• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nenet 104 dhe 105 të Kushtetutës dhe zgjedhjet e parakohshme

by Aalison Pearse Stevens
18/07/2016 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Zgjedhjet e parakohshme janë përmendur deri tani nga Edi Rama dhe Ilir Meta si një mundësi në rast se dështon Reforma në Drejtësi që pritet të votohet të enjten në Kuvendin e Shqipërisë. Nenet 104 dhe 105 të Kushtetutës përcaktojnë se si mund të mbërrihet deri te zgjedhjet.

Nga Gjergj Erebara

Shqipëria ka njohur dy raste deri tani të zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, më 1992 dhe 1997, por asnjë rast nuk ka pasur zgjedhje të parakohshme të kryera me kushtetutën aktuale, e cila u miratua në vitin 1998.

Pasi kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë muajve të fundit se Reforma në Drejtësi është parakusht prej tij për koalicionin qeverisës, aleati i tij në qeveri Ilir Meta u shfaq në mënyrë të pazakontë në media këtë të diel për të deklaruar kërkesën për qeveri teknike dhe zgjedhje.

Kushtetuta aktuale në nenet 104 dhe 105 jep dy rrugë që të shpien të zgjedhjet e parakohshme, rrugë që, pavarësisht se janë të qarta, sërish mbeten të patestuara në histori.

Neni 104 i jep të drejtë kryeministrit të kërkojë ndaj vetes mocion besimi në parlament. Mocioni duhet të marrë 71 vota që kryeministri ta quajë veten me maxhorancë. Në rast se kryeministri nuk i merr të 71 votat, ai ka për detyrë të kërkojë brenda 48 orësh shpërndarjen e parlamentit nga presidenti i Republikës. Presidenti duhet ta shpërndajë parlamentin brenda 10 ditësh nga marrja e kërkesës nga kryeministri. Neni i jep Ramës rolin e protagonistit. Ai ka në dorë të shkaktojë zgjedhje të parakohshme nëse dëshiron.

Në rast se reforma dështon të miratohet, Rama ka mundësi të zgjedhë se kur dëshiron të bëjë kërkesën për mocion besimi dhe ka dy rrugë kryesore: ta bëjë kërkesën menjëherë javën e ardhëshme, ose të presë për më vonë.

Neni 105 i Kushtetutës nga ana tjetër i jep rrugë mundësisë që kryeministri të rrëzohet nga pushteti dhe jo thjeshtë të shkaktojë zgjedhje të parakohshme. Ky nen thotë se një e pesta e deputetëve, (28 deputetë), mund të kërkojnë mocion mosbesimi ndaj kryeministrit dhe njëkohësisht të propozojnë një kryeministër të ri. Teorikisht, PD dhe LSI mund ta përdorin këtë nen për të rrëmbyer pushtetin ekzekutiv nga Rama. Praktikisht, shifrat në Kuvend nuk e mbështesin dot idenë e një skenari të tillë dhe nëse ndodh, situata do të jetë veçanërisht e komplikuar. Neni 105 nuk jep mundësi që thjeshtë të rrëzohet kryeministri. Bashkë me rrëzimin e kryeministrit, duhet të emërohet një kryeministër i ri.

Balanca e votave

Pas zgjedhjeve të vitit 2013, Partia Socialiste doli nominalisht me 65 deputetë, PD me 50, LSI me 16, PDIU me 4, PR me 3 dhe PBDNJ e PKDSH me nga 1 deputet. Pas zgjedhjeve ka pasur disa transferime deputetësh nga opozita te maxhoranca, ndërsa efektivisht disa deputetë të PS janë mbështetës të hapur të LSI, si p.sh, Spartak Braho. PDIU, e cila qe në krahun e djathtë më 2013, duket se është e ndarë sot një këmbë majtas dhe një këmbë djathtas. Gjithsesi, një koalicion me bazë PD+LSI që të bëjë 71 vota, do të duhet të marrë deputetë shtesë nga partitë e vogla, gjë që e komplikon shumë skemën e një qeverie pa PS-së. Në këtë rast, koalicioni qeverisës do të jetë i përbërë nga një numër shumë i madh partish e deputetësh gjysmë të pavarur, secili duke bërë llogaritë për zgjedhjet e ardhshme. (Kliko këtu për të parë rezultatet 2013).

Rrjedhimisht, përdorimi i nenit 105 të Kushtetutës ngjan i vështirë dhe gjasat janë që zgjedhjet e parakohshme të kalojnë nga neni 104, pra të shkaktohen nga Partia Socialiste.

Çështje afatesh

Sipas nenit 65 të Kushtetutës, në rast shpërndarjeje të parakohshme të Kuvendit, zgjedhjet duhet të zhvillohen jo më vonë se 45 ditë nga shpërndarja. Sezoni parlamentar aktual përfundon në fund të këtij muaji dhe nëse dëshiron të mos ketë komplikime, Rama duhet të bëjë kërkesën për mocion besimi menjëherë pas ditës së enjte. Sipas kushtetutës, mocioni i besimit i kërkuar prej tij, nuk mund të shqyrtohet më herët se tre ditë nga data e dorëzimit. Në rast se sesioni aktual mbyllet dhe kryeministri nuk e ka bërë ende mocionin e besimit, ai gëzon gjithashtu të drejtën të kërkojë mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit, në bazë të nenit 74 të Kushtetutës, gjë që do të thotë se ai mund të mos presë shtatorin dhe rihapjen e punimeve të Kuvendit për të kërkuar mocion besimi. Por në këtë rast, duhet pasur parasysh se politika shqiptare është e njohur për mungesë respekti për procedura e afate kushtetuese dhe administrimi i kërkesës së kryeministrit për seancë të jashtëzakonshme nga administrata aktuale e Kuvendit mbetet për t’u parë se si do të shkojë.  Në këtë rast, zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen në shtatorin e ardhshëm.

Zgjedhjet e ardhshme janë efektivisht vetëm një vit larg ndërsa zgjedhjet e parakohshme do të duhet të zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e kuvendit aktual. Por palët duket se po bëjnë llogaritë se cila prej tyre do të ketë pushtet dhe sa pushtet do të ketë në rast zgjedhjesh. Veçanërisht, kontrolli i Ministrisë së Brendshme ka rëndësi të madhe për shkak se Ministria e Brendshme duhet të dërgojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve numrat e votuesve në çdo qark, numra që përcaktojnë edhe numrin e deputetëve që do të dalë në çdo qark. Në zgjedhjet e vitit 2013, Partia Demokratike arriti efektivisht të ndalojë pakësimin e numrit të deputetëve në Qarkun e Kukësit nga 4 në 3, dhe rrjedhimisht shtimin e numrit të deputetëve në Qarkun Tiranë nga 32 në 33. Është e gjithëditur se kontrolli i administratës publike në periudhë zgjedhore në Shqipëri ka ndikim të rëndësishëm në rezultatin e zgjedhjeve. Rezultati i zgjedhjeve do të varet shumë edhe nga fakti nëse Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhje në koalicion parazgjedhor me LSI apo pa koalicion. Sistemi aktual zgjedhor favorizon në rezultat koalicionet në krahasim me partitë.

Rreziku për destabilitet

Zgjedhjet aktualisht zhvillohen në bazë të një marrëveshjeje politike mes Ramës dhe Berishës të vitit 2008, marrëveshje që krijoi sistemin zgjedhor proporcional rajonal. Marrëveshja synonte në atë kohë të favorizonte partitë e mëdha dhe të penalizonte partitë e vogla, (konkretisht LSI), por duket se dështoi kur në vitin 2009, PD me aleatët e vet arriti të marrë me vështirësi një shumicë minimale prej 71 deputetësh dhe bëri marrëveshje me LSI për të siguruar një shumicë të mjaftueshme për të qeverisur. Sido që punët shkuan ndryshe, në zgjedhjet e vitit 2013, rreziku qe serioz që zgjedhjet të përfundonin me barazim 70 me 70, ose që njëra palë të arrinte një rezultat shumë të ngushtë, duke e bërë çdo deputet apo një numër të kufizuar deputetësh praktikisht “kingmaker”, d.m.th, një minorancë përcaktuese, që duke lëvizur nga një krah në tjetrin, të përcaktonin edhe maxhorancën parlamentare. Në rast se do të ketë zgjedhje të parakohshme, parlamenti i ardhshëm do të duhet të zgjedhë pranverën e ardhshme një president të ri. Në rast se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, zgjedhja e presidentit të ri nga kuvendi aktual mbetet i vështirë në kushtet e konfliktit të hapur mes PS dhe LSI, pasi efektivisht duhet që së paku dy nga tre partitë e mëdha të bien dakord për të bërë shumicën e thjeshtë që kërkohet për të zgjedhur një president.

Rreziku është që bashkë me krizën për reformën në drejtësi, Shqipëria të përjetojë njëkohësisht krizë të sistemit elektoral gjithashtu.

BIRN

ma.me

Next Post

(FOTO) Të famshëm që çmenden pas fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

February 15, 2026
Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

February 15, 2026
DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

February 15, 2026
VIDEO/ Batuta e Orban për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë në takimin me Trump: A mund ta marr me vete në Hungari?

Përplasjet e diplomacisë në Budapest

February 15, 2026
Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

February 15, 2026
I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

Ku ka “humbur” Lulzim Basha? Fotografia e ministrit rikthehen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

February 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 15, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Domosdoshmëria e rikualifikimit të një dispozite

February 15, 2026
Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

February 15, 2026
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In