me shumë se Ba2.

/b.h

Next Post
horoskopi

Këto janë shenjat e Horoskopit më të dështuara në dashuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

October 6, 2026
NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

October 6, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026
Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme -

Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme –

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com