• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nënë Tereza dhe kriminelët shqiptarë!

by
19/12/2015 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Dekreti i Papa Franceskut, që i hap rrugën shenjtërimit të Nënë Terezës dhe votimi i ligjit që do të dekriminalizojë politikën dhe institucionet publike, ndodhën në të njëjtën ditë. Të enjten e 17 dhjetorit shqiptarët u bekuan me dy vendime, edhe pse të vonuara dhe jo për fajin e tyre, që mundësojnë lartësimin e imazhit të vendit brenda dhe jashtë kufijve. Rastësia e miratimit në të njëjtën ditë është një simbolikë e veçantë e mënyrës sesi hyjnoren dhe mëkatin e ndan një fije e padukshme vullneti, që kur pengmerret nga segmente të inkriminuara të politikës rrezikon të mbulojë me turp edhe atë pjesë të shoqërisë që meriton të identifikohet me Nënë Terezën.

Lajmi i shenjtërimit në shtator të vitit të ardhshëm të bamirëses, është i shumëpritur dhe pa dyshim më i miri që shqiptarët kanë patur fatin të përjetojnë në 103 vitet e ekzistencës së tyre. Ndërsa mrekullia e dytë, ajo në parlament, me deputetët me imazhin më problematik të historisë së Shqipërisë, e mundësuar me ‘forcën e kartonit ndërkombëtar’, që si për t’i thënë gjithë shqiptarëve se kanë një shpresë edhe përgjatë mjegullës së humbjes së shpresës, duhet të kalojë nëpër provën e vështirë të largimit të të inkriminuarëve nga çdo pozicion publik për t’u quajtur si e përmbushur. Miratimi i ligjit, edhe pse në mënyrë konsensuale nga partitë që vetë i kanë futur kriminelët në institucione, ngjan më shumë me një detyrë shtëpie, pasojat e së cilës nuk janë vetëm për të ‘kaluar radhën’.

Shanset janë që viti 2016 të shndërrohet në vitin e shqiptarëve të ndershëm që e shohin respektimin e ligjit dhe të së drejtës si një mënyrë jetese. Kjo do të ndodhë vetëm në rast se pjesa e shëndetshme e shoqërisë do të gjejë forcë të mposhtë djajtë e korruptimit që e kanë dominuar në rrugëtimin thuajse demokratik të Shqipërisë së pas rrëzimit të diktaturës. Është një betejë që nuk mbaron me ligjin e dekriminalizimit dhe as fillon me largimin e disa prej të inkriminuarëve që kanë marrë votëbesimin e militantëve për të drejtuar struktura të rëndësishme partiake ose publike.

Ikja e emrave të përveçëm, edhe pse e vonuar por e shumëdëshiruar, nuk është suksesi final i një proçesi spastrimi që duhet të kalojë shoqëria shqiptare, e cila e ka humbur rrugën gjatë përpjekjeve për t’u bërë europiane. Ikja e tyre është një sukses i vogël, por gjetja e forcës për të krijuar një model të ri vlerash, bazuar pse jo në modelin e Nënë Terezës, është sfida e radhës e shoqërisë sonë Nuk ka asgjë europiane në nivelin skandaloz të korrupsionit dhe të deformimit të drejtësisë në këtë vend. Sikundër nuk ka shumë europianë që mund të krenohen me një shqiptare të rrallë si gruaja më e njohur në botë, shtatshkurtra me zemër të madhe Nënë Tereza.

E vërteta është se shqiptarët duhet ta ndajnë mendjen se me cilin model duan ta ndërtojnë dekadën e re të shtetit të tyre. Nëse do të vazhdojnë të qëndrojnë në hijen dhe presionit e botës së krimit që po i rraskapit ditë e më shumë në batakun e vrasjes së ëndrrave për një jetë më të mirë dhe në dritëshkurtësinë e ndërtimit të një të ardhmeje në vendin e tyre,  apo të nisin rrugën e vështirë dhe të mundimshme të respektit ndaj institucioneve, të cilat nuk janë pronë të partive politike, por të të gjithë shoqërisë.

Deri më sot, Nënë Tereza ka qenë e vetmuar në altarin e shenjtë të së mirës dhe lavdi Zotit, një grua si ajo, që sakrifikoi jetën e saj në ndihmë të të varfërve dhe të pamundurve, ka lindur në tokat ku jetojnë shqiptarë. Ata që duhet të lirojnë hapësirat publike dhe të vazhdojnë jetën e tyre me babëzinë e korruptimit fizik dhe moral, nuk duhet të kenë më asnjë mundësi t’i detyrojnë shqiptarët e tjerë ta konsiderojnë fatkeqësi qëndrimin në këtë vend.

Next Post

Skandalet e vitit 2015? Veshja e Bleonës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In