• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Nëntë vjet varavingo, për t’u rikthyer tek Sali Berisha!

by S M
21/03/2022 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënder Minxhozi/

 

Lulzim Basha i ka dhënë fund më në fund agonisë së vet politike. Por jo asaj të partisë që drejtoi formalisht  nga viti 2013. Është dorëheqja e një njeriu që duhej të kishte ikur prej pesë vitesh, që në momentin kur ndau qeverinë me Ramën dhe doli prej zgjedhjeve të vitit 2017 me rezultatin më të dobët të imagjinueshëm. Ishte politikani që kurrë s’u bë vetvetja, që edhe kur provoi të bënte të fortin, tentativa i doli e panatyrshme dhe e sforcuar. Ishte kryetari partiak që qysh në ditën e parë në zyrë s’bëri gjë tjetër veçse të provonte të kopjonte paraardhësin para pasqyrës, si rrugën më të shkurtër drejt suksesit.

Dorëheqja e Bashës është krejt e përligjur politikisht. Humbi sa herë u votua, e futi PD në qorrsokak në mënyrë të përsëritur nën presionin e Berishës dhe Metës pas perdeve, duke pranuar të marrë në fund i vetëm faturën e produktit negativ.

E thënë kjo, rezulton sot me sy të lirë, se Partia Demokratike ka kryer që nga vitit i largët 2013 një rrotullim të madh të kotë nëpër kënetën e politikës, për t’u rikthyer më në fund aty ku e nisi: në duart e Berishës. I cili tani nuk është më as 50 e as 60 vjeç dhe që ka mbi shpinë damkën amerikane, por edhe pamundësinë e sigurt për të mos u kthyer në pushtet.

Me ringritjen e Berishës dhe rënien e Bashës PD dëshmon një cikël virtual dështimi, nga ata më të habitshmit dhe më të padëgjuarit. Vini re çfarë ka ndodhur! Ashtu si kamionët rusë të luftës, të cilëve ju konsumuan gomat duke ndenjur nëpër magazina, edhe kryetari i dytë i PD në erën e pluralizmit u konsumua tërësisht pa ardhur në pushtet, por duke ndenjur në opozitë. Basha erdhi e po ikën pa arritur të fitojë garën e pushtetit. PD kreu kështu një piruetë nëntëvjeçare duke u kthyer në duart e kryetarit historik 78 vjeçar. Një gjest i hatashëm pafuqie dhe vetëdorëzimi në piskamën e plakur të Sali Berishës, i cili dëshmoi se e ka shumë për zemër fatin e tij, por se nuk merakoset hiçfare për fatin e opozitës shqiptare.

Ikja e Bashës hap garën formale për kreun e partisë. Edhe nëse Berisha nuk zgjidhet kryetar partie, por dorovit aty një Lulzim Bashë të dytë, PD ka rënë tashmë në prehërin e kryetarit historik, i cili i sheh me arrogancë nga lartësia e Foltores të gjithë ata që popullojnë PD e sotme.

Me Berishën në timon politika shqiptare merr mesazhin më të gabuar të imagjinueshëm. Nga Ilir Meta tek Fatmir Mediu, Edi Rama e të tjerët kanë mundësinë teorike të dalin e të thonë se tani që Doktori veshi sërish edhe një herë kostumin e dhëndërrit, edhe ne jemi në hapat e parë të karrierave tona dhe do rrimë edhe nja njëzet vite mbi kalin e politikës. Ky është sinjali i parë negativ që vjen nga largimi i sotëm i Lulzim Bashës nga zyra e qiraxhiut partiak ku qëndroi për nëntë vjet.

Next Post
“Po më heqin sepse shkova në ‘Foltoren’ e Berishës” / Basha i përgjigjet Këlliçit: Sajesa të fabrikuara për interesa personale

Dorëheqja e Bashës/ Këlliçi: Thjesht u largua nga zyra, i shkarkuar që prej 11 Dhjetorit

Comments 4

  1. Lili says:
    4 years ago

    Një analizë perfekte e bërë në kuadrin moral të politikës amorale shqiptare.Faleminderit z.Minxhozi! Si gjithmonë i saktë në logjikën argumentuese të fakteve politike dhe më gjerë.Me respekt njerëzor për Ju

    Reply
  2. Drin Buena says:
    4 years ago

    Korrekt, konçiz, i saktë, udhezues dhe parashikues.
    Të lumtë zotni Skender.

    Reply
  3. Remo Kuzbabai says:
    4 years ago

    Tërli vërli,
    Vërli tërli,
    Ku ishe ?
    Hiç gjekundi….
    E ç’bëre ?
    Asgjë….
    Edhe kjo punë e PiDhisë, njëlloi…

    Reply
  4. Anonymous says:
    4 years ago

    Pra Berisha e gjeti shkurren ku mund të fshihet përkohësisht, por pa frymën për të nusëruar për herë të tretë.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In