• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënshkruhet Protokolli i Bashkëpunimit Shqipëri-Turqi, Denaj: 1.8 mld euro shkëmbime tregtare në 2019-ën, synojnë intensifikim

by Java News
24/01/2020 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, po zhvillon një vizitë dy ditore në Ankara, Turqi, me qëllimin intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Denaj u prit nga Mehmet Muharrem Kasapoğlu, Kryetar i Komisionit të Përbashkët Ndër-Qeveritar për Bashkëpunim Ekonomik, Turqi- Shqipëri, njëherazi, Ministër i Sportit dhe Rinisë.

Ministrja Denaj dhe Kasapoğlu nënshkruan Protokollin e Bashkëpunimit të Sesionit të 12-të të Komisionit të Përbashkët Ndër-Qeveritar për Bashkëpunim Ekonomik, Tregtar, Industrial dhe Teknik Turqi- Shqipëri.

Homologët vlerësuan rëndësinë e dialogut dypalësh, si një mekanizëm për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe perspektivave për çështjet e përfitimit reciprok, që reflekton marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira dhe miqësore midis dy vendeve, të cilat vijojnë të thellohen dhe konsolidohen, duke rritur besimin reciprok politik dhe bashkëpunimin ekonomik në fusha të ndryshme.

Ministrja Denaj theksoi ecurinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tendencën në rritje të shkëmbimeve tregtare ndërmjet vendeve tona, të cilat janë të qëndrueshme, ndërkohë që ekzistojnë mundësi mjaft të mëdha për zgjerimin e tyre dhe për kalimin në një fazë më të avancuar dhe me projekte konkrete.

Tregtia, energjia, industria, arsimi dhe formimi profesional, shëndetësia, turizmi, transporti, bujqësia dhe mjedisi janë disa nga fushat ku të dyja palët dakordësuan të vendosin në agjendat e tyre për bashkëpunim në vijim, deri në takimin e radhës, i cili do të zhvillohet në Tiranë vitin e ardhshëm.

Gjatë kësaj vizite u nënshkrua Vendimi 1/2020 i Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtise së Lirë ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë, i cili zëvendëson Vendimin 1/2009 (hyrë në fuqi në vitin 2011) dhe përcakton njehsimin e rregullave të origjinës preferenciale të mallrave, sipas Rregullave Preferenciale të Origjinës parashikuar nga Konventa Rajonale Pan-Euro-Med.

Ministrja Denaj zhvilloi një takim edhe me presidentin e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, TOB, Rifat Hisarciklioglu, me të cilin u dakordësuan për organizimin brenda dy muajve të ardhshëm të një takimi të ngushtë biznesesh nga të dyja vendet në Tiranë, në zbatim të marrëveshjes të nënshkruar mes dy unioneve, si dhe dhënien e asistencës teknike për të ndihuar në rritjen e rolit të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë dhe fuqizimin e kapacitetit të saj.

Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë 1.8 miliardë euro gjatë vitit 2019. Po gjatë këtij viti, importet nga Turqia arritën vlerën prej 424 mln euro, me një rritje prej 34% në peshë dhe 17.7% në vlerë krahasuar me një vit më parë. Eksportet shqiptare arritën në 14.8 mln euro ku janë eksportuar kryesisht alumin, produkte bujqësore, hekur dhe materiale minerale. Në Shqipëri operojnë rreth 592 kompani turke në fusha strategjikë të ekonomisë si energji, banka, telekomunikacion, infrastrukturë, arsim etj.

Next Post
A është e majtë qeverisja e PS-së në këto 5 vite?

Ish-ministri Beqja nxjerr zbuluar PD: Si ngatërruan qëllimisht datën e printimit të analizave me datën e kryerjes së tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Nga integrimi në BE te përplasjet me Ramën, nis seanca maratonë në Kuvend

LIVE! Nga integrimi në BE te përplasjet me Ramën, nis seanca maratonë në Kuvend

May 14, 2026
FOTO / Xi Jinping zhvillon bisedime me Presidentin e SHBA-së Trump

FOTO / Xi Jinping zhvillon bisedime me Presidentin e SHBA-së Trump

May 14, 2026
SHIFRAT / Mbi 2 mijë biznese të reja në prill, dominon kryeqyteti

SHIFRAT / Mbi 2 mijë biznese të reja në prill, dominon kryeqyteti

May 14, 2026
“Pa Donbas nuk ka paqe”, Moska dhe Washingtoni përplasje për dominimin e tregjeve energjetike

“Pa Donbas nuk ka paqe”, Moska dhe Washingtoni përplasje për dominimin e tregjeve energjetike

May 14, 2026
FIFA paralajmëron super-show: Shakira, Madonna dhe BTS do ndezin finalen e Botërorit 2026

FIFA paralajmëron super-show: Shakira, Madonna dhe BTS do ndezin finalen e Botërorit 2026

May 14, 2026
Opozita kërcënon me bllokim, OSBE hap aplikimet për vëzhgues në zgjedhje

ODIHR del me raport urgjent për financimin e partive: Më shumë transparencë dhe kontroll mbi donacionet

May 14, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Pagesat e para nga DIVA, ekspertja: Procesi mund të zgjasë, por e drejta për të kërkuar rimbursimin deri në 5 vite

May 14, 2026
Bisedat që nuk lënë gjurmë/ Njihuni me opsionin më të ri në Whatsapp

Bisedat që nuk lënë gjurmë/ Njihuni me opsionin më të ri në Whatsapp

May 14, 2026
Eurovision 2026/ Alis ngjitet sot në skenë me “Nan”. Si të votoni për Shqipërinë për të prekur finalen

Eurovision 2026/ Alis ngjitet sot në skenë me “Nan”. Si të votoni për Shqipërinë për të prekur finalen

May 14, 2026
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojmë kulturën dhe historinë, jo vetëm për turizmin por dhe përafrimin me BE

VIDEO / Albania Open, Rama: Vlora, trampolinë e re për promovimin e Shqipërisë

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In