Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka reaguar pas shfaqjes së shëmtuar të Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës, të cilët sulmuan koleget e tyre demokrate në Komisionin e Medias.
“Pse, i quani burra ju ata?!
Jo kushdo që vesh një kostum e kravatë burrash është burrë.
Burrë të bën tjetër gjë, jo pamja, jo veshja, as trashja me mundim e zërit të hollë e të përdredhur…
Burrat janë pak, burrecër tip gorresh, i ke me shumicë në parlament.
Unë pashë aty ulur një shqiponjë që syri nuk ia bënte tërr edhe pse çukitej nga dy sora e një korb i zi.
Për burrin e keq, të pabesë e dredharak, shqiptarët kanë një fjalë….”, shkruan ai./m.j