• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nënkomiteti i Tregtisë: Eksportet shqiptare në BE janë trefishuar, hapa pozitivë në përafrimin e legjislacionit

by A R
19/01/2018 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimi i Nënkomitetit të 9-të mbi Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet midis BE-së dhe Shqipërisë u zhvillua më 18 janar në Bruksel. Përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe autoritetet shqiptare diskutuan zhvillimet më të fundit në këto fusha. Takimi u bashkëkryesua nga Georg Ziegler, Zëvendës Shef i Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje dhe Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian dhe Albana Shkurta, Zëvendës Ministre e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë.

Takimi ofroi një mundësi për të vlerësuar progresin e arritur nga Shqipëria gjatë vitit të kaluar, veçanërisht në lidhje me përafrimin e legjislacionit kombëtar me acquis përkatës të BE-së. Përfaqësuesit shqiptarë informuan për arritjet në lidhje me eliminimin e masave me efekt të njëjtë me kufizimet sasiore për të siguruar lëvizjen e lirë të mallrave, masat për të lehtësuar procedurat tatimore dhe zhvillimet më të fundit legjislative në fushën e doganave. Më tej, pala shqiptare ofroi statistika të kohëve të fundit për tregtinë, si dhe informacion lidhur me negociatat në vazhdim mbi marrëveshjet tregtare me vendet e treta, paraqiti një përditësim mbi politikat industriale, duke përfshirë mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) dhe informoi rreth masave për të përmirësuar mjedisin e biznesit në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të Programit të Reformës Ekonomike (ERP). Gjithashtu, ofroi një përditësim mbi iniciativat më të fundit legjislative në fushën e turizmit.

Komisioni e vlerësoi pozitivisht faktin se eksportet shqiptare në BE janë trefishuar dhe vëllimi i përgjithshëm tregtar me BE-në është dyfishuar pas hyrjes në fuqi të pjesës tregtare të MAS-së në dhjetor 2006. Komisioni përshëndeti masat për të përafruar legjislacionin me acquis për lëvizjen e lirë të mallrave dhe veprimet që synojnë reduktimin e evazionit fiskal dhe luftimin e ekonomisë gri. Ai e inkurajoi Shqipërinë që të sigurojë pajisjen e plotë të Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut. Më tej, Komisioni përshëndeti miratimin e Protokollit Shtesë 5 të CEFTA-s dhe pret zbatimin e tij pa probleme. Gjithashtu, Komisioni vërejti me kënaqësi se qeveria shqiptare po krijon një mekanizëm për zbatimin dhe monitorimin e Zonës Ekonomike Rajonale (REA). Në këtë kontekst, Komisioni e inkurajoi Shqipërinë që të angazhohet me partnerët e CEFTA-s për të siguruar që Sekretariati i CEFTA-s është i pajisur plotësisht me një mandat të rishikuar, personel dhe një projekt-buxhet. Sa i përket politikave të industrisë, Komisioni nënvizoi punën e bërë nga pala shqiptare për të stimuluar pjesëmarrjen në programet COSME dhe e ftoi Shqipërinë t’i forcojë përpjekjet e saj për rritjen e thirrjeve për propozime. Për turizmin, Komisioni mirëpriti zhvillimet e legjislacionit përkatës, në veçanti paketën e turizmit dhe i inkurajoi autoritetet shqiptare që të vazhdojnë më tej me miratimin e Strategjisë së Turizmit./a.m.

Next Post
Skandali i CEZ, Hajsek dhe Ivan kërkojnë pushimin e çështjes

Skandali CEZ/ Ndryshon prokurori që do të hetojë dosjen pas rihapjes së hetimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In