• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënkryetari i PD: Bardhi, Berisha dhe PS rrëzuan kërkesën tonë për interpelancë me Ramën për Kosovën

by Java News
04/10/2023 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka quajtur të paprecedentë rrëzimin e kërkesës për interpelancë lidhur me deklarata e kryeministrit Edi Rama për marrjen nën kontroll të veriut të Mitrovicës nga KFOR.

Çollaku deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe Edi Rama se kanë rrëzuar kërkesën për interpelancë me kryeministrin për deklaratat e tij lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Deklarata e Kreshnik Çollakut:

Sot vetëm pas faktit, jam njohur në mënyrë të çuditshme me një ngjarje surprizë që do ta vlerësoj negative, ngjarje e paprecedentë në çdo lloj praktike parlamentare dhe komunikimi të të drejtës së deputetëve, përfaqësuesve në parlament për të kërkuar sqarime nga qeveri dhe nga kryeministri i vendit. Jam njohur me një vendim të kryesisë së kryetarëve, një vendim i cili është marrë me dyer të mbyllura dhe në mungesë transparence të plotë ku sa më poshtë:

Përfaqësues në Konferencën e Kryetarëve, përfaqësues të Rithemelimit të drejtuar nga zoti Berisha dhe përfaqësues të Partisë Socialiste të drejtuar nga zoti Rama, kanë bashkërakorduar dhe bashkëmordinuar, rrëzimin e kërkesës për interpelancë ndaj kryeministrit Rama, të cilën unë si deputet i Parlamentit, anëtar i Komisionit të Jashtëm, në emër të Partisë Demokratike kam depozituar pardje, për të kërkuar sqarim nga kryeministri i vendit, sqarime sa më parë, sqarime shteruese për një qëndrim që tejkalon gafën politike, një qëndrim që tejkalon divergjencat në këndvështrimet e trajtimit të ngjarjes, për një qëndrim i cili rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejtë atë për të cilën për ne si Parti Demokratike dhe shumicën e shqiptarëve përbën Kosova, integriteti dhe sovraniteti i saj.

Thelbi i interpelancës që i kam kërkuar kryeministrit, ka qenë kërkesë për sqarim për një qëndrim dhe deklaratë të pohuar në disa raste nga kryeministri i vendit, ku kërkon që KFOR të marrë nën kontroll pjesën veriore të Mitrovicës. Shqetësues është famti se e njëjta kërkesë, në të njëjtën ditë dhe po ashtu në mënyrë të përsëritur bëhet dhe nga presidenti i Serbisë Vuçiç.

Ka disa arsye se pse Vuçiç e bën këtë kërkesë. Marrja nga ana e KFOR-it nën kontroll e një pjese të territorit të Kosovës sovrane dhe të pavarur, është praktikisht një shpallje e padeklaruar në protektariatin ndërkombëtar. Dhe të gjithë e dimë që është vetëm një hap larg ndarjes së Kosovës. E kuptueshme është pse e bën Vuçiç këtë deklaratë, e pakuptueshme është pse e bën kryeministri Edi Rama këtë kërkesë. Nuk më shqetëson reagimi i institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it përgjigjen, KFOR-ri dhe dje edhe sot për këtë çështje e ka dhënë të plotë. KFOR-i mbetet në zbatim të mandatit të tij, të sigurojë tërësinë territoriale të Kosovës në të gjithë territorin e saj, të mbështes institucionet e Kosovës në të gjithë territorin e saj siç e shtuan dhe sot, sidomos policinë e Kosovës në krye të detyrave të tyre në krejt territorin e Kosovës.

E çuditshme është dhe për këtë unë kam kërkuar sqarim nga kryeministri i vendit në mënyrë sa më të shpejt dhe urgjente motivet se pse Edi Rama në mënyrë të koordinuar me presidentin e Serbisë e nxisin të insistojë tek kjo kërkesë e pazakontë, e pambështetur dhe e refuzuar edhe nga institucionet e Kosovës por dhe organizmat ndërkombëtar. Ky është thelbi që unë doja të kërkoja dhe do vazhdoj të kërkoj nga kryeministri Rama në Parlament. Çudia është se si në mënyrë të koordinuar përfaqësues të dy subjekteve, Rithemelimit drejtuar nga zoti Berisha në Konferencën e Kryetarëve dhe përfaqësues të Edi Ramës, përfaqësues të PS në Konferencën e Kryetarëve bashkëkoordinojnë dhe dakordësojnë wë të rrëzohet mundësia e marrjes në pyetje të kryeministrit shqiptar për këtë çështje ekstremalisht sensitive për Kosovën dhe për interesin Kombëtar të shqiptarëve, patjetër për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Jam njeriu që nga dita e parë në Parlament kam kërkuar dhe insistuar që për Kosovën dhe përballë Serbisë, faktori politik shqiptar duhet të jetë i unifikuar. Jam njeriu i cili në mënyrë insistuese të paktën që nga ngjarja e të dielës së shkuar kam kërkuar që të bëjmë çdo përpjekje për të unifikuar qëndrimin tonë dhe sjelljen tonë karshi Serbisë në mbrojtje të Kosovës. Por ata që dëgjoni, që shahen dhe akuzohen çdo ditë në seanca parlamenti dhe në studio në mënyrë të çuditshme rezultojnë sot në një pikë kaq të ndjeshme, kaq delikate, kaq të rrezikshme për Kosovën, gjejnë mundësinë e bashkëkoordinimit në mbytje të mundësisë që në Parlament ti kërkojet llogari kryeministrit për këtë sjellje të paprecedent. Sido që të jetë, në çdo lloj varianti apo forme Edi Rama, në bashkëpunim apo jo me aleatë të shpallur dhe të pashpallur në parlament apo jashtë tij nuk do ti shpëtojë kësaj llogaridhënieje.

Ai do të përgjigjet dhe do të detyrohet t’i shpjegoj publikut shqiptar, vëllezërve tanë në Kosovë dhe partnerëve ndërkombëtar pse-n e deklaratave dhe qëndrimeve të tija në sintoni të plotë me presidentin e Serbisë Vuçiç dhe në dëm të drejtpërdrejtë dhe në cënim të drejtpërdrejtë të institucioneve të Kosovës, sovranitetit të tyre dhe integritetit territorial të Kosovës. Kësaj Edi Rama nuk do t’i shpëtojë. Sado manovra të arrijnë të kombinojnë me aleatë të shpallur dhe të pashpallur në Konferenca Kryetarësh, në sallën e parlamentit apo jashtë këtyre studiove. Interesi i Kosovës është interes jetik për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Interesi dhe sovraniteti i Kosovës është interesi jetik i Shqipërisë.

Interesi dhe sovraniteti i Kosovës është prioriteti i prioriteteve i Partisë Demokratike dhe gjithë resurset tona do jenë në mbështetje të Kosovës por dhe në denomcimin e çdo lidhje të hapur apo të fshehur të kryeministrit të vendit me segmente të cilat Kosovën e rrezikojnë, me vullnet të cilim Kosovës i cenojnë atë çfarë është më e shenjta sovraniteti dhe pavarësia e saj. Edi Rama këtij debati nuk do t’i iki dot sado që të gjej gjuhë të përbashkët me përfaqësues të Rithemelimit në Konferencën e Kryetarëve. Faleminderit!/m.j

Next Post
Sherr në Tiranë/ Një grup personash rrahin policin dhe shokun e tij

Arrestohet mjeku ligjor në spitalin e Rrëshenit, mori 100 euro ryshfet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In