• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Neni 52 / Si mund t’i shpëtojnë Vettingut gjyqtarët dhe prokurorët aktualë

by A R
24/08/2016 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Dorëheqja është e vetmja mënyrë që kanë prokurorët dhe gjyqtarët për t’i shpëtuar kontrollit të Vetingut, që do të kalojë në skaner pasuritë, figurën dhe aftësitë e tyre profesionale.

Në rast të refuzimi masiv, janë parashikuar dy rrugë për të plotësuar vendet që mund të mbesin vakant.

Ligji i “Vettingut”, që pas miratimit në Komisionin e Reformës në Drejtësi pret votën finale të seancës plenare, u lë të hapur një mundësi të gjithë atyre prokurorëve e gjyqtarëve që nuk dëshirojnë t’i nënshtrohen kontrollit dhe vlerësimit të trefishtë: pasurisë, figurës dhe aftësisë së tyre profesionale.

Kush mendon se nuk është në gjendje të kalojë këtë kontroll të trefishtë apo për cfarëdo arsye tjetër nuk dëshiron t’i nënshtrohet atij, ka të drejtën të japë dorëheqjen dhe të largohet nga posti që mban.

Neni 52 i ligjit të Vetingut thekson në pikën 1 se “subjekti i rivlersimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të Internetit të këtij institucioni.

Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlersimit”.

Me këtë formulim, drafti duket gati si një lloj amnistie për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar duke u dhënë atyre mundësinë të dalin butë nga skena, por me para në xhep.

Pika 2 e të njëjtin nen shton se “pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlersimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare sipas ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.

Për t’i bërë ballë një vakuumi të mundshëm personeli në rast se refuzimi për t’i nënshtruar Vetingut do të rezultojë masiv, janë parashikuar dy rrugë.

Një është mundësia për t’u rikthyer në detyrë për të gjithë ata që kanë ushtruar më parë profesionin e që kanë minimumi 3 vjet eksperiencë.

Nga ana tjetër, Shkolla e Magjistraturës do të marrë përsipër barrën, duke nxjerrë këtë herë një numër më të lartë ekspertësh./r.a

Next Post
Kukësi triumfon në Superkupën e Shqipërisë, mund Skënderbeun 3-1

Kukësi triumfon në Superkupën e Shqipërisë, mund Skënderbeun 3-1

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In