• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënkryetari i PD, Spaho: Aleanca me LSI ka krijuar xhelozi te aleatët, por s’thonim dot “Jo”!

by Java News
11/01/2018 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, i ftuar në studion e Report Tv, pranoi se bashkëpunimi PD-LSI ka shkaktuar edhe pakënaqësi në radhët e të djathtës. Spahoi sqaroi se demokratët nuk i thonin dot jo gatishmërisë nga partia e Monika Kryemadhit për t’iu bashkuar protestave për rrëzimin e qeverisë “Rama”.

“Koalicioni që kemi me partitë e djathta është koalicion vlerash, ndryshe nga bashkëpunimi me pjesën tjetër të opozitës, LSI, e cila ka qenë në qeverisje me PS, por edhe me PD në të shkuarën. Do ishte jonormale për PD që të mos shfrytëzojë kapacitetet për t’iu kundërvënë qeverisë së Edi Ramës. Sa kohë LSI ka vullnetin e tij për t’iu bashkuar protestave për rrëzimin e Edi Ramës, do ishte pa shkak t’i thonim “Jo” LSI-së për ndarjet ideologjike. Mund të ketë ndonjë të pakënaqur, por objektivi kryesor është rrëzimi i qeverisë së Edi Ramës për gjërat negative që po i shkakton vendit”, u shpreh Spaho.

Duke komentuar kërkesën për dorëheqjen e Gramoz Ruçit, kreu i grupit parlamentar të PD, tha se e dinte që kjo s’do merrej parasysh, por, shtoi ai, opozita nuk do heshtë përballë shkeljes së Kushtetutës në zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku seancën e 18 dhjetorit. “E dimë që Gramoz Ruçi s’do ta japë dorëheqjen pavarësisht kërkesës tonë. Nuk kishim ndonjë ëndërr që do t’ia arrinim kësaj dite, sepse e ka treguar sesa konseguent me linjën partiake është.

Por sot ishte mbledhja e parë e Kuvendit pas seancës së 18 dhjetorit dhe sot ishte jo normale për ne që të mos evidentonim sot problematikën që lidhet me shkeljen e Kushtetutës. Ruçi ishte zbatues i urdhrit për të shkelur Kushtetutën, duhej të votohej me 3/5 e Kuvendit dhe duhej të kalonte prpocesin e Vettingut. Për këtë përgjegjësi ka edhe Gramoz Ruçi, s’di të ketë ndonjë parlament normal në botë që të shkelet Kushtetuta dhe të mos mbajë përgjegjësi kryetari i Kuvendit”, tha Spaho.

Ai paralajmëroi gjithashtu se opozita do kushtëzojë marrëdhëniet me Kuvendit derisa ai të kthehet në shinat e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. “Nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur gjë. Shqipëria po rrëshqet, u blenë zgjedhjet e 25 qershorit, po rrënohet reforma në drejtësi, po rrënohet pakti i korrikut 2016 si dhe zhvillimet tejet negative për lidhjet e qeverisë me grupe tkriminale. Ju e dini dosjen e Saimir Tahiri,i dini akuzat për kryebashkiakun e Durrësit dhe Elbasanit, kapjen e sistemit të drejtësisë dhe emërimin me dhunë të kryeprokurorit të përkohshëm.

Nuk bëhet fjalë për përkohshmëri por për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Pas emërimit iu lirua pasaporta Saimir Tahirit, u lirua Orest Sota që u kap me 863 mijë euro dhe dy pasaporta të Tahirit, u lirua edhe një i arrestuar për “Xibrakën”. Kjo vërteton atë që përmes lëvizjeve në Prokuori maxhoranca synon të mbrojë Edi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët drejtësia po synonte t’i vendoste përpara përgjegjësisë. Ne do të përgjigjemi, do reagojmë, marrëdhënie e kushtetësuya ka të bëjë me kthimin e legjimitetit të instituciioneve. Sa kohë maxhoranca do shkelë kushtetutën, ne s’mund të sillemi sikur jemi në kushte normale”, tha numri dy i PD, Edmond Spaho.

Next Post
(VIDEO) Kryeinspektori Hajdari në New York, premtim për goditjen penale të korrupsionit

Hajdari: Llalla ishte në çdo centimetër të lëvizjeve kundër Reformës në Drejtësi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

March 20, 2026
Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

March 20, 2026
Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

March 20, 2026
Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

March 20, 2026
U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

March 20, 2026
Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

March 20, 2026
Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Epsteini” ynë

Një shpjegim pse Veliaj dhe Meta janë nën represion nga administrata e burgjeve

March 20, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Deputet, e di kujt i dhe dorën?!

March 20, 2026
Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In