• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 26, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënë Pashakoja e Dritëroit dhe Rako Hodaj e Kurveleshit…

Kristo Mërtiri by Kristo Mërtiri
08/03/2023 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy muaj para se të më rrëmbenin me dhunë e pabesisht nga mesi i vitit të tretë në pedagogjiken e dashur “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër (duke më dërguar 3 vjet ushtar këmbësorie bashkë me Xhafon e urtë nga Buzi, 2 vjet), në konvikt lexuam një reportazh të bukur të Dritëroit për Nënë Pashakon e Pirgut të Korçës.

Nga Kristo Mërtiri

Disa copëza meditimi e dialogu i mësuam përmendësh. Nuk ishte as novelë e as roman. Shoku im më i afërt, Bashkimi nga Zhapokika, dëgjonte dhe më pyeste çiltër: -Hë, vëlla, do botosh ndonjëherë shkrime si ky, në gazetën “Pararoja” a gjetkë? Ky është gazetar i vërtetë, na rrëqethi të gjithëve. Ty të mbeti blloku me vjersha në xhep” …Vërsnikëve të mi pedagogjikas, nuk po u hynin hiç në sy ca shkrime informative të vogla në shtypin lokal dhe në faqen “Vullnetari” të aksioneve kombëtare në “Zërin e Rinisë”.

Por Nënë Pashakoja që i fali Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e Atdheut 3 djemtë e saj (Tafili, Mehdiu e Dajlani) dhe mbeti me Naimin, djalin e katërt ulok nga torturat e fashistëve italianë, nuk iu dorëzua dhimbjes së madhe pa anë e fund. Figura e saj u bë shumë e dashur brenda e jashtë Shqipërisë, sidomos pas filmit artistik të mirënjohur “Yjet e netëve të gjata”, film që do të shikohet e nderohet në breza edhe nga interpretimi mjeshtëror i Tinka Kurtit. Ndërsa pena e Dritëroit e kish gdhendur bukur portretin e saj të ndritur. Realizëm drithërues e frymëzues. Pa lajka e lule artificiale. Pa patetizma e thirrje luftarake të çjerra.

Përndryshe nuk do të bëhej figurë e adhuruar për publikun e gjerë. Ja një episod fare pak i njohur nga të vjetrit e të rinjtë, te shtëpia e shkrimtarit të madh që sot po bëhet muze : -Uaa, Guri! Dritëro, hajde shpejt, ka ardhur Nënë Pashakoja!, -thirri Sadija, kur hapi derën dhe pa një djalë të ri që mbante në duar një grusht plakë thatime, veshur korb në të zeza e që kish lënë pas të tetëdhjetat. -S’donte që s’donte të kthehej në Korçë pa të takuar. Kushedi kur e shoh Ndritëronë, më tha, e dua ta takoj tani… U ulën të dy në kolltuk e nisën një kuvendim të paharruar. Ndoshta i fundit. Dritëroi i shërbente vetë, pa pritur Sadijen.

Që nga uji, kafeja dhe gota e rakisë. Nuk i lëshoi duart e vockla të saj nga duart e tij. “Mori një jastëk dhe ia vuri në shpinë,-rrëfejnë Xhuli e Artani.- I qëroi edhe një mollë. Xhexheja (nënë Hatixheja e Dritëroit) sikur po bëhej xheloze. Ajo plakë nga Pirgu nuk po komunikonte me të tjerët. Sy më sy, vetëm me Dritëronë. Kaluan mbi 2 orë kështu. “U çmalla o Ndriti, u çmalla, se kushedi kur do të të shoh”, i tha pak para se të ngriheshin për udhë. Guri nxitoi ta merrte hopa, por Dritëroi nuk e la.

E mori vetë Pashakon në duar dhe zbritën 3 katet e pallatit pa ashensor. Pashakoja qafoste poetin dhe mbështeste kokën mbi supin e tij . Kur u ngjitën, Xhexheja që po pëlciste nga marazi, tha: – C’ishte kjo plakë kështu, pse del nga shtëpia apo që ta marrin të tjerët hopa në duar…Mirëpo, pa mbaruar fjalën, Dritëroi u skuq e foli jo pa acarim: – Ajo është Nënë Pashako Selmani, xhexhee, dëgjon, ajo që i ka dhënë Luftës 3 djemtë e saj dhe tjetrin e ka të paralizuar nga torturat. Asnjë nënë tjetër nuk ka pasur dhimbjen e saj. Duhet t’i përulemi të gjithë… I kujtuam këto pardje, në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ditë që simbolizon e nderon gjithë përpjekjet botërore për barazi, paqe, drejtësi, emancipim kulturor, ekonomik, social etj.

Përpjekje me rrënjët te Liria e fituar me aq gjak e sakrifica për themelet e Atdheut nga “lule djemtë e nënave”, që falën jetën në lule të jetës ! Përjetësisht populli do u flasë me përgjërim e mall : -”Ngrihi Dëshmorë një cikë!” apo “O trima, ç’është kështu/ Vitet tutje, ju tëhu !”…Këto vargje shumë të mirënjohura, i mërmërin shpesh miku im i mencur, Eqber Skëndaj, që hyri në “moshën e bardhë” mbi një çerek shekulli më parë. Botoi edhe libra e monografi historike. Por një “peng” e ka munduar në vite. Prandaj nuk harron të tregojë e të ritregojë shpesh për nënëmadhen Rako Hodaj nga Nivica e Kurveleshit me derte, motër e 4 vëllezërve. Në fund nxjerr një foto portret të asaj gruaje labe me kontribute jo të vogla në Luftë e në Punë.

Foto me ballin e vrenjtur plot tallaze dhe me vështrimin e thellë shpues, si Këndrevica me retë mbi kokë. E ruan si relike të çmuar Eqberi. Siç ruan kujtime të pamediatizuara ende. Që nga babai i saj Hadër Beqaj(Mevlani) e deri te bashkëshorti Fuat Hodaj nga Rexhini. Hadëri iku shpejt nga kjo botë jallane dhe “prehet në dheun e bregut më të bukur që ndan e bashkon dy fshatrat Nivicë e Rexhin”. Po kështu për bilbilin e Labërisë, Mustafa Matohiti, që nuk la kasolle e shtëpi pa hyrë e kuvenduar këmbëkryq për luftën kundër okupatorëve e sahanlëpirësve të tyre. Por nënëmadhja Rako, do të jetonte e shërbente në një familje me 18 vetë!

Dhe bashkë me Hatikën do ndihmonin edhe Çetën Partizane (nga të parat në Shqipëri) me ushqime e veshje, deri në qershor 1942 kur u çlirua Krahina. Mirëpo, hakmarrja e pushtetit fashisto-kolaboracionist nuk do vononte mbi Rexhinin e lidhur si mishi me kockën me fatet e Atdheut të zhuritur. Kur lulet dhe zogjtë e Prillit 1943 nuk po çelnin e as po ktheheshin me këngë, fshatin e mbyti papritur një kujë e gjëmë jo e vogël. Fashistët dhe kallauzët e tyre të poshtër kapën e lidhën me tela 14 djem e burra dhe i pushkatuan menjëherë pa gjyq. Gjaku i ngrohtë lumë. Dridhej guri, bari e druri. Nga këta, 5 ishin djem të vetëm! U shuan e u mbyllën 5 dyer jo dosido. Dhe fshati digjej e derdhte tymin e zi mizorisht nëpër qiellin e grisur të prillit.

Rakua e Hodajve mblodhi shoqet në pasdite vonë, lidhën fort mandilet e sterrosura në kokë dhe u nisën për te vendi i gjëmës. Asnjë burrë i pranishëm. Përmes lotëve, vajit e kujës ulërimë labe, i morën të vrarët mbi supe dhe i përcollën në një varrezë të gjithë… Pastaj morën pleqtë e fëmijët dhe i çuan në pyllin e Llufës në malin Kërbus. Pas ca ditësh e lajmërojnë të paraqitej në Shtabin e Zonës së Parë Operative, në Kuç. Ishte përzgjedhur e caktuar me detyrën e Përgjegjëses së Grave Antifashiste të Krahinës! Besim e vlerësim i madh. Kunata iu bë krah i fortë në punët e shtëpisë.

Bashkë me gratë dhe motrat e të rënëve, me Hatixhenë, Sefon, Metushen, Hatikën, Lejmonen, Hatijen nga Gusmari e të tjera nga Nivica, Progonati, Kuci. Partizanët duhej të furnizoheshin jo vetëm me ushqime e veshje, por edhe me municion. -Duke ecur për në Delvinë me municione, Rakua përfytyronte plot mall e ankth edhe takimin zemërpërvëluar me vëllain, Ganiun, që ishte në batalionin e Camërisë,-na rrëfen Eqberi i emocionuar. -Por nuk u poqën dot… Duhej zbatuar urdhri për t’u nisur në Frashër të Përmetit, pranë batalionit të Birce Sinematit (pseudonimin e tij “Gëzimi” e mban sot ish kolegu yt, nipi i Dëshmorit, komentator sportiv i njohur!).

Në hyrje të sallës së Kongresit Historik është shkrepur një fotot e rrallë e tij, 79 vite më parë… Ishte dashuruar marrëzisht me një partizane, vajzë çamë. Ceremoninë zyrtare e lanë për Pasçlirimit. Por… Birçja u vra në bjeshkët e Tropojës! Kohë më parë, të adhuruarën e tij e gjeta të martuar në Lushnje. Nuk e kam thënë kurrë publikisht. Nuk fliste, por vetëm derdhte lot dashurie të pamatë. Një ngashërim që nuk e tregoj dot me fjalë sot e kësaj dite… Gjurmët e Rakos së Hodajve me shoqe, i gjen edhe në Mallakastër. Por edhe brigjeve të Vjosës së egërsuar. Dimra Lufte. Erdhën pushtues të tjerë, nazistët gjermanë. Iu plagos rëndë Fuati, bashkëshorti. Nipi e djali (Bocua e Halili) e çuan në spitalin partizan të Kuçit.

Por Rakos gjëmat nuk iu ndanë: Ia vranë dy vëllezër, Ganiun si komandant Batalioni në Brigadën e 7 Sulmuese dhe poeti Ali në burgun e Selanikut. Vetëm zemra e motrës e di mirë dhimbjen njerëzore sa një mal…6 vite pas Çlirimit, gjatë një nate pa hënë në malin e Këndrevicës, ra një “rrufe” që do të hapte plagë të pamerituar gjer në trokitjen e Pluralizmit: Dy burra – maska e të armatosur i vjedhin trastën me bukë e djathë në stane. Dhe ikën si nata. Kur ra dita, Fuati informoi në zyrat e pushtetit. Por…i hodhën prangat, se hijet e zeza paskan qenë “diversantë”. U dënua edhe me 4 vite “punë korrektonjëse” në Kriporen e Vlorës (?). Hall mbi halle. Shpirti i “nënëmadhes Rako” digjej për Lirinë e Njerinë ! Fatin nuk e ka në dorë askush. Vite më vonë, djali Halil do të binte në krye të detyrës, Dëshmor i Atdheut. 44 vjeç! La 2 fëmijë të mitur… Minifurra e ngritur në avlli, jo gjithmonë i ngopte me bukë 15 frymë”.

Dhe gur të kishte qenë, do ish thyer nga fatkeqësitë rrokullimë”, thotë duke dihatur thellë, Eqberi. Ndërsa plagë mbi plagët, gjatë fillimviteve ’70 të shekullit që shkoi, në dyqanin e mishit në Tepelenë arrestohet Fadili, i biri i Rakos hallemadhe. Këtë episod të hidhur e kam përjetuar keq vetë, bashkë me babanë. Pyetja e vetme që ngulte e shkulte një drejtues dallkauk i rrethit, ishte tragjikomike: Përse vijnë në dyqan paçe pa kokë dhe kokë pa paçe?!… Vjershat e vëlla Veliut të talentuar, shok klase i ngushtë me Xh. Spahiun, nuk u dukën më në shtypin letrar !

Por në Pluralizëm djemtë e Rakos populli i zgjodhi për 3 legjislatura në krye të Komunës së Kurveleshit. Me faqe të bardhë. Poeti i ëmbël Veli i tha Vdekjes të presë…”Sa t’i gjejë vjershës dhe vargun e fundit/ Ti mjekojë krahun e thyer një pëllumbi…Sa të korr jonxhë me draprin e hënës/ Të qaj në heshtje mbi varrin e Nënës…/ Le të presë Vdekja edhe një shekull/ Vërtet (s’)qënkam gjallë, vërtet (s’) paskam vdekur ?!…”. Nuk thonë kot të mençurit nëpër Labëri: Po s’deshe të vritesh në luftë, mëso të luftosh në paqe! Sepse historikisht, trimi nderon trimin, i mençuri të menccurin dhe i ligu të ligun…

Next Post
Eksodi anglez/ Popullsia pakësohet me 36 mijë vetë, rënie masive mes të rinjve

Eksodi anglez/ Popullsia pakësohet me 36 mijë vetë, rënie masive mes të rinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

FOTOT/ Kurti publikon në detaje arsenalin e armëve të sekuestruara: Serbia, përgjegjësi për sponsorizimin e terrorizmit

FOTOT/ Kurti publikon në detaje arsenalin e armëve të sekuestruara: Serbia, përgjegjësi për sponsorizimin e terrorizmit

September 25, 2023
Vrasja e policit në Veri, Shehi: Ngjarja më e rëndë në Kosovë që nga koha e luftës. Është vetëm fillimi, sot sollën 30 vetë, nesër mund të sjellin 300

Vrasja e policit në Veri, Shehi: Ngjarja më e rëndë në Kosovë që nga koha e luftës. Është vetëm fillimi, sot sollën 30 vetë, nesër mund të sjellin 300

September 25, 2023
Horoskopi javor nga Paolo Fox: Shenja që do të mbetet “trokë”

Horoskopi i datës 26 shtator 2023 nga Christine Haas

September 25, 2023
“Zonjë ndaloi këta ose ika”/ Ngjela “përplaset” me të ftuarit në studio dhe i bën lëmsh: Unë bëj monolog, jo dialog

“Zonjë ndaloi këta ose ika”/ Ngjela “përplaset” me të ftuarit në studio dhe i bën lëmsh: Unë bëj monolog, jo dialog

September 25, 2023
Ekzekutimi i policit në Kosovë, deputeti i PD: Agresion ushtarak, synohej ankesimi i pjesës veriore të Mitrovicës

Ekzekutimi i policit në Kosovë, deputeti i PD: Agresion ushtarak, synohej ankesimi i pjesës veriore të Mitrovicës

September 25, 2023
VIDEO/ Ky është momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës. Ja sa terroristë shpëtuan

VIDEO/ Ky është momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës. Ja sa terroristë shpëtuan

September 25, 2023
Ish ministri i Berishës sulmon SHBA, BE e Britaninë: Ndërkombëtarët ndjenja faji ndaj Serbisë, vetëm Gjermania ka qëndrim të mirë

Ish ministri i Berishës sulmon SHBA, BE e Britaninë: Ndërkombëtarët ndjenja faji ndaj Serbisë, vetëm Gjermania ka qëndrim të mirë

September 25, 2023
VIDEO/ Rrahje mes vajzave të mitura me grushte dhe shqelma. Prokuroria fillon hetimin penal

VIDEO/ Rrahje mes vajzave të mitura me grushte dhe shqelma. Prokuroria fillon hetimin penal

September 25, 2023
Liderët e BE: Kosovë-Serbi të zbatojnë marrëveshjen, drejt normalizimit të raporteve, ndryshe do ketë pasoja

Britanikja ‘The Guardian’: Kurti me gabime, Vuçiç i përkëdhelur, ndërsa Borrell ka dështuar plotësisht

September 25, 2023
Tensionet në Kosovë pas vrasjes së policit/ Ngjela: Do gjenden 50-60 të vrarë në ferra. Lajçak, Borrell dhe Escobar të thyejnë qafën, po…!

Tensionet në Kosovë pas vrasjes së policit/ Ngjela: Do gjenden 50-60 të vrarë në ferra. Lajçak, Borrell dhe Escobar të thyejnë qafën, po…!

September 25, 2023
Kategoritë që përjashtohen/ Si do të llogaritet taksimi për pronat e dhuruara

Kategoritë që përjashtohen/ Si do të llogaritet taksimi për pronat e dhuruara

September 25, 2023
Lista serbe/ Sulmi terrorist në Veri nga grupi serb, mediat boshnjake: Është plagosur edhe Millan Radoiçiç

Lista serbe/ Sulmi terrorist në Veri nga grupi serb, mediat boshnjake: Është plagosur edhe Millan Radoiçiç

September 25, 2023
Vrasja e policit në Veri, Vangjeli: Krahas të drejtës, Kosova tregoi një akt të pashembullt force

Vrasja e policit në Veri, Vangjeli: Krahas të drejtës, Kosova tregoi një akt të pashembullt force

September 25, 2023
Deputeti i PS: 10 vite më parë korrupsioni ishte i përgjakshëm, vrau njerëz në Gërdec dhe më 21 janar në bulevard

Tragjedia Gërdecit, Koçi: Drejtësia e re të guxojë, të thërrasë edhe Sali Berishën dëshmitar. S’është tabu të hetohet në SPAK

September 25, 2023
Abazoviç akuzon Serbinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Dënoj fuqishëm dhunën dhe vrasjet

Abazoviç akuzon Serbinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Dënoj fuqishëm dhunën dhe vrasjet

September 25, 2023
Ambasadori i Ukrainës në OKB: Shqipëria shumë e fortë, e shijuam si Rama e trajtoi Nebenzya-n që dridhej

Ambasadori i Ukrainës në OKB: Shqipëria shumë e fortë, e shijuam si Rama e trajtoi Nebenzya-n që dridhej

September 25, 2023
“Po përgatiten bishta lopate dhe…”/ Çupi për 3 marsin: Berisha është përgatitur për demonstratë të dhunshme

Vazhdoni zotërinj, drejt e në ferr

September 25, 2023
Ja pse “non grata” e SHBA-ve dhe Anglisë për Berishën erdhi vetëm tani

Kukësi, ja pse në më pak se 4 muaj Berisha përgjysmoi mbështetësit e tij

September 25, 2023
Emri/ Vuante dënimin në burgun e Beratit, i burgosuri ndërron jetë gjatë operacionit në Sanatoriumin e Tiranës

Emri/ Vuante dënimin në burgun e Beratit, i burgosuri ndërron jetë gjatë operacionit në Sanatoriumin e Tiranës

September 25, 2023
Gazeta gjermane “Die Welt”: Perëndimi tepër i butë ndaj Vuçiçit. Lajçaku ka dështuar dhe duhej shkarkuar me kohë

Gazeta gjermane “Die Welt”: Perëndimi tepër i butë ndaj Vuçiçit. Lajçaku ka dështuar dhe duhej shkarkuar me kohë

September 25, 2023
JavaNews

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: ja*********@gm***.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com