• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënkryetari i demokratëve: 8 janari, njollë e zezë në historinë e PD. Berisha ka marrë selinë, por jo partinë

by Java News
08/01/2024 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko thotë se 8 janari i vitit 2022, do të mbetet një njollë e zezë në historinë e kësaj force politike.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Bejko u shpreh se Sali Berisha ka marrë selinë, por jo Partinë Demokratike.

Sipas Bejkos, Berisha e donte Partinë Demokratike për t’i bërë presion drejtësisë.

“Natyrisht, në historinë e Partisë Demokratike ka për të qenë një njollë e zezë, 8 janari i dy viteve më parë, njësoj si në vendet e pazhvilluara në Afrikë, u zhvillua nje grusht institucional brenda së njëjtës parti, nga ata që pretendojnë se Shqipëria duhet të integrohet në Bashkimin Evropian. Mentalitete të tilla nuk të çojnë drejt Bashkimit Evropian, por të largojnë prej saj. Ishte dhe ka për të mbetur një njollë e zezë në historinë e Partisë Demokratike. Tashmë, në këto kushte kur hallet e mëdha i kanë rënë mbi supe dhe gjendet i izoluar në shtepinë e vet, na e ka dhënë panoramën më të qetë se pse ndodhi ai sulm. E ka pushtuar selinë e Partisë Demokratike. Ka marrë selinë, por partinë nuk e ka marrë dot. Ne kemi thënë dhe koha nuk na ka zhgënjyer, zotit Berisha i duhet Partia Demokratike, sepse kërkon që përmes saj, t’i bënte presion drejtësisë, ta përdorte Partinë Demokratike si një bunker.

E donte Partinë Demokratike sepse ka identifikuar veten e tij me Partinë Demokratike, mendon se Partia Demokratike është ai, që e ka krijuar ai, që nuk është e vërtetë. Partinë Demokratike  e krijuan studentët. Ai e identifikon veten e tij me Partinë Demokratike dhe sipas tij, një parti që nuk mbron dot kryetarin e vet nuk meriton të ekzistojë. Ajo që përfitoi zoti Berisha nga kjo situatë, e pengoi Partinë Demokratike që të konkurrojë si një forcë e madhe dhe na futi në armiqësi”, theksoi ai./m.j

Next Post
Këshilla për ata që u ka mbetur hatri se përmenda gruan e Macroni dhe kanë 30 vite që “zbuluan” bidenë

Pse të gjithë merren me Saliun!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e 123-të e protestës në bulevard, marshim dhe fjalime kundër Qeverisë!

Dita e 123-të e protestës në bulevard, marshim dhe fjalime kundër Qeverisë!

September 30, 2026
Sfidat e sigurisë në Europë, Hita merr pjesë në Hagë me drejtuesit e agjencive ligjzbatuese nga 59 shtete

Sfidat e sigurisë në Europë, Hita merr pjesë në Hagë me drejtuesit e agjencive ligjzbatuese nga 59 shtete

September 30, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Ja çfarë i thashë Ramës pas tërmetit të vitit 2019! Procesi i integrimit nuk është i ngadaltë

Nga përparimi i Shqipërisë drejt BE, te drejtësia dhe reformat! Mesazhet që Ursula von der Leyen i dha Tiranës dhe shqiptarëve

September 30, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Flamingot si dekor

September 30, 2026
Kodi i ri Penal, burg edhe për një shkrim ose koment në “Facebook”?

DRAFTI/ Ja 105 nenet e reja në Kodin e Procedurës Penale, çfarë ndryshon (DOKUMENTI)

September 30, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

September 30, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Trupat amerikane tërhiqen nga Iraku, Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën!

September 30, 2026
Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit

Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Pas fitores me San Marinon, Kombëtarja nis punën për ndeshjen me Finlandën!

Liga e Kombeve/ Pas fitores me San Marinon, Kombëtarja nis punën për ndeshjen me Finlandën!

September 30, 2026
“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë për BE, ajo e reformave

“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë për BE, ajo e reformave

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com