• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëna, protestuesit dhe shpresa

by Çapajev Gjokutaj
08/12/2018 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Çapajev Gjokutaj

Një nënë nxjerr nga çanta e vet pako me ushqime dhe ua shpërndan studentëve protestues. Kjo është përmbajtja e videos që dje u bë virale.

Popullariteti është i shpjegueshëm. Nëna që përkrah dhe ndihmon me çfarë t’i ndodhet kauzën e bijve, është narrativë shumëshekullore dhe, pavarësisht se e rimarrë, gjithnjë ka gjeneruar emocion.

Nëna që ndihmon bijtë dhe bijat, jo me gjë tjetër, por me ushqim, merr ngarkesë të shtuar metaforike nga që jep e merr me një akt arketipor: nëna mend jetën, zhvillimin.

2.

Gjithsesi në këtë video ka edhe një detaj që flet shumë dhe të shtyn të përsiasësh. Kur një gazetare me mikrofon përpiqet ta intervistojë, nëna ia kthen se ka ardhur si nënë, si gjyshe. ‘E ndjeva dhe erdha, vazhdoni, vazhdoni!’, shton gruaja dhe, me gjuhën e trupit kumton se nuk dëshiron të japë intervistë.

Ky akt ngërthen brenda vetes një shumësi leximesh potenciale. Nga disa mund të lexohet si tregues thjeshtësie e modestie.

Nga të tjerë si ndruajtje e nënës për të folur në publik; di të bëjë mirë atë që bën çdo nënë: ndihmën dhe përkujdesjen, por s’ia thotë për intervista e fjalime.

Por akti i kësaj nëne mund të lexohet edhe si dëshirë e njeriut të thjeshtë për t’i ikur politikës bajate, që artikulohet nga politikanët dhe amplifikohet nga mediat në trajtë tevaturi allaturka. E tepërt të thuash se ky avaz politiko-mediatik na ka ardhur në majë të hundës.

3.

I parë kështu, akti i nënës në fjalë rezonon fuqishëm me protestën e studentëve.

Pothuajse të gjitha protestat masive, që kemi parë pas sanksionimit të pluralizmit, kanë qenë të drejtuara e të organizuara, herë hapur e herë fshehur, nga dinosaurët e politikës, PS dhe PD.

Protesta e studentëve vjen si një ogur i mirë: njerëzit mund të bëhen bashkë masivisht e të luftojnë jo vetëm për të rrëzuar njerin dinosaur e për të sjellë në pushtet tjetrin, por edhe për hallet e tyre. Me fjalë të tjera edhe në Shqipëri mund të ketë lëvizje masive qytetare, që i ikën tutelës së dy partive kryesore.

Parë kështu protesta e studentëve jo vetëm që është ogur i mirë, por mund të kthehet edhe në model për lëvizjet qytetare, që i kemi aq të mekëta e artificiale sa nuk mund të bëjnë bashkë grupe të mëdha dhe zgjasin sa flaka e kashtës.

Që protesta e studentëve të kthehet në model për gjithë shoqërinë bën mirë të artikulojë kërkesat e veta. Do të ishte fat, nëse këto kërkesa nuk do të mbeteshin tek pagesat, por do të synonin thelbin e politikave në arsimin e lartë.

Parë gjithnjë në prizmin e krijimit të një modeli për gjithë shoqërinë, do të ishte mirë që protesta, krahas trysnisë të përdorte negocimin. Kjo do të sillte fitoren e studentëve, arritjen e një produkti konkret dhe do të shmangte rrezikun e degjenerimit në një lëvizje amorfe e të dhunshme.

E me që jemi këtu, protesta e studentëve po krijon një model edhe me kulturën e lartë të protestuesve, shmangien e ekseseve dhe shkatërrimeve, përdorimin e rjeteve sociale, format bashkëkohore të ndërveprimit në shesh, humorin e shëndetshëm që e shoqëron etj.

Të gjitha këto të shtyjnë të shpresosh se po afron dita që t’i shpëtojmë tutelës bajate të dy dinosaureve që, prej çerekshekulli bëjnë dhe shiun dhe diellin në këtë vend.

Next Post
A do të largohet Mourinho nga Manchester United?

A do të largohet Mourinho nga Manchester United?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In