• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëntë betejat për Bashkinë e Tiranës

by Dardan Malaj
30/09/2025 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dardan Malaj

Historia e garave për drejtimin e Bashkisë së Tiranës është një pasqyrë e mirë e transformimeve politike në Shqipëri gjatë gjithë periudhës së tranzicionit. Në prag të betejës së dhjetë, të dhënat e përmbledhura në tabelë kronologjike japin mundësinë të evidentohen disa prirje të rëndësishme.

1. Një garë me shumë aktorë – mbi 40 kandidatë në skenën politike të kryeqytetit

Edhe pse informacioni për vitet e para të demokracisë është më i cunguar, nga 1992 deri në vitin 2023 numërohen të paktën 44 kandidatë që kanë aspiruar drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Ky është një tregues i rëndësishëm i faktit se Tirana ka qenë gjithmonë një terren politik tërheqës jo vetëm për partitë kryesore, por edhe për figura të pavarura apo parti të vogla. Në shumë raste, gara për kryeqytetin është perceptuar si trampolinë politike, ose si mënyrë për të afirmuar alternativat e vogla politike para elektoratit urban.

Gjithësesi, Edi Rama mbetet i vetmi që e bëri realitet trampolinën duke u ulur në karrigen e kryeministrit. Lulzim Basha që e pasoi mbeti një kryeminister në tentativë. Të vetmen gjë që fitoi, kryesimin e opozitës, e mori si dhuratë nga ‘babai politik’. Në tentativën për ‘vrasjen’ me paramendim të këtij të fundit, Lulzim Basha ra vet dëshmor politik duke i dhënë fund karrierës. Erion Veliaj, pasuesi tjetër i Ramës në këtë detyrë, aspirant për ti zënë karrigen e kryeministrit, përfundoi në burg në pritje tashmë të procesit gjyqësor.

2. Kurajë përballë humbjes – emra që sfiduan momentet më të vështira

Një element që spikat nga kronologjia është se disa figura politike garuan në periudha kur forcat e tyre ishin në disavantazh të qartë.

Luan Hajdaraga (PS, 1992) dhe Agim Fagu (PS, 1996) garuan në kulmin e fuqisë së Partisë Demokratike, në momente ku rotacioni pas vendosjes se pluralizmit politik kishte ndryshuar rrënjësisht ekuilibrat.

Po ashtu, Besnik Mustafaj (2000) dhe Spartak Ngjela (2003) përfaqësuan opozitën në periudha të vështira për PD. Ata garuan kur PS kishte marrë pushtetin, e djathta po përpiqej të riorganizohej pas shkatërrimit nga trazirat e 1997, vrasjes se deputetit Hajdari dhe grushtit të shtetit në 1998 apo më tej edhe humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 2001.

Futja e tyre në garë e bëri betejën më shumë një test të rezistencës dhe dinjitetit politik sesa një shans real për të fituar. Pavarësisht humbjes, këto kandidatura treguan se Tirana mbeti një arenë politike ku guximi për t’u përballur kishte vlerë më të madhe se rezultati final. Kandidatët e tillë shërbyen si simbol i garës demokratike dhe i përpjekjes për të sfiduar hegjemoninë e momentit.

3. E djathta ka një problem serioz me Tiranën

Vetëm tre prej nëntë betejave për Tiranën janë fituar nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj. Dy prej tyre në vitet e para të demokracisë, atëherë kur hegjemonia e të djathtës ishte e dukshme përballë të majtës së shkatërruar në gjitha kuptimet, në tentativën për tu rithemeluar nën logon e PSSH por pjesë e trashëgimisë së PPSH.

Ndonëse në pushtet, PD e fitoi të vetmen garë të mëpasme në vitin 2011 në një mënyrë shumë të diskutueshme. Jo vetëm me ndihmën e përthithjes së LSI në koalicion duke ja shkëputur Edi Ramës por edhe me një proces të kontestueshëm rinumërimi të votave të hedhura në kutitë e gabuara.

Shifrat tregojnë se e djathta nuk ka marrë më veten në asnjë moment duke e shndërruar Tiranën në një ‘mollë të ndaluar’. Duke lënë mënjanë vitin 2019 ku opozita zyrtare i bojkotoi zgjedhjet, rrjedhimisht diferenca në vota e fituesit me vendin e dytë nuk ka kuptim, në proceset e tjera fitorja e të majtës ka ardhur gjithnjë në thellim avantazhi numerik.

4. Rritja e numrit të votave – mes popullsisë dhe reformës territoriale

Një tjetër tipar i qartë është evolucioni i numrit të votave. Nga mbi 80 mijë vota që merrte fituesi në fillim të viteve 2000, shifra shkon mbi 150 mijë në zgjedhjet e vitit 2019 dhe mbi 158 mijë në vitin 2023. Ky ndryshim shpjegohet me dy elementë kryesorë:

Rritja demografike e Tiranës. Kryeqyteti është zgjeruar me ritme të larta pas viteve ’90, duke tërhequr qindra mijëra banorë nga rrethet. Si pasojë, edhe trupi elektoral është shtuar ndjeshëm.

Reforma territoriale e vitit 2014. Me bashkimin e njësive administrative dhe ish-komunave rreth Tiranës, Bashkia mori një territor shumë më të gjerë dhe një popullsi ndjeshëm më të madhe. Kjo e shpjegon pse diferencat në vota pas 2015-s janë shumë më të larta se më parë.

Kjo tregon jo vetëm përmasat e reja të garës, por edhe rëndësinë strategjike që Bashkia e Tiranës ka fituar në peizazhin politik kombëtar – shpesh si një “miniaturë” e zgjedhjeve parlamentare.

Në konkluzion, historia e garave për Bashkinë e Tiranës është një pasqyrë e pluralizmit politik shqiptar, e guximit individual të kandidatëve në kohë të vështira dhe e transformimit demografik e institucional të kryeqytetit. Tirana nuk ka qenë kurrë një garë thjesht lokale; ajo ka qenë gjithmonë një betejë kombëtare në miniaturë.

9 betejat për Bashkinë e Tiranës

Next Post
“Grup konkurrues nga diaspora…”/ Mediu “tradhton” Berishën: S’fitojmë dot vetëm me të. Ka disa njerëz meskinë aty që s’pranojnë hapjen e bashkimin

"Kandidati, jashtë partive politike", Mediu: Duhet koalicion i gjerë opozitar për zgjedhjet në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Lufta SHBA-Iran, nafta mund të shkojë deri në 3 euro për litër, çmimi do rritet brenda pak muajsh nëse kriza në Hormuz përkeqësohet

August 21, 2026
Siguroi mjetet dhe kushtet për vrasjen e 2 personave, ekstradohet nga Franca 43-vjeçari

Pjesë e organizatës së Jetmir Papës, Greqia sjell nën pranga të kërkuarin Florian Vuka! Grupi akuzohet se trafikoi mbi 7 tonë kokainë

August 21, 2026
“Sokrat, jemi këtu o shpirt, o vlla!”- Vrasja e turistit portugez në Ksamil, dalin para Gjykatës 11 të arrestuarit, familjarët i mbështesin me thirrje! (VIDEO)

“Sokrat, jemi këtu o shpirt, o vlla!”- Vrasja e turistit portugez në Ksamil, dalin para Gjykatës 11 të arrestuarit, familjarët i mbështesin me thirrje! (VIDEO)

August 21, 2026
Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

August 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 22 Gusht 2026

August 21, 2026
Kthimi i emigrantëve rrit lëvizjet në kufi, mbi 10 mijë shtetas kalojnë kufirin e Kakavijës në 24 orë

Kthimi i emigrantëve rrit lëvizjet në kufi, mbi 10 mijë shtetas kalojnë kufirin e Kakavijës në 24 orë

August 21, 2026
Mickoski në Pustec, pa himn shqiptar! Rama: Nuk ka mushkë Troje që na lëkund! Keqardhje për sponsorët e cirkut…

Mickoski në Pustec, pa himn shqiptar! Rama: Nuk ka mushkë Troje që na lëkund! Keqardhje për sponsorët e cirkut…

August 21, 2026
Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

August 21, 2026
Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

August 21, 2026
Dëshmojnë miqtë e turistit që u vra në Ksamil: Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë! Luis Mendes ndërhyri, por…

Dëshmojnë miqtë e turistit që u vra në Ksamil: Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë! Luis Mendes ndërhyri, por…

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com