• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nënshkruhet marrëveshja me Gjermaninë, njihen pensionet e 15 mijë emigrantëve

by
23/09/2015 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënshkruhet marrëveshja me Gjermaninë, njihen pensionet e 15 mijë emigrantëve

Afro 15 mijë emigrant shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani do tu njihen vitet e punës dhe kontributet shoqërore për efekt pensioni. Kjo gjë bëhet e mundur falë marrëveshjes së nënshkruar sot nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe Sekretarit të Shtetit Gjerman, Jorg Asmussen për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë si dhe Protokollin Përfundimtar të saj.

Pas firmosjes së marrëveshjes, ministri Klosi u shpreh i kënaqur që diskutimet me palën gjermane u finalizuan me sukses, ndërsa ka theksuar se tashmë falë parashikimeve të këtij dokumenti do të përfitojnë një numër i madh qytetarësh shqiptarë që prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Gjermani. “Kjo është një ditë shumë e gëzuar për të gjithë emigrantët shqiptar në Gjermani, ata të cilët kanë punuar prej shumë vitesh në Shqipëri e tashmë vazhdojnë të punojnë në Gjermani apo ata që kanë punuar në Gjermani dhe tani janë kthyer në Shqipëri, pasi nëpërmjet kësaj marrëveshje ne u japim atyre të drejtën që këto pensione të njihen në të dyja vendet dhe kalkulimi I kontributeve dhe viteve të punës të mos humbasin.

Ndërsa sekretari i Shtetit Gjerman, Asmussen ka vënë theksin se me këtë marrëveshje është bërë një hap i madh i rëndësishëm përpara në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në politikat sociale, në bashkëpunimin ekonomik dhe në krijimin e vendeve të reja të punës. “Kjo marrëveshje në terma më konkret ka të bëj fillimisht me përllogaritjen e të gjitha periudhave të sigurimit social të punëmarrësve qofshin këta gjerman apo shqiptarë. E thënë në terma më konkret nëse një punëmarrës shqiptar apo punëmarrës gjerman punon për një periudhë 5 vjçare, 2 prej tyre në Gjermani dhe 3 prej tyre në Shqipëri periudhat e sigurimeve shoqërore do të kenë mundësi të llogariten në pretendimet e tij për pension”, – tha Asmussen.

Gjatë takimit që pati ministri Klosi me sekretarin gjerman Asmussen u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e arsimit profesional, si një nga fushat prioritare të qeverisë. Për mbështetjen që pala gjermane do mund të japë për zbatimin e sistemit dual në vendin tonë, po ashtu për trajnimin dhe kualifikimin e të rinjve tanë në profesione të tilla si shërbime shëndetësore dhe sociale, të cilat janë të kërkuara në tregun gjerman dhe evropian të punës. “Ne folëm qartë për binjakëzimin e disa shkollave shqiptare me shkollat të cilësuara gjermane të cilat do të përgatisin shkollat e arsimit professional dhe shumë shpejt në kuadër të akreditimit nga sistemi evropian i arsimit profesinal përgatisin një gjeneratë të tërë të qytetarëve shqiptarë për të qenë të gatshëm në radhë të parë për tregun shqiptar të punës, por konkurrent dhe të barabartë të denjë dhe të mbrojtur nga certifikata evropiane e arsimit professional për tregun evropian të punës”, tha Klosi.

Ndërkohë që sekretari Asmussen i pyetur lidhur me mundësinë e përfitimit të azilit politikë nga shqiptarët që shkojnë në Gjermani për arsye jopolitike, është vetëm 0.2 për qind. “Per te gjithë këtë kategori njerëzisht ka rrugë ligjore për të ndjekur për të siguruar mundësinë e qëndrimit të tyre në Gjermani që kanë të bëjnë sikurse mund të jetë mundësia e përfitimit të kartës blu të BE-së apo mundësia e gjetjes së një vendi pune në listën e 140 profesionale të munguara apo në të cilat në Gjermani ka mungesa të theksuara. Pra pikërisht edhe ky grup tjetër njerëzisht të cilët shfrytëzojnë mundësitë ligjore për të siguruar të drejtën e tyre qëndrimin në Gjermani janë përzemërsisht të mirëseardhur atje”, tha Asmussen.

Next Post

Tetë sekretet që meshkujt duan të dinë për femrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 13, 2026
Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In