• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëntor me rrebeshe dhe dimër i ftohtë, sinoptikanja: Të jemi të përgatitur për fenomene ekstreme

by A R
08/10/2024 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mëngjesin e sotëm në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” ishte e ftuar sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb”. Porja thotë se fundi i muajit Tetor dhe muaji Nëntor do të kenë përgjithësisht ditë me diell, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

Sinoptikanja paralajmëroi gjithashtu se duhet të jemi të përgatitur për fenomene ekstreme që nënkuptojnë shkallë më të lartë agresiviteti të reshjeve të shiut të ngjashme me stuhinë e javës së kaluar. Për sa i përket dimrit që po afron, Porja tha se ky dimër do të jetë më i ftohtë se ai i kaluari, por nuk ka për të qenë ideali.

Lajda Porja: Tetori parashikohet që të jetë i nxehtë me temperatura të larta gjithmonë nëse bëjmë krahasimin me vlerat normale. Nëse flasim për kushte normale vlerat më të larta janë rreth vlerës 24 deri në 25 gradë Celsius, sot presim 28 gradë Celsius. Do të kemi shira kalimtarë, nuk presim të kemi problematika javën e kaluar. E enjtja dhe e premtja do të jenë me vranësira, lagështirë dhe reshje të pakta, por me temperatura të larta, deri në 29. Tirana do të ketë lagështirë shumë të lartë përgjatë kësaj jave, nuk ka shumë reshje, por ka shumë lagështirë. Pas kësaj jave do të kemi disa ditë me diell. Ajo që dua të theksoj është që kemi një diferencë të temperaturave minimale dhe maksimale. Gjithashtu jemi totalisht jashtë parametrave klimatikë, tashmë nuk mund të flasim më klimë normale, por jemi jashtë temperaturave që në fakt duhet të jesh realisht ftohtë sepse jemi në Tetor.

Aldo: Po për sa i përket reshjeve gjatë këtij muaji si parashikohet?

Lajda Porja: Në fakt episodi që ne kaluam që solli gjithë ato probleme në qarkun e Vlorës dhe në shumë zona. Janë plotësuar kuotat mujore në një pjesë të mirë të territorit, kuotat mujore që duhet të binin përgjatë muaji ranë vetëm në 24 orë dhe në qarkun e Vlorës ranë rreth 100 milimetra shi. Reshjet kështu do të jenë, që do të thotë do të kemi shumë ditë me diell, mund të kemi pak ditë me shi dhe në ato ditë ka reshje intensive. Dhe nuk është jemi të përgatitur nga ana e infrastrukturës apo kanalizimeve për të përballuar kaq shumë reshje prandaj dhe kemi situatën e përmbytjeve. Është faktori reshje, por tashmë ne duhet të jemi të përgatitur për fenomenet ekstreme. Ka një shkallë agresiviteti më të lartë, reshjet janë në një shpërndarje homogjene, por ka një shpërndarje krejtësisht të ndryshme, kështu që na presin përgjatë Nëntorit, por edhe 10 ditëshin e Tetorit një fenomen që ishte si stuhia që sapo kaluam.

Aldo: Ndërkohë do të mbajmë shpresë për dëborë ne apo jo?

Lajda Porja: Ky dimër nëse do të bëjmë krahasimin me dimrin e shkuar do i afrohet parametrave klimatikë, që do të thotë do të kemi ditë të ftohta sepse aktualisht ka startuar “Lanjinia”, është e kundërta e “Elinjios”, ka startuar në fundin e Shtatorit dhe pritet të jetë prezent deri në Shkurt që do të thotë se një pjesë e mirë e globit do të përjetojë periudha të shkurtra, por të acarta. Ky dimër do të jetë relativisht më i freskët se dimrin e kaluar, por nuk mund të themi që do të jetë një dimër ideal.

/a.r

Next Post
Protesta, procedohen penalisht Bardhi, Noka dhe Minarolli, policia publikon provat e dhunës

Protesta, procedohen penalisht Bardhi, Noka dhe Minarolli, policia publikon provat e dhunës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

April 1, 2026
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

April 1, 2026
Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

April 1, 2026
Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

April 1, 2026
Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

April 1, 2026
Majko: Dekreti i Metës për Begajn një surprizë pozitive, nuk e kishte për detyrë nga Turqia

“Po lirojnë të korruptuarit”, PD letër ambasadave në Tiranë: Monitoroni Gjykatën e Lartë

April 1, 2026
VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

April 1, 2026
“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

April 1, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In