Një çmenduri e vërtetë mund të quhet veprimi i një nëne, e cila i preu organin gjenital fëmijës së saj.
Ngjarja vjen nga Kina e largët, ndërsa ndërhyrja në kohë e mjekëve bëri që i vogli të shpëtonte për mrekulli.
“Ai ishte në gjumë kur nëna pësoi një krizë nervore dhe mbante hanxhar në dorë”, shkroi gazeta Guanzhou Daily.
Kur ajo kuptoi se cfarë kishte bërë, u përpoq të vriste veten. Ishin fqinjët ata që panë djalin të mbuluar në gjak, dhe e dërguan në spital shkruan noa. Babai i djalit ka nisur të kërkojë ndihmë financiare për faturat marramendëse që duhet të paguajë për trajtim.
Nëna e foshnjes vuan nga çrregullime mendore dhe shpërthyese, që shkaktojnë zemërim të pakontrolluar./a.m










