• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Nënkryetari i LDK: Kurti ndërhyri në zgjedhjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Shqipëria e Kosova po pengojnë njëra-tjetrën

by Java News
05/06/2024 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri komentoi në ‘Studio Live’ në Report Tv aktualitetin politik në Kosovë. Haziri dha disa detaje lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe Danimarkës për t’u transferuar të burgosur nga burgjet e Danimarkës në burgun e Gjilanit.

‘Kjo qeveri ka nënshkruar marrëveshje me Danimarkën e cila do ti jepet me huazim për të burgosuri danez që kanë të bëjnë me vepra penale të rëndë dhe kohëzgjatja do të kalojë në burgun e Gjilanit. Një marrëveshje specifike interesante. Kam qenë kundërshtues sepse ishin shtetas jo danez, të ardhur nga shtete të tjera, që kanë rrëshqitur në kriminalitet.

Kosova do të duhet ti lirojë burgun dhe duhet me u bërë gati për të dënuarit danez në të ardhmen e afërme. Është një qiradhënie, që Kosova do përfitojë 200 milion euro në kuadër të ekonomisë së gjelbër. Jemi i pari që kemi hyrë në marrëdhënie kontraktuale me një shtet të BE-së. Zoti Kurti e arriti brenda javës të kthejë në Kuvend rivotimin dhe me e votuar.’

Nga ana tjetër Haziri nuk sheh paralelizëm të kësaj marrëveshje të Kosovës me atë që ka bërë Shqipëria me Italinë për kampin e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin.

‘Nuk ka paralelizëm me Shqipërinë, kemi të bëjmë me të dënuar,. Në Shqipëri ka të bëjë me refugjat që janë në pritje. Do të jetë një kamp tranzicioni dhe është çështje në kuadër të bashkëpunimeve me Italinë i trajtojnë problemet e përbashkëta dhe Shqipëria tregohet gjeneroze që në vendin e vet të trajtohet sipas ligjeve italiane. Populli ynë që nga 1969 ka qenë azil kërkues në Zvicër.

Statusin e refugjatit e kemi kërkuar në periudha të ndryshme. Kemi ndërtuar familjet tona. Jemi në një pozitë ku mund tu afrojmë të tjerëve strehë të ngrohtë. Sentimenti në Shqipëri dallon shumë, por në Kosovë sa i takon azilkërkuesve jemi vetëm korridor dhe jem munduar me u tregu gjeneroz që kjo rrugë e vështirë e emigracionit të kalojë sa më mirë për ta.’

Nënkryetari i LDK-së sheh një përkeqësim të marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë dhe kjo sipas tij për shkak të Albin Kurtit.

‘Axhenda e bashkëpunimit brenda shqiptarëve duhet ndërtuar binar të pakthyeshëm që ndihmon dhe mbështet axhendat e njëtri-tjetrit. Me e ndihmuar dhe u zhvilluar njëri tjetri jo duke penguar dhe duke ndërhy. Ka pasur histori të ndryshme bashkëpunimi, por si sot nuk ka pasur. Fatkeqësisht kemi arritur me maksimalizu dy shtete në këtë pjesë të Europës dhe duhet kthyer në përparësi të bashkëpunimit. Askush nuk na pengon.

Të flasësh për abetare të përbashkët është e tejkalume, nuk ka më barriera të tilla. Kurti është shkaktar i ndërhyrjes në politika të brendshme jo vetëm në Tiranë, por edhe në Shkup por edhe në Mal të Zi. Në Shkup dëshmoi rezultati diçka tjetër dhe efekti negativ i Kurtit në Shkup është mobilizimi i sllavëve në Maqedoni që e kanë dënuar LSDM- për shkak se sipas tyre u dha hapësirë shqiptarëve në Shkup. Kjo ndërhyrje ka bërë dëm të pariparueshëm. Ky rrezik është permament pasi marrëdhëniet etnike në Maqedoni mund të tensionohen.’

Më tej ai dha edhe një koment lidhur me miratimin e rezolutës për masakrën e Srebrenciës në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

‘Serbia e ka kompleks historik pasi njihen si fitues të luftrave edhe fitues në paqe. Janë revanshist në shpirt. Reagojnë me inate dhe revanshizëm, Vuçiç është përfaqësuesi më i lartë i kësaj politike.’/m.j

Next Post
Anulohen tenderët e ilaçeve me vlerë rreth 100 milionë euro: Ka gabime në dokumentacion

Anulohen tenderët e ilaçeve me vlerë rreth 100 milionë euro: Ka gabime në dokumentacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç: Ushtria serbe duhet të krijojë njësi me dronë sulmues, pres të shpërthejë këtë vit

Vuçiç: Ushtria serbe duhet të krijojë njësi me dronë sulmues, pres të shpërthejë këtë vit

April 15, 2026
Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

April 15, 2026
Zjarri shkrumboi mbi 30 apartamente në Tiranë, katër të arrestuar. Në kërkim ndërtuesi

Zjarri shkrumboi mbi 30 apartamente në Tiranë, katër të arrestuar. Në kërkim ndërtuesi

April 15, 2026
Trump nën rrebeshin e kritikave/ Rënie në sondazhe pas përplasjeve të paprecedenta me Papën

Trump nën rrebeshin e kritikave/ Rënie në sondazhe pas përplasjeve të paprecedenta me Papën

April 15, 2026
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi brenda korrikut të miratojë ndryshimet

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi brenda korrikut të miratojë ndryshimet

April 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 16 prill 2026

April 15, 2026
Trump nuk ndal sulmet kundër Papës i shpall “luftë” edhe Melonit: U shokova prej saj

Trump nuk ndal sulmet kundër Papës i shpall “luftë” edhe Melonit: U shokova prej saj

April 15, 2026
Skema e re e qeverisë, plazhet tashmë me shërbim 24 orë pastrimi

Skema e re e qeverisë, plazhet tashmë me shërbim 24 orë pastrimi

April 15, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën

April 15, 2026
Presidenti Pezeshkian për sulmet amerikano-izraelite: Çfarë justifikimi ka për të shënjestruar civilë dhe fëmijë?

Presidenti Pezeshkian për sulmet amerikano-izraelite: Çfarë justifikimi ka për të shënjestruar civilë dhe fëmijë?

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In