• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënsekretarja amerikane: Mbyllni sa më shpejt reformën në drejtësi!

by Aalison Pearse Stevens
27/02/2016 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka pasur një takim në Uashington me ndihmës nënsekretaren e shtetit për Europën dhe Euroazinë Viktoria Nuland. Zonja Nuland është zyrtarja më e lartë amerikane që merret ndër të tjera edhe me Shqipërinë. Ja teksti i komunikates së MPJ pas këtij takimi:

Ministri i Punëve të Jashtme  Ditmir Bushati, në kuadër të vizitës së tij në SHBA, u prit në takim në Departamentin Amerikan të Shtetit, nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland. Intensifikimi i bashkëpunimit në kuadër të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rakordimi i bashkëveprimit për sfidat me të cilat përballet sot komuniteti ndërkombëtar, siguria energjetike, situata dhe perspektiva e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ishin disa nga çështjet e trajtuara gjatë takimit. Bashkëbiseduesit u ndalën tek kalendari i marrëdhënieve dypalëshe, i cili këtë vit përkon me 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, në prag të 1-vjetorit të nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik,  dhe në vijim të vizitës tejet të rëndësishme të Sekretarit të Shtetit John Kerry në Tiranë.

Ministri Bushati e njohu znj. Nuland mbi zhvillimet më të fundit në vend, ecurinë e reformave shtet-konsoliduese në Shqipëri dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për përmbylljen e  reformës në drejtësi, si një reformë me efekt të drejtpërdrejtë në forcimin e shtetit ligjor, përmirësimin e klimës së biznesit dhe sundimit të së drejtës në ekonomi. Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, Ministri Bushati siguroi për angazhimin e Shqipërisë për të vijuar si partner i vendosur përkrah SHBA për stabilitetin, paqen e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, si dhe në drejtim të përballimit të sfidave të përbashkëta.

Ndihmës Sekretarja Nuland shprehu mbështetjen e SHBA-ve në proceset domokratizuese, integrimin e mëtejshëm euroatlantik si dhe në prosperitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon. Ajo vlerësoi reformat kurajoze të ndërmarra nga qeveria shqiptare për konsolidimin e shtetit të së drejtës në vend si dhe shprehu mbështetjen për përmbylljen sa më shpejtë të reformës në drejtësi. Znj. Nuland vlerësoi Shqipërinë si një aleate e fortë e e besueshme e NATO-s, si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe kontribuese e pa lëkundur për sigurinë globale, duke u ndalur në kontributet e rëndësishme të Shqipërisë në misionin e NATO-s në Afganistan, proceset stabilizuese në Irak si dhe në luftën kundër kërcënimit të terrorizmit ndërkombëtar dhe fenomenit të luftëtarëve të huaj. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara do të luajë një rol kyç në rritjen e sigurisë së rajonit tonë e më gjerë.

Next Post

Vendet ballkanike e kufizojnë numrin e migrantëve, OKB proteston

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In