• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nënshkruhet pakti kundër shfrytëzimit të fëmijëve, Klosi: T’i sjellim pranë mësimit

by
10/06/2015 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Brendshme dhe ajo e Arsimit lidhën sot Paktin për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge nga puna dhe shfrytëzimi. Pakti u nënshkrua nga ministri i MSR-së, Blendi Klosi, zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj dhe zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Mustafaraj.

Në fjalën e tij në ceremoninë e organizuar në Qendrën EDEN në zonën e Kamzës, ministri Klosi e vlerësoi nënshkrimin e këtij pakti si një moment shumë të rëndësishëm të angazhimit të shtetit shqiptar, në kuadër të një fushate mbarë botërore tashmë, e cila po gjen zbatim edhe në Shqipëri dhe që ka në qendër të saj luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve dhe nxitjen e tyre për t’u arsimuar.

“Jo se Shqipëria s’ka pasur të tilla probleme, jo se Shqipëria nuk i ka evidentuar këto probleme, por ka ardhur koha që ne të shprehim edhe vullnetin qeveritar në mbështetje të largimit të fëmijëve nga rruga”, u shpreh ministri Klosi.

IMGM3578

Më tej ai e konsideroi shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me institucionet publike dhe shoqërinë civile, duke evidentuar rolin që ka në këtë proces Ministria e Brendshme në identifikimin e rasteve dhe Ministria e Arsimit në përkujdesjen nëpërmjet arsimimit të këtij kontingjenti fëmijësh, për t’iu ofruar atyre një jetë më të sigurt nesër.

“Projektit është që ne të kemi mundësi që sa më shumë fëmijë t’i largojmë nga rruga dhe t’i sjellim pranë mësimit. Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë që, duke i larguar fëmijët nga rruga, vetëm shkolla është ajo që mund t’i kualifikojë. Është e vështirë që të shkojnë në shkollë afatgjatë, është e vështirë që ta kuptojnë se arsimi është një zgjidhje në jetën e tyre. Por, ne duhet të përpiqemi, ne duhet të kërkojmë shumë nga mbështetësit tanë, ne duhet të kërkojmë shumë që këta fëmijë t’u kthehen kurseve të kualifikimit, sepse vetëm një arsim i kualifikuar mund t’i bëjë ata të gatshëm nesër për tregun e punës, dhe sot për një edukim më të mirë për ta”, tha Klosi.

Next Post

Ja si rrezikoni të jetoni 12 vite më pak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com