• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nënkryetarja e LSI kërcënon: Akti normativ i qeverisë për qiratë është nul, mund të shkaktojë konflikt!

by Java News
05/04/2020 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erisa Xhixho, nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka theksuar se akti normativ i qeverisë për pezullimin e kontratave të qirave me dy muaj është nul dhe mund të sjellë konflikte mes qytetarëve.

Sipas saj, ky akt është antikushtetues dhe antiligjor, duke parashtuar edhe pikat ku e bazon këtë mendim. Nëpërmjet rrjeteve sociale, përfaqësuesja e LSI-së shprehet se ky akt nuk mund të ketë fuqi prapavepruese, pasi kontratat janë në fuqi dhe të rregulluara me Kodin Civil.

Ish-deputetja shprehet se qeveria duhet të veprojë me urgjencë për qiratë në të cilat shteti është palë, duke i falur qytetarëve qiratë.

Reagimi i plotë i Xhixhos:

Mbi Aktin Normativ për Kontratat e Qerasë…

Kjo situatë e pazakontë e shkaktuar nga Covid-19 e detyroi qeverinë të shpallë gjëndjen e emergjencës civile por e shoqëruar me paligjshmëri të aktit normativ nr .12 datë 2.04.2020 .

 

A nuk përmbante ky akti normativ i nxjerr nga qeveria një paligjshmëri?

 

Akti normativ i cili në një nga pikat e tij detyron qiramarrësin të mos paguajë qeranë për muajt prill, maj 2020 ,

 

ndërkohë detyrimin e tyre ta shlyej në mënyrë proporcionale pas muajit maj është një vendimarrje nonsens , antiligjore, antikushtetuese dhe për këto arsye është padyshim nul dhe nuk mund të ketë pasoja juridike për palët.

 

Duke ju referuar nenit 116 te kushtetuës i cili parashikon hierarkinë e normave juridike:

 

“1. Aktet normative që kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë:

 

  1. a) Kushtetuta;

 

  1. b) marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara;

 

  1. c) ligjet;

 

ç) aktet normative të Këshillit të Ministrave.”

 

Kuptohet qartë që kodi civil i cili është një ligj në vetvete , miratohet me 3/5 e votave në Parlament prevalon mbi aktin normativ të Këshillit të Ministrave.

 

Nëse do të kishim Gjykatë Kushtetuese funksionale padyshim ky akt do të ishte pezulluar e më pas hedhur poshtë gjatë gjykimit duke u mbeshtetur në këtë arsyetim juridik të cilin çdo qytetar i thjeshte vetëm duke lexuar këtë nen të kushtetutes e kupton qartë.

 

Por a mundet gjendja e emergjences të perligj ndërhyrjen e qeverise në një mardhenie kontraktuale të rregulluar me një ligj tjeter i cili quhet Kodi civil ? Dhe a mundet që ky akt të afektoje në kontratat e privateve të rregulluara tashmë nga Kodi Civil neni 659 e ne vijim të tij?

 

Qiraja është kontrata me të cilën njëra palë (qiradhënësi) detyrohet t’i japë palës tjetër (qiramarrësit) një send të caktuar, në gëzim të përkohshëm kundrejt një shpërblimi të caktuar , referuar nenit 801 të Kodit Civil.

 

Kodi në vetvete është ligj që rregullon marrdhëniet ndërmjet personave privat.

 

Kontratat përpilohen dhe nënshkruhen para noterit dhe shkeljet adresohen në gjyq, dhe në keto kushte secila palë mban përgjegjësitë e veta.

 

Ky akt është nul dhe nuk merret fare për bazë pasi nuk mundet që me aktin normativ qeveria të ndërhy në dispozitat e Kodit civil të cilat janë në fuqi dhe padyshim ky akt smund të ketë fuqi prapavepruese pasi këto kontrata janë në fuqi dhe janë të rregulluara tashmë me Kodin Civil.

 

Sipas Kodit Civil në kontratat parashikohen edhe pasojat që mund të sjellin fatkeqesitë natyrore , gjendja e luftes ose situatave të ngjashme të cilat janë objektive dhe të cilat nuk mund të parashikoheshin nga palët në momentin e përpilimit të kontratës , por ato si pjesë e kontratës janë në diskrecionin e palëve për të vendosur se si do t’i adresojnë.

 

Duhet të kuptojmë që marrdheniet kontraktuale midis privateve marrin fuqi ligjore për palët në momentin e shprehjes së vullnetit , e duke u mbeshtetur në parimin e lirisë kontraktuale vet qiradhënësi e qeramarrësi mund të detajojnë vetë të drejtat e detyrimet e tyre në këtë marrdhënie detyrimi dhe pas nënshkrimit të kontratës të fillojnë t’i zbatojnë.

 

Pas ketij momenti nuk ka fuqi tokësore ose jo që të mund të ketë kompetencë në ndryshimin e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata perveçse vet palët me vullnetin e tyre të lirë.

 

Akti normativ nuk ka asnjë efekt mbi kontratat e qerasë sepse vet qeveria nuk ka asnjë kompetencë për të ndërhyrë në këtë marrdhenie midis privatëve.

 

E vetmja gjë që mund të bëjë qeveria është që në kontratat ku shteti është palë në qiradhënie tja fali qytetarëve qeratë. E këtë duhet ta bëj patjetër.

 

Ose padyshim kompesimi i qiradhënësit si dem i shkatuar nga gjendja e emergjencës civile kjo e parashikuar në nenin 41 të ligjit “ Për mbrojtjen Civile”.

 

Ky akt normativ perveç konfliktit që mund të nxisë midis qyetetarëve nuk sjell asnjë pasojë juridike dhe nuk zgjidh asnjë problematikë.

 

Ndaj e vetmja zgjidhje e problematikës së shfaqur si pasojë e pandemisë për qiramarrësit e qiradhënësit mund të zgjidhet vetëm me mirëkuptim midis tyre e këtë uroj shumë ta bëj kushdo.

 

Ju bëj thirrje të gjithë atyre të cilët janë në një marrdhenie kontraktuale të mos heqin dorë nga detyrimet të cilat ju njeh kjo kontratë.

 

Next Post
FOTOT/ Enca poston pozat seksi në Instagram, plot komente nga Arabia Saudite

Enca kërkon partner për të flirtuar: Të jetë mbi 1.90 cm dhe të di pesë gjuhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

June 30, 2026
31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

June 30, 2026
Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

June 30, 2026
“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

June 30, 2026
Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

June 30, 2026
VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

June 30, 2026
Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

June 30, 2026
Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

June 30, 2026
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

June 30, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Realiteti i ri politik shqiptar pas një muaji protestash

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In