Një ekspert shpëtimi ka zbuluar se mbetjet e gjetura në kërkimin e nëndetëses “Titan” ishin pjesë të nëndetëses, duke nënkuptuar se kjo e fundit mund të jetë shkatërruar në ujërat e Oqeanit Atlantik.
David Mearns, i cili është mik me dy nga pasagjerët në bordin e Titanit, u shpreh se mbetjet që janë gjetur janë pjesët e poshtme dhe të sipërme të nëndetëses që u shpall e humbur me 5 persona në bord.
Mearns ka zbuluar për Sky News se ai njeh miliarderin britanik Hamish Harding dhe nën-pilotin francez Paul-Henri Nargeolet, të cilët janë pjesë e ekuipazhit që ka humbur gjurmët prej ditësh./m.j