• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nënë heroinë/ Sakrifica e jashtëzakonshme, për të shpëtuar fëmijët e saj humbi të dyja këmbët

by Java News
27/08/2020 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithmonë thonë që nuk mund ta dini kurrë se çfarë jeni në gjendje të bëni derisa detyroheni për ta zbuluar në një moment të caktuar.

Stephanie Decker zbuloi se sa e fortë dhe e fuqishme ishte kur bëri një sakrificë të jashtëzakonshme për të shpëtuar fëmijët e saj gjatë një tornadoje, e cila i mori të dyja këmbët, raporton “Goalcast”.

Kur u shfaqën shenjat e para të stuhisë, Stephanie mendoi se qëndrimi në vend do të ishte plani më i mirë.

“Pash lart dhe vura re trampolinën tonë që ishte shkulur nga toka dhe po fluturonte nëpër oborr“,- tha ajo. “Atëherë e gjithë shtëpia filloi të tundej. Unë u tmerrova në atë moment dhe njëra prej dritareve shpërtheu. ”

“Supozova se isha e sigurt, pastaj dëgjova zhurmën e stuhisë që ngjante me atë të një treni. E dija se po vinte,”- kujtoi ajo. “Dhe zhurma ishte kaq e lartë sa e dija që duhej të bëja diçka ndryshe. E dija se qëndrimi në vend nuk do të bënte punë.”

Ajo vrapoi në bodrumin e shtëpisë me djalin e saj Dominic, 8 vjeç dhe me vajzën Reese. Por më pas, shtëpia filloi të shpërbëhej dhe asaj nuk i mbeti asgjë tjetër përveç trupit të vet për t’i mbrojtur ata.

Vajza ime tha, “Mami, nuk më pëlqen kjo“, dhe i thashë, “Unë e di zemër.”

Unë mund të shihja erën.

“Nuk e prisja,”- tha ajo. “Asnjëherë, kurrë nuk kam menduar ndonjëherë se shtëpia ime do të hidhej në erë”.

Ndërsa mbrojti dy fëmijët e saj, Stephanie u godit keq, pasi u shtyp nën rrënoja. Të dyja këmbët i ishin prerë. Ajo gjithashtu po vuante, sepse njëra mushkëri i ishte shpuar. Pjesa më e pabesueshme? Ajo e dinte që mund ta shpëtonte veten, dhe zgjodhi të mos e bënte.

“Mund ta shihja çdo gjë në lëvizje të ngadaltë,”- tha ajo. “Unë u mbulova me tulla dhe gurë. Unë mund t’i lija fëmijët të shkonin, t’i largoja gjërat nga trupi dhe të largohesha nga trarët. Zgjodha ta lija traun të binte mbi mua në vend që t’i lija fëmijët e mi.

“Kolona po vinte drejt kokës së vajzës time,”- vazhdoi Stephanie. “Tani që mund të lëvizja vetëm pjesën e sipërme të trupit, nuk mund t’i mbuloja dot, kështu që po rrotullohesha sa para-mbrapa  duke marrë barrën e rrënojave që fluturonin. Lëviza trupin dhe kolona më theu tetë brinjë dhe më shpoi mushkërinë. “

“E dija se këmba ime vështirë të ishte në vend ose me shumë mundësi ishte shkëputur. Nuk e dija cila, por e dija se ishte keq. Nëse nuk do të merrja ndihmë së shpejti, do të humbja shumë gjak.”

Njëra këmbë u nda pak poshtë gjurit, dhe tjetra ishte pak sipër saj. Gjatë gjithë kësaj, Stephanie qëndroi e vetëdijshme.

“Më kujtohet gjithçka”, tha ajo. “Kam qëndruar e vetëdijshme gjatë gjithë kohës. Nuk mund ta përballoja. Ata kishin nevojë për mua. Ata duhej të më kishin pranë, prandaj më duhej të kuptoja se çfarë të bëja. Dhe djali im është një hero. Ai shkoi për të kërkuar ndihmë. “

Falë veprimeve të saj tepër heroike, të dy fëmijët ishin mirë. Dhe sapo djali i saj e kuptoi që nëna e tij ishte lënduar, u zvarrit dhe vrapoi drejt shtëpisë së një fqinji.

“Pasi Dominic u largua, kuptova që nuk mund të dilja nga rrënojat, sepse isha prerë”.

Ndihma erdhi së shpejti dhe Stephanie u dërgua në spital. Shtëpia ishte e shkatërruar, por familja mbeti e paprekur, dhe kjo ishte përfundimisht gjëja më e rëndësishme.

Duke folur me njerëzit, Stephanie zbuloi se ajo nuk ishte penduar që zgjodhi për të shpëtuar fëmijët e saj në vend të vetes. Në fakt, ajo do ta bënte atë përsëri.

“Unë as nuk e mendoj dy herë këtë. Nuk do ta ndryshoja atë për një milion dollarë. Gjërat ndodhin për një arsye. Ishte koha ime për të vepruar”.

Dhe një vit pas tornados së tmerrshme, Stephanie ngriti fondacionin “Stephanie Decker”, i cili ndihmon fëmijët që kanë humbur gjymtyrët të ndjekin kampe lokale sportive.

Ajo gjithashtu vrapon me protezat e saj të reja, dhe një ditë, dëshiron të jetë në “Dancing With the Stars”.

“E dua të pamundurën. Kjo është vlera ime”,- tha ajo.

Stephanie bëri atë që do të kishin bërë shumica e nënave ose e prindërve, por ajo nuk e lejoi që situata e re të ndikonte në jetën e saj përgjithmonë. Për të, shpëtimi i fëmijëve ishte një dhuratë. Por ajo me të cilën u përball pasi mbijetoi, ishte prova e vërtetë.

Stephanie vendosi ta jetonte jetën në maksimum. Kjo është diçka që të gjithë mund ta zbatojmë në jetën tonë. Mbijetesa është një hap, ajo që vjen më pas është edhe një histori tjetër heroizmi.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ I frikësohet pandemisë, Oriola Marashi bën testin e COVID dhe publikon rezultatin

FOTO/ I frikësohet pandemisë, Oriola Marashi bën testin e COVID dhe publikon rezultatin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluks në dalje në portin e Durrësit, mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

August 25, 2026
Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Kadastra publikon udhëzimin: Dokumentet e nevojshme dhe procedurat për regjistrimin e AMTP

August 25, 2026
Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

August 25, 2026
Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

August 25, 2026
“Vendet kandidate nën sulm”, Marta Kos paralajmëron hartimin e një strategjie për t’i mbrojtur nga ndikimi i jashtëm

Kos hap rrugën e re për zgjerimin e BE, integrim gradual dhe reforma për t’i dhënë fund bllokimit

August 25, 2026
Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

August 25, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Braçe pas takimit në Pogradec: Socialistët nuk duhet të votojnë një njoftim si kandidat për Bashkinë e Tiranës

August 25, 2026
Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

August 25, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në 24 orë, 3 ende aktive dhe 6 nën mbikëqyrje

August 25, 2026
Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com