• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëntori i Braktisjes së Berishës

by Ermal Peçi
18/11/2025 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermal Peçi

Sot, në bulevardin që dikur Sali Berisha e shihte si oborrin e tij personal, ndodhi një nga skenat më groteske të karrierës së tij: një protestë e thirrur me zë të lartë, por e mbajtur përballë një publiku imagjinar, sepse njerëzit realë… nuk erdhën. Ironia është se kjo ndodhi pikërisht kur qeveria e Edi Ramës është e zhytur në korrupsion deri aty sa edhe vetë korrupsioni ka filluar të skuqet nga turpi. Po ja që edhe me Ramën të rënë në batak, Berisha nuk mbledh dot më ashklat e dikurshme të turmave të tij.

Bulevardi sot ngjante si ditë pushimi për opozitën: disa grupe të shpërndara, disa pankarta të mërzitura, një zhurmë e fikur. Ishte si të shikoje një ndejë ku askush nuk ka ardhur, por organizatori këmbëngul të vallëzojë vetëm për të mos pranuar realitetin. Mungesa e njerëzve nuk ishte thjesht numër; ishte akt akuze. Sot mungoi besimi dhe në politikë kjo është më vdekjeprurëse se çdo dosje e SPAK-ut.

Pse e braktisën qytetarët Berishën? Arsyet janë aq të dukshme sa s’pretendojnë më shpjegim, por le t’i themi me zë:

E para, sepse njerëzit kuptuan saktë se këto protesta nuk janë për Shqipërinë, por për Saliun. Janë një tentativë për t’i futur vendit hallet e tij personale në qafë. Një njeri nga korridori komentoi: “Na thërret për drejtësi, por për cilën drejtësi? Atë që i duhet atij?” Kjo është pyetja që po i shkatërron protestat shumë më fort sesa mungesa e turmave.

E dyta, PD-ja që mban në duar Berisha është një muze politik në lëvizje. As figurë të re, as vizion, as shpresë – veçse disa fishekzjarre të mykura që nuk ndezin dot më. Sot u duk qartë: është një parti që proteston nga inercia, jo nga ideja.

E treta, qytetarët janë lodhur nga loja cinike, “zgjidh mes Ramës dhe Berishës”. Kur njerëzit duhet të zgjedhin mes dy të këqijave, zakonisht zgjedhin… divanin dhe këtë sot e provuan me pjesëmarrjen.

Sot nuk dështoi protesta.Sot u ekspozua falimenti personal i Berishës.

Ai nuk ngjit më. Nuk frymëzon. Nuk frikëson. Nuk emocionon. Madje, e vetmja gjë që arrin të ngjallë, është një pyetje kolektive: “Po ky akoma?”

Edhe kur qeveria Rama kërkon vetëm një shkrepëse për të shpërthyer, Berisha nuk arrin dot t’i ndezë qytetarët. Kur nuk arrin ta kapitalizojë zemërimin popullor në një moment të artë, atëherë problemi nuk është populli, problemi je ti.

Ky është dështimi më i madh i tij: kur shoqëria është e zemëruar me qeverinë, por jo aq sa të vijë pas teje. Atëherë nuk ke humbur betejën; ke humbur kredibilitetin.

Sot qytetarët dhanë një mesazh brutal në thjeshtësinë e tij: Sot nuk u braktis protesta, por sot u braktis Berisha.

Ky është Nëntori i braktisjes së tij dhe për të, ky nuk është fundi i rrugës, është vetëm fillimi i zbrazëtisë.

Next Post
Era e fortë në Vlorë rrëzon pemët, bllokohen disa segmente rrugore

Era e fortë në Vlorë rrëzon pemët, bllokohen disa segmente rrugore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In