• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënkryetari i PD: Berisha kërcënon Ramën sepse nuk sulmon dot ndërkombëtarët. E di se SPAK komandat i merr…!

by Java News
31/10/2023 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nenkryetari i PD Roland Bejko, ish-kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Tiranës, i ftuar këtë të matë në studion e News24, ka deklaruar se ajo çfarë ndodhi dje në Kuvend, ishte një nder që Edi Rama i bëri Sali Berishës.

Kjo pasi sipas tij Rama donte të tregonte dhunën e Berishës, duke iu referuar sherrit që ndodhi në Kuvend një ditë më parë.

“Seanca e djeshme, nder që Rama i ka bërë Berishës, duke lejuar deputetët që të futeshin, edhe pse ishin përjashtuar dhe nuk u takonte. Rama ua bëri këtë nder që ata të vazhdonin spektaklin që patë dje. Rama është i interesuar t’i tregojë publikut se ‘shikoni çfarë opozite ka’”, tha ai.

Më tej Bejko tha se Berisha me sulmet që po i bën Ramës, pas hetimit të SPAK,  është duke i kërkuar ndihmë duke e kërcënuar, pasi nuk sulmon dot ndërkombëtarët.

“Berisha sulmon dhe kërcënon Ramën sepse nuk sulmon dot ndërkombëtarët. Ai e di mirë që SPAK nuk i merr komandat nga Rama. Ai është në drejtën e vet të hetojë dhe më kërkesë të ndërkombëtarëve që hetimin e korrupsionit. Ka ditë që i dërgon mesazhe Ramës dhe i kërkon ndihmë.

E vetmja mbështetje që i jep është që e lejon të futet në Kuvend dhe të japë spektakle dhune, në mënyrë që të mos merren vendime. E kam thënë që SPAK është mirë të hetojë akuzat që janë hedhur ndaj Berishës, sepse nëse shpallet i pafajshëm dhëndri dhe Berisha të çlirohen nga akuzat, aty nuk mbahen më sepse do të pastrohen. Berisha dhe Rama janë bashkë dhe i krijon të gjitha facilitetet”, tha ai.

“Nëse Shqipëria nuk çlirohet nga Berishizmi siç u çlirua nga Ramizizmi…. Rama është si Berisha po me xhinse, pra më i sofistikuar, por po aq autoritar, më rrufjan se Berisha, në kuptimin e sofistikimit”, tha ai më tej.

“Basha më pëlqen që qëndron jashtë trekëndëshit të Bermudës dhe rri jashtë këtij banaliteti publik”, tha ai për Bashën./m.j

Next Post
Komisioni i Etikës, Berisha e deputetët e Foltores kërkojnë të futen në mbledhje! Garda s’i lejon

Komisioni i Etikës, Berisha e deputetët e Foltores kërkojnë të futen në mbledhje! Garda s’i lejon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com