• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nëna tentoi të mbyste dy vajzat në Seman, flet ‘heroi’ që i shpëtoi nga vdekja

by Java News
16/08/2018 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy motra binjake 6-vjeçare do të ishin mbytur, nëse pranë lumit Seman nuk do të ndodhej një 30-vjeçar që po peshkonte.

Admir Murataj pa sesi nëna e dy vajzave tentoi t’i mbyste ato, pasi më parë kishte djegur edhe banesën e bashkëjetuesit të saj.

“Isha këtu kur pash të vinte një grua me dy fëmijë, te cepi i urës aty matanë. Duke kaluar ngadalë, u hodh menjëherë në lumë. Një vajzë e kishte në krahë, tjetrën e kapte prej flokësh, e po tentonte të zhytej në ujë.

Shkova me vrap, hoqa telefonin nga xhepi, u zhyta, sepse thellësia mund të jetë mbi 3 metra, notova dhe i hoqa nga duart një nga vajzat. Tjetrën e kishte kapur prej flokësh, e kishte zhytur në ujë. Arrita ta nxjerr, por kishte pirë shumë ujë lumi. I bëra frymëmarrje artificiale pasi e nxora dhe për fat e shpëtova.

Më tej hyri një qytetar tjetër, më tutje, për të nxjerrë gruan nga lumi. Edhe pasi doli, gruaja tentoi t’i merrte sërish fëmijët për t’i mbytur me thonj. Njoftova menjëherë policinë”, thotë peshkatari Admir Murataj.

Pasditen e së martës, Rudina Kishta dogji shtëpinë e bashkëjetuesit të saj, Trifon Gjika, e mbrëmjen e po asaj dite, 42-vjeçarja tentoi të mbysë në ujërat e lumit Seman dy vajzat e mitura dhe veten e saj.

Gjykata e la në burg, ndërsa ajo tregoi se të gjitha veprimet i kishte bërë për shkak se dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti i saj, i cili ishte edhe konsumues i rregullt i alkoolit. /Top Channel/b.d

Next Post
Khedira: Është fantastike të luash me CR7-ën

Khedira: Është fantastike të luash me CR7-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In