• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëna ime shpëtoi dhe nuk do ta shohë këtë gjyq politik”, Malaj akuza Ramës nga foltorja e Kuvendit

by Java News
18/12/2019 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Malaj do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen për shkarkimin e tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Kështu ka deklaruar ai nga foltorja e Kuvendit ku renditi disa akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Malaj tha se ky ballafaqim nuk bëhet për një karrige, por për dinjitet, ndërsa akuzoi qeverinë dhe Kuvendin se po i bëjnë një gjyq politik për shkak në pozicionin e tij në Bankën e Shqipërisë ka votuan kundër interesave të “klientëve” të tij.

“I shpreh ngushëllime familjeve së viktimave të tërmetit. Nëna ime shpëtoi dhe nuk do ta shohë këtë gjyq politik. Ky tërmet la pas 51 viktima. Por nuk vrau tërmeti por ndërtimet. Kosto sociale financiare ndjehen në jetën e qytetarëve. Rama harron se pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute. Asnjë bankë qendrore nuk mund të ndihmojë ekonominë e vendit në këto kushtet. Këtë situatë krize e ushqen kriza politike, banaliteti i debatit këtu në Kuvendin tonë dhe dështimi i përsëritur për hapjen e negociatave. Ne ju vështirësojmë të tashmen dhe i vjedhim të ardhmen vendit tonë. Kjo është hera e tretë që kërkohet heqja e një imuniteti në Kuvend. Në 2004 u tentua heqja e imunitetit të Nikoll Lesit. Sot Rilindja po bën një gjyq politik.

Sot Kuvendi që Ruçi drejton rrezikon të dënojë anëtarë të saj. Nuk është hera e parë që tentojnë të më shkarkojnë. Sot në 2019 deputetët socialistë ndihen të frikur. Në 1997 Berisha i propozoi shkarkimin tim Finos i cili e shkarkoi atë. I kam bërë një shërbim të madh Shqipërisë. Ky është vlerësimi që i lë familjes dhe vendit tim. Kam kryer më së miri detyrën, kam mbështetur politikën lehtësuese. Kam kërkuar në bord që të demokratizohet qeverisja e Bankës së Shqipërisë. Kam kërkuar që kërkimi shkencor të fokusohet në sfidat reale të Shqipërisë. Bankat private kanë interesa private. Në komision ndjeva trishtim për votimin në vesh të deputetëve, por i mirëkuptova sepse Rama është i frikshëm për deputetët dhe familjet e tyre. Ky ballafaqim nuk është për një karrige. Kurrë nuk e kam shitur dinjitetin tim për një poste partiake, ndryshe nga Rama.

Në 1997 nuk pranova të isha kryeministër për pajtim kombëtar. Ju më kërkoni modelin e heshtjes së Bodes. E pranova rolin e ministrit të Financave vetëm kur në telefon dëgjova zërin e përlotur të nënës së Bashkim Finos. Në 2002 Ilir Meta më ftoi në qeveri por unë qëndrova deputet. Kam luftuar gjithmonë për dijen dhe jo karrigen. Më kanë mësuar se mund të të marrin gjithçka por jo dijen. Ka qenë kjo arsyeja pse diktatorët gjithmonë i kanë pushkatuar të diturit. Ju kërkova me letër që të më thërrisnit në mbledhjen e qeverisë dhe të më dëgjonit ballë për ballë. Ne që në fillim kemi përdorur dy rrugë të ndryshme. Në 2001 kundërshtova kandidimin tuaj për kryetar bashkie. Ju arritët të bëheni kryetar i Rilindjes por krushqia me njerëzit e ligjtë përfundon gjithmonë keq. E majta ka shumë personalitete që mund të qeverisin më mirë se ju, por dehja për pushtet të mban të mbërthyer si mban droga të droguarin.

Sakrificat e lodhshme janë në këtë dinjitet. Admirimi dhe mbështetja që ndjej kudo dhe çdo ditë, janë shpressat e studentëve që më kërkojnë të jem ky që jam. Deklaruar publikisht se nuk kishit asnjë shqetësim nga deklarimet e mia publike. Ndoshta jeni zëmëruar nga vota ime kundër në disa raste. por unë nuk godas askënd prapa shpine, nuk jam si ju. Kam vendosur t’i bëj një shërbim tjetër vendit tim. Me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do ballafaqohem atje”, tha Malaj.

Next Post
Salianji vazhdon konspiracionet, me USB tek Eni Vasili: Po përgjohet Lulzim Basha

Salianji, rasti i parë i një politikani të dënuar me burg për mashtrim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratisja e Ndocit, Lamallari: Reagim i menjëhershëm ndaj zinxhirit drejtues, masa të forta për sigurinë në sistemin e burgjeve

Arratisja e Ndocit, Lamallari: Reagim i menjëhershëm ndaj zinxhirit drejtues, masa të forta për sigurinë në sistemin e burgjeve

January 30, 2026
Schieder vlerëson klimën e dialogut në Kuvend: Vendimet kërkojnë përgjegjësi

Schieder vlerëson klimën e dialogut në Kuvend: Vendimet kërkojnë përgjegjësi

January 30, 2026
“Ka ende hapësira për investim”, çfarë u tha Begaj sipërmarrësve grekë në Tiranë

“Ka ende hapësira për investim”, çfarë u tha Begaj sipërmarrësve grekë në Tiranë

January 30, 2026
Temperaturat deri në -2 gradë por kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Ulen temperaturat, dëborë në zonat malore

January 30, 2026
Gënjyen? Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, gjykata: S’është regjistruar asnjë kërkesë

Irena Gjoka e dënuar në Greqi, KLGJ vendos të dërgojë çështjen në ILD

January 30, 2026
U arrestuan për laboratorin e drogës, lihen në burg babë e bir, arrest në shtëpi për punonjësin e OSHEE

U arrestuan për laboratorin e drogës, lihen në burg babë e bir, arrest në shtëpi për punonjësin e OSHEE

January 30, 2026
Bllokada që po i kushton Ballkanit 100 mln € në ditë, pse Serbia dhe Bosnja nuk tërhiqen?

Bllokada që po i kushton Ballkanit 100 mln € në ditë, pse Serbia dhe Bosnja nuk tërhiqen?

January 30, 2026
Vala tjetër e të ftohtit në SHBA, disa qytete të bllokuara prej ditësh dhe pa energji elektrike

Vala tjetër e të ftohtit në SHBA, disa qytete të bllokuara prej ditësh dhe pa energji elektrike

January 30, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Janar 2026

January 30, 2026
Champions League/ Shorti vendos Real-Benfica, duele delikate për Juven dhe Interin

Champions League/ Shorti vendos Real-Benfica, duele delikate për Juven dhe Interin

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In