Historia e një 43- vjeçari nga Edinburgu me emrin Scott Miller, po përlot botën. Ai ishte i infektuar me koronavirus e për shkak të gjendjes së rëndë ai qëndroi për disa javë në koma.
Për fat të mirë ai e ka fituar betejën me Covid-19, por kur është zgjuar nga koma ai është përballur me lajmin që nuk e kishte pritur kurrë.
Ai mësoi se ishte i vetmi person që kishte mbetur nga familja e tij pasi të gjithë të tjerët kishin humbur jetën për shkak të koronavirusit.
Nëna dhe bashkëshortja e tij, Norma, kishin ndërruar jetë ndërsa ai ishte ende në koma shkruan BBC.

Ai shprehet që të gjithë duhet të tregojnë kujdes nga sëmundja vdekjeprurëse. Scott tashmë është shëruar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka ende të vështirë për të pranuar realitetin.
“Kur unë isha në terapi intensive duke luftuar për jetën, nëna ime ishte në repartin e katit të poshtëm dhe po dilte nga spitali. Kur u zgjova ndjeva një ndjenjë të çuditshme, sikur diçka i kishte ndodhur nënës time. Kur infermieri më tregoi për situatën u shokova. Ishte shumë e vështirë. Është e pabesueshme që ky virus i mori jetën dy njerëzve të mi të dashur”-tregon 43-vjeçari.

Gjithçka nisi më 21 mars kur, Norma, rezultoi e infektuar me koronavirus. Një javë më pas u infektua Scott. Sharlene Miller, kunata e 43-vjeçarit shprehet se mjekët i kishin thënë që ai nuk do të mund të jetonte pasi gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë.
“Nuk besoj se do ta përballonim dhe humbjen e Scott. Mbaj mend euforinë që na përfshiu në momentin kur i folëm dhe doli nga koma”, tregon kunata e tij.

Një mekanik, Scott peshonte 140 kg para se të sëmuret, dhe shkonet në palestër tre herë në javë dhe luanet hokej.
Pasi ishte prekur nga Covid-19, ai humbi 22 kg dhe u desh të mësojë të ecë përsëri. Katër muaj më vonë, ai nuk e ka idenë kur do të jetë mirë sa të kthehet në punë.
Ai ka parë me alarm rritjen e rasteve të Covid-19 në Skoci dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar./ Javanews
g.kosovari











