• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nëna i kishte bërë djalit gjellën gati”, dalin dëshmitë pas krimit të dyfishtë në Vlorë

by A R
26/10/2021 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ndodhi të hënën në fshatin Mekat të Vlorës ku u shënua një krim i dyfishtë. 39-vjeçari Genci Koreta vrau me armë zjarri xhaxhain e tij, Jorgji Koreta,64 vjeç dhe më pas çiften e ktheu drejt vetes duke humbur jetën si pasojë e plagëve. Familja Koreta ka hapur dyert e mortit këtë të martë. Banorët e fshatit, por edhe të afërm kanë treguar që nipi 39-vjeçar nuk ka pasur probleme me xhaxhain e tij.

“Djali ka qenë i përsosur. Djalë që kur kalonim rrugës thoshte “mirëdita, mirëmbrëma” pinte kafe”, tha një banor.

Një afërme e familjes Koreta ka thënë se askush nuk e beson këtë ngjarje. Ajo ka dëshmuar se nëna e 39-vjeçarit ka qenë duke e pritur në shtëpi, madje i kishte bërë gati edhe ushqimin për ta ngrënë.

“Ka qenë djalë aq i mirë ky Genci. Ishte djalë i mirë, djalë punëtor. Nuk e beson njeri që ka ndodhur që e ka bërë ky djalë. Edhe e ëma, e pyetëm, “unë po e prisja, i kisha bërë pjatën me gjellë, më vjen kunati më thotë, ku e ke djalin se Jorgji nuk ka ikur akoma në Vlorë””, tha ajo.

E afërmja thotë se mes tyre nuk ka pasur probleme me tokën pasi e kishin veç e veç. Megjithatë ajo dëshmon se 39-vjeçari kishte kaluar në depresion pasi kur ishte në Greqi i kishte vdekur djali i xhaxhait, të cilit të hënën i mori jetën.

“Nuk dimë gjë vëlla, ata e morën me vete se kush e ka të drejtën. Djali kaloi një çikë në depresion se këtij, Jorgjit i vdiq djali, edhe ishte në Greqi me djalin ky. U mjekua, dhe ishte mirë, nuk kishte të meta që të vriste xhaxhain”, tha ajo.

Të tjerë banorë, shprehen se djali i Jorgji Koretës humbi jetën në një aksident në punë në Greqi dhe se nuk besojnë që shkak i ngjarjes të jetë kjo.

“Ai u aksidentua në punë, në Greqi. Ata kishin marrëdhënie të mira. Ai vinte tek vëllezërit. Kishte mbjellë ullinj. Ky vinte, punonte, i bënte. Ata i dinë vetë. Pëllëmbë nuk është qëlluar në Mekat. Kjo është ngjarje që na ka rënduar jashtë mase”, tha banori.

Një prej miqve të familjes Koreta tregoi se çfarë i ka thënë i ati i viktimës. Sipas tij, viktimat janë gjetur 3 orë pasi ka ndodhur ngjarja.

“Po nuk dimë gjë, pyeta të atin, ai më tha, në orën 15:00 janë vrarë. Në orën 18:00 kemi gjetur një të shtrirë andej, një këndej tha. Ku e dimë ne se kush ka qëlluar. Vetëm nipi tha i ati që kishte armën në dorë. Ata lajmëruan, xhaxhai i tij dhe kryeplaku. Unë i kam miq, dhe konflikt apo ngatërresë, kurrën e kurrës. Ai qe djalë që i thoshe plaç, ai nuk thoshte ngordhsh. Ai thoshte faleminderit. Djalë i qetë, djalë i urtë”, tha ai.

/a.r

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 27 Tetor 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com