• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Nënë Tereza”, një shenjte pa shenjtëri në Shqipëri!

by Java News
19/10/2015 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Histeria kombëtare për të treguar sa më shumë afëri për “Nënë Terezën” ka kohë që është fashitur. Por, në ditët e përkujtimit të saj, sidomos në ditën kombëtare në nder të Shenjtërimit të saj, do ketë gjithnjë ndonjë flakëz që ta kujtojë. Diku ndonjë aktivitet, një emision dhe harruam: mesazhet e paqësisë që përcjellin politikanët, që nuk kanë munguar sërish. Nëse teoritë për ekzistencën e shpirtit dhe mishërimit ekzistojnë, që nga ndonjë formë ekzistencë tjetër, vetë Nënë Tereza duhet të na qeshë.

Pasi ajo vetë e ka parë që në të gjallë këtë vrapim qesharak për t’u identifikuar me të. Për hir të së vërtetës, hipokrizia njihet mirë dhe po ashtu edhe ndarja e një grupi që me sinqeritet i theksojnë vlerat e Nënë Terezës, të cilat janë realisht atribute ndaj Shqipërisë, dhe një pjesë tjetër që e anatemon pa arsye dhe e lë në heshtje, për të mos numëruar edhe një grup që vetëm e ofendon, por që s’janë pjesë e këtij shkrimi.

Ne, shqiptarët, para ’90 i mohuam ardhjen dhe prekjen e atdheut të saj, paçka se shenjtoria e gjallë nuk paraqiste asnjë rrezik për regjimin, madje edhe duke e tallur paq në kërkesat e saj të përkora. Por, të mos harrojmë thirrjet historike dhe përplasjet në Shkodër kundër vendosjes së monumentit të saj në qytet dhe që u konsideruan si fyerje për komunitetin mysliman. Një pjesë u mor duke gërmuar në origjinë dhe u munduam t’i falin dhe një etni tjetër… Ajo, vetë, sikur ta dinte, të gjithën këtë, në kohën e marrjes së Nobel-it do t’i përgjigje një kleriku: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Të kujtosh se janë gjallë zyrtarët, që tashmë janë transformuar në nacionalistë, demokratë e kushedi se çfarë që talleshin me kërkesat e saj për të ardhur në Shqipëri dhe që ia mohuan edhe kur i vdiq e ëma. Aman, dërrmën e vërtetë ia kemi dhënë vërtetë në kohët e fundit. Që nga sheshi, që mban emrin e saj dhe ku sot nuk ekziston as edhe një shtatore modeste e saj. Që nga mosndreqja e pllakatit modest (i shkruar gabim dhe i pandrequr prej vitesh) në shtëpinë në Tiranë ku qëndruan familjarët e saj dhe që nga mungesa e një muzeu modest që ta përkujtonte. Deri më sot është folur për konkurs për monumentin e saj, që nuk është bërë; një muze hipotetik, ideja e të cilit lidhej me hapësirën mes Kolonave; e deri në përpjekjen absurde për t’i sjellë eshtrat në Shqipëri. Për këtë të fundit, autoritetet shqiptare morën përgjigjen e duhur nga autoritetet indiane, sepse do të mjaftonte të kujtoje delegacionin e ndarë në dysh të shqiptarëve në ceremoninë e varrimit të kuptoje se çfarë mund t’i kërkonte Shqipëria, tokës indiane që ajo i fali gjithçka.

Qeveria e re me prirjen e tepruar të dukjes akordoi gati 1 milionë dollarë për vizitën pak orëshe të Papës, por një vend apo një shpallje për monumentin e saj nuk u gjet dhe nuk e gjet. Zgjidhja ‘oportune’ ishte që monumenti i kosovarit Mulliqi, inauguruar prej z.Berisha të shpërngulej nga Rinasi, e vendin t’ia zinte monumenti i Tiranës, realizuar nga Thomaj. Dhe, pretendimi për të hedhur hi sysh: shpejt do t’i gjendet vendi monumentit të saj.

Ndërkohë në Shkup ka filluar ndërtimi i monumentit të Nënë Terezës, që do të kushtojë 5.6 milionë euro, në sheshin kryesor “Maqedonia” në një hapësirë prej 621 metër katror. Kurse në Sarajevë është vendosur shtatorja e bronxtë 2 metra e lartë, që e ka të shkruar “Nënë Tereza” në të tre gjuhët, boshnjakisht, shqip dhe anglisht, si dhe emri i saj i origjinës shqiptare Anjezë Gonxhe Bojaxhiu.

Për ta mbyllur, figura e Nënë Terezës është bërë kitsch-i në Shqipëri. Ajo është përdorur dhe përflitet aq shumë, saqë menjëherë të duket vetja se edhe ti i je nënshtruar një qerthulli të vetë kitsch-i.  Kanë dalë aq shumë personazhe hipotetike që e kanë ndihmuar, që ajo u ka folur në intimitet (vetëm atyre), që kanë qëndruar duke ua dëgjuar fjalën apo duke u besuar fjalitë e saj, saqë të kujton historinë e zakonshme kombëtare me atë që u bëjmë figurave. I lavdërojmë, i ngremë në piedestale dhe pastaj i shpërdorojmë. Megjithatë, në të gjithë argumentet, Nënë Tereza ka bërë për Shqipërinë shumë më tepër nga çfarë Shqipëria bëri për të. Edhe vetëm ajo fjali, që tha se jam me gjak shqiptar, na bën që të kemi një përmasë më tepër humane në botë. Dhe, më e mira ishte ta linim të qetë. Edhe pse shenjtëria e Nënë Terezës ka rënë në Shqipëri ende pa u konsakruar, siç ndodh me shumë gjëra që ne i marrim me teatralitetin tonë gjenetik.

Next Post

Januzaj kundër Shqipërisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detajet e arrestimit! Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

Detajet e arrestimit! Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

August 26, 2026
Lojërat Mesdhetare, Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

Lojërat Mesdhetare, Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

August 26, 2026
Shqipëria eksporton 991 GWh energji në 3 muaj, rritet prodhimi nga hidrocentralet dhe burimet e rinovueshme

Shqipëria eksporton 991 GWh energji në 3 muaj, rritet prodhimi nga hidrocentralet dhe burimet e rinovueshme

August 26, 2026

Fitojmë më shumë se humbasim nga euro rekord e ulët?

August 26, 2026
I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga Uljan Shpataraku

I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga Uljan Shpataraku

August 26, 2026
Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

August 26, 2026
KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

August 26, 2026
Aktori i famshëm anglez ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare

Aktori i famshëm anglez ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare

August 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kryengritje e drejtësisë “së re” kundër shtetit për pagat e veta

August 26, 2026
Zyrtare/ Kristjan Asllani largohet nga Interi, mesfushori i Kombëtares nis aventurën e re si ‘sheik’ në Emiratet Arabe!

Zyrtare/ Kristjan Asllani largohet nga Interi, mesfushori i Kombëtares nis aventurën e re si ‘sheik’ në Emiratet Arabe!

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com