• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënshkruhet programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, 250 mln euro kredi me interesa të ulëta për bizneset e vogla dhe bujqësinë

by E B
13/05/2026 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënshkruhet memorandumi mes shtetit-bankave dhe sipërmarrjes për të vënë në zbatim programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Programi është i bazuar në kredi të buta me fokus tek sektori i bujqësisë dhe tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Në fjalën e tij, guvernatori Gent Sejko u bëri thirrje bankave të rrisin vëmendjen ndaj këtyre ndërmarrjeve sidomos në fushën e Bujqësisë ndërsa bizneseve u kërkoi t’u afrohen më shumë bankave.

“Prej më shumë se një viti, Banka e Shqipërisë ka miratuar dhe ka vënë në zbatim një Program Financimi për Biznesin e Vogël dhe të Mesëm, i cili synon reduktimin e kostove të kredisë për këtë segment esencial të ekonomisë shqiptare. Progresi i bërë gjatë dy viteve të fundit është padyshim një premisë inkurajuese. Megjithatë, duke përfituar nga rasti, dëshiroj t’i bëj thirrje industrisë bankare për të pasur një vëmendje më të madhe ndaj financimit të sektorit të SME-ve, e veçanërisht atij agro”, tha Sejko.

Ministri i Financave Petrit Malaj tha se SME-të zënë peshën kryesore në ekonomi, ndaj shteti ofron rreth 250 mln euro kredi me normal të ulëta interesi, garanci sovrane 30 milionë euro dhe grante financimi për planet e biznesit.

“Kjo nismë që po ndërmerr qeveria lidhet me SME, përbën shtyllën kryesore të ekonomisë shqiptare. 99% e ndërmarrjeve në ekonominë shqiptare kategorizohen si ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Rreth 75 e investimeve të kryera në ekonomi vijnë nga këto ndërmarrje.78% e vlerës së shtuar në ekonomi vjen nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Janë sektorët që kanë peshën kryesore në ekonomi, si në prodhim, shërbim dhe të gjitha aktivitetet e tjera ekonomike. Pesha e SME është më e lartë se sa pesha që zë në vendet e BE. 82% të fuqisë punëtore, ndërkohë në BE punësojnë rreth 65% të fuqisë punëtore. Qeveria përmes nismës do synojë rritjen e aksesit në financim për SME në sektorë që janë të nënfinancuar. Do ti mbështesim jo vetëm në rritjen e kapaciteteve tek, dixhitalizim eficencës së energjisë dhe fusha të tjera. Mbështetja që do të japim do sjellë edhe rritje të konkorrueshmërisë dhe produktivitetit të tyre dhe do sjellë edhe përafrim më të shpejtë me standardet e BE. Do mbështetet fillimisht me kredi 250 mln euro, që do ofrohet me norma të ulëta interesi, kredi të buta. Edhe me garanci sovrane 30 mln euro, që do shtrihet nga sektori bujqësor për të mbështetur edhe SME. Garancia sovrane do të rritet bazuar nga kërkesat që do vijnë nga SME”, tha Malaj.

Kurse Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se shteti do të dalë garant për 70% të vlerës së kredisë.

Kryeministri Rama tha se interesi i kredisë do të jetë minimumi 2% dhe maksimumi 3%.

“Ishte një projekt i dedikuar për bujqësinë, nga i cili ne nxorëm mësimet tona dhe sot është një projekt që është kthyer në një program mbështetje të qeverisë për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ata që kanë ndërmarrje, pas firmosjes futet në zbatim një program që i hapet derë për të dyfishuar sipërmarrjen e tyre. 5 vjet më parë kredia në Shqipëri ka qenë rreth 5 mld euro, sot pas 5 vjetësh kredia në Shqipëri është 10 mld euro, jemi në një dyfishim të kapacitete financues nga banka të nivelit të dytë. Do vihet në dispozicion linjë kredi me interes minimal 2% dhe maksimal 3%. Kërkojmë bashkëpunim të plotë nga ana juaj, e shoqëruar me garanci sovrane për të ulur riskun e kredisë për bankat. Garanci sovrane që varion nga 30-70% sipas nivelit të riskut. Bankat duhet të jenë pak më kurajoze edhe në raport me sektorin e bujqësisë. Niveli i riskut është i lartë dhe kemi mësuar se projektet nga ky sektor duhet të jenë projekte që kanë një risk më të ulët dhe që lidhen me agrobiznesin, inovacionin”, tha Rama.

Next Post
“Certifikatë mirënjohje që ke përsosur shqipen”, Rama batuta me zëvendëskryetarin turk

"Certifikatë mirënjohje që ke përsosur shqipen", Rama batuta me zëvendëskryetarin turk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In