• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nënshtetësia, cilat kategori përfitojnë dhe cila është procedura

by
14/07/2015 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fëmijtë e emigrantëve shqiptarë në Greqi do të mund të aplikojnë tashmë për marrjen e nënshtetësisë greke. Ligji përkatës u publikua në gazetën Zyrtare, pas votimit, më herët këtë javë, nga Parlamenti grek.

Ligji u votua me maxhorancë të zgjeruar prej 179 deputetëve të SYRIZA-s, partisë To Potami, asaj komuniste dhe PASOK-ut.

Kundër votuan deputetët e Agimit të Artë dhe Grekëve të pavarur, si dhe ata të Demokracisë së Re. Këta të fundit ndërkaq, votuan për disa prej neneve.

Në procedurën e votimit mori pjesë dhe votoi, edhe kryeministri Tsipras, në një akt që donte të theksonte rëndësinë e qeverisë së tij për integrimin më të mirë të emigrantëve të brezit të dytë.

Kategoritë që përfitojnë

Siç ka bërë më herët të ditur në një intervistë për tribuna-news, ministrja e politikës së Emigracionit, Tassia Christodulopulu, janë tri kategoritë kryesore që përfitojnë nga zbatimi i ligjit të ri:

-Fëmijtë që u lindën këtu, për të cilët parashikohet që të marrin nënshtetësinë, përderisa regjistrohen në klasën e parë fillore. Domethënë, nuk e marrin automatikisht sapo lindin.

-Kemi kategorinë e dytë, të fëmijve që ose kanë ardhur këtu në moshë të vogël, domethënë lindën në një vend tjetër edhe erdhën më vonë. Këtyre u jepet nënshtetësia me kusht që të kenë kryer arsimin e detyrueshëm 9 vjeçar, ose shkollën e mesme në Greqi.

-Kategoria e tretë, janë ata që kanë kryer në Greqi shkollën e mesme dhe universitetin. Që edhe këta e marrin nënshtetësinë, si të rritur tashmë. Të tria këto kategori e gëzojnë të drejtën e marrjes së nënshtetësisë, pasi dëshmojnë plotësisht se janë integruar në shoqërinë greke.

Siç përcakton Ligji 4232 që u publikua më 9 korrik në Gazetën Zyrtare, të drejtën për marrjen e nënshtetësisë për shkak të lindjes në Greqi apo të ndjekjes së shkollës në sistemin arsimor grek e kanë:

1.Fëmija i shtetasve të huaj që lind në Greqi, themelon të drejtën e marrjes së nënshtetësisë, me premisat që vijojnë:

a)Të jetë regjistruar në klasën e parë të shkollës fillore greke dhe të jenë duke vazhduar shkollë greke gjatë paraqitjes së aplikimit.

b)Njeri prej prindërve të ketë qëndrim të ligjshëm të vazhdueshëm në Greqi për një periudhë kohore pesë vjet para lindjes së fëmijës.

Nëse fëmija u lind para përmbushjes së pesëvjeçarit të qëndrimit të ligjshëm, e drejta e marrjes së nënshtetësisë nga fëmija themelohet kur të mbushen dhjetë vjet qëndrimi i ligjshëm i prindit.

c)Njeri prej prindërve të ketë qëndrim të ligjshëm dhe gjatë kohës së paraqitjes së aplikimit të disponojë të paktën njerin prej titujve të mëposhtëm të qëndrimit:

-Leje rezidenti afatgjatë

-Leje qëndrimi me afat të pacaktuar

-Dokument çertifikimi të rezidentit të përhershëm të qytetarot të Bashkimit Europian

-Titull qëndrimi të refugjatit politik apo të përfituesit të mbrojtjes ndërkombëtare

-Buletin të posaçëm homogjeni (kartë homogjeni), shoqëruar nga leja e qëndrimit e vlefshme e tipit unik

-Leje qëndrimi të brezit të dytë

-Buletin qëndrimi të përhershëm të pjesëtarit të familjes së shtetasit të BE.

Si aplikohet për nënshtetësinë

1-Për marrjen e nënshtetësisë, nga fëmijtë që kanë lindur në Greqi:

– Prindërit e fëmijës paraqesin një kërkesë-deklaratë, shoqëruar nga dokumentet e nevojshme. Këto paraqiten në shërbimin kompetent të Administratës së Decentralizuar, në juridiksionin e së cilës ndodhet bashkia e vendbanimit.

-Koordinatori i Administratës së Decentralizuar, brenda gjashtë (6) muajsh që nga paraqitja e kërkesë-deklaratës, me një vendim të tij që publikohet në Gazetën Zyrtare, porosit bashkinë e vendbanimit që ta regjistrojë aplikantin në regjistrin e popullatës. Nënshtetësia greke merret që nga publikimi i vendimit të gazetën Zyrtare.

2-Për marrjen e nënshtetësisë nga të mitur që kanë studiuar në sistemin arsimor grek

-Shtetasi i huaj i mitur që ka banim të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi, themelon të drejtën e përfitimit të nënshtetësisë greke, për shkak të studimit në shkollat greke përderisa ka kryer me sukses ose nëntë (9) klasë të nivelit të parë dhe të dytë arsmior (domethënë fillore + gjimnaz), ose gjashtë (6) klasë të nivelit të dytë (gjimnaz dhe lice). Ndjekja e arsimit parashkollor (kopshtit) nuk përllogaritet. Përfundimi i suksesshëm i shkollimit çertifikohet me vërtetimin përkatës nga autoritetet kompetente.

-Deklaratë-kërkesa për marrjen e nënshtetësisë paraqitet nga vetë i interesuari në shërbimin kompetent të Administratës së Decentralizuar, në juridiksionin e së cilës ndodhet bashkia e vendbanimit.

-Koordinatori i Administratës së Decentralizuar, brenda gjashtë (6) muajsh që nga paraqitja e kërkesë-deklaratës, me një vendim të tij që publikohet në Gazetën Zyrtare, porosit bashkinë e vendbanimit që ta regjistrojë aplikantin në regjistrin e popullatës. Nënshtetësia greke merret që nga publikimi i vendimit të gazetën Zyrtare.

3-Për marrjen e nënshtetësisë nga persona që kanë kryer arsimin e lartë në Greqi

-Shtetasi i huaj që jeton vazhdimisht dhe ligjërisht në Greqi dhe ka kryer studimet e larta në një universitet (AEI) apo shkollë të lartë tekniko-profesionale (TEI), themelon të drejtën e marrjes së nënshtetësisë, përderisa disponon dëftesë lirimi nga shkolla e nivelit të dytë të sistemit arsimor grek.

-Deklaratë-kërkesa paraqitet brenda një afati ekskluziv tre (3) vjeçar, nga dita e përfundimit të studimeve të larta apo të shkollës tekniko-profesionale.

-Deklaratë-kërkesa për marrjen e nënshtetësisë paraqitet nga vetë i interesuari në shërbimin kompetent të Administratës së Decentralizuar, në juridiksionin e së cilës ndodhet bashkia e vendbanimit.

-Koordinatori i Administratës së Decentralizuar, brenda gjashtë (6) muajsh që nga paraqitja e kërkesë-deklaratës, me një vendim të tij që publikohet në Gazetën Zyrtare, porosit bashkinë e vendbanimit që ta regjistrojë aplikantin në regjistrin e popullatës. Nënshtetësia greke merret që nga publikimi i vendimit të gazetën Zyrtare. Tribuna News

Next Post

FOTO/ Schulz 'frikë' nga deputetët, bën shtanga para fjalës në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

April 29, 2026
“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

April 29, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të luftoj për demokratizimin e Partisë Demokratike

April 29, 2026
31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

April 29, 2026
Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

April 29, 2026
Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

April 29, 2026
Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

April 29, 2026
Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

April 29, 2026
Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP kryeministrit Edi Rama

Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP kryeministrit Edi Rama

April 29, 2026
Mashtrimet nëpërmjet Call Center/ Të paktën 50 mln euro dëm qytetarëve evropianë, viktimat në 5 shtete! Si u zhdukën paratë nëpër bursa fiktive

Mashtrimet nëpërmjet Call Center/ Të paktën 50 mln euro dëm qytetarëve evropianë, viktimat në 5 shtete! Si u zhdukën paratë nëpër bursa fiktive

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In