• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënstacioni i ri elektrik në Çorovodë, Çinari: Përfituan 12 mijë banorë

by Java News
24/02/2018 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Dorina Çinari ishte në Çorovodë ku pa nga afër nënstacionin e ri të ndërtuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Në sistemin elektroenergjetik, në rajonin e Beratit gjatë tre viteve të fundit janë investuar mbi 1 miliard lekë përfshi edhe nënstacionin e Çorovodës.

“Jemi këtu në Çorovodë, në nënstacioni e ri elektrik 110/35/10 kV i cili i shërben 12 mijë banorëve të këtij qyteti dhe njëkohësisht edhe gjithë prodhuesve të energjisë elektrike që do të lidhen përmes këtij nënstacioni. Është një investim i përbashkët që bëhet mes OSHEE-së që ka ndërtuar nënstacionin dhe OST-së që ka ndërtuar linjën e transmetimit 110 kV që bën të mundur lidhjen e prodhuesve privat. Nënstacioni është me parametra moderne, me një sistem automatik të menaxhimit të ngarkesës. Në vijim do të kemi investime të tjera, do të ndërtohet nënstacioni i ri i Kuçovës, do kemi investime në tension të ulët dhe tension të mesëm që do ti shërbejnë rritjes së sigurisë së furnizimit”, theksoi zv.ministrja Çinari.

Nënstacioni i ri ndodhen në pozicion të rëndësishëm gjeografik, nyje strategjike për zhvillimin e tregut energjetik, rrit cilësinë e furnizimit me energji elektrike për qytetin dhe gjithë rajonin Skrapar, nga 6 në 10 kV, ku përfitues janë rreth 12 mijë abonentë.

“Rëndësia e këtij nënstacioni është që të gjithë problematikat që ka patur kjo zonë përsa i përket cilësisë së furnizimit, nga ndërprerjet dhe limitimet që kishte linja e vjetër 35 kV nga Uzova në Poliçan e deri në Çorovodë, janë eleminuar. Nënstacioni vjen në ndihmë pasi mbulon të gjitha parametrat teknike të cilësisë së furnizimit të konsumatorëve të zonës”, sqaroi kreu i divizionit të shpërndarjes në OSHEE Petraq Lika.

Bashkë me nënstacionin u ndërtua nga OST edhe linja 110 kV Uznovë-Çorovodë, me vlerë 450 milionë lekë, duke u krijuar akses për lidhje në rrjetin e sistemit elektroenergjetik prodhuesve të rinj të energjisë elektrike.

Përtej nënstacionit, OSHEE në këtë rajon ka investuar rreth 360 milionë lekë, duke përmirësuar cilësinë e furnizimit me energji elektrike në Berat, Kuçovë. U mundësua rikonstruksioni i rrjetit elektrik TM dhe TU, rikonstruksion dhe ndërtim kabinash, ku është vlerësuar e nevojshme. Janë të programuara tashmë edhe 600 milion lekë investime të tjera mes të cilave rikonstruksioni i nënstacionit të Kuçovës por edhe rrjeti i tensionit të mesëm dhe të ulët në Berat.

ma.me

Next Post
Kadare “humb” sërish, Nobelin për Letërsi e fiton këngëtari Bob Dylan

New York Times për Kadarenë: E habitshme që nuk i japin Nobelin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com