• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëna e sëmurë me kancer mesazh fëmijëve: Këtë luftë do ta fitoj për ju…

by Java News
09/10/2022 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan, Xhemilja ka thirrur dy fëmijët e saj, Rexhinën dhe Eraldin. Prej vitesh, siç tregoi më herët gjatë pjesës së programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, brenga e saj ka qenë se fëmijët detyrohej t’i linte vetëm në shtëpi kur ishin fare të vegjël. Nevoja për punë, për të siguruar jetesën dhe të ardhmen e tyre e bën të ndihet fajtore që nuk i ka qëndruar dot pranë.

Sot, është Xhemilja ajo që ka më shumë nevojë për ta. Ajo ndodhet në luftë me kancerin, të cilin po përpiqet me çdo kusht ta mposhtë dhe arsyeja janë pikërisht fëmijët. Teksa u kërkon falje, ajo u jep premtimin se do të luftojë dhe nuk do të mundet. E meqë jemi edhe në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit, në Tetorin rozë, ajo iu drejtohet me fjalë të forta edhe atyre që janë bashkëudhëtarë të saj në këtë rrugëtim sfidues.

Xhemile: Faleminderit Rexhina e Erald. Dua t’ju jap mami një mesazh. Në radhë të parë dua t’ju kërkoj falje. Shumë vite ju kam lënë  vetëm. Ikja në punë, nuk kisha mundësi të rrija. Hallet na çonin, na detyronin të punonim.

Rexhina: S’ka nevojë të kërkosh falje. Ti e ke bërë çdo gjë për të mirën tonë.

Xhemile: Pastaj një falënderim të madh për gjithë këtë që po më bëni, po më kuroni nga dita –ditës dhe keni lënë impenjimet tuaja. Rexhina ka lënë edhe shkollën për mua, Eraldi edhe punën, edhe pse ishte i operuar shkonte e vinte. Mami do ju thojë diçka, jua kam thënë edhe në shtëpi. Unë jam e fortë. Unë këtë luftë do ta fitoj. Kur shkon në luftë, e kam thënë gjithnjë, shkon për të fituar, nuk shkon për të humbur. Unë jam një luftarake shumë e madhe. Do ta fitoj.

Erald: Do ta fitojmë së bashku.

Rexhina: Je heroina jonë, dihet që do ta fitosh. Do jesh më e fortë se më parë, afër nesh. Ne të duam shumë.

Xhemile: Edhe unë ju dua me gjithë zemër, me gjithë shpirt. Kaloj edhe malet në këmbë për ju. Çdo gjë bëj për ju. Falë Ardit Gjebresë që kemi ardhur sot, që ta marrin vesh, jo se janë fëmijët e mi, por çdo nënë ka për fëmijën e vet. Mami do të japë edhe një mesazh për gjithë të sëmurët si puna ime, që mos ta lënë veten pas dore, asnjëherë. Kush është prind, të mendojë për fëmijën, kur isha atje që më thonin bëhesh, nuk bëhesh, rrija me morfinë, i thoja, jo unë do ta kaloj këtë.

Pse? Unë kam fëmijë në shtëpi, më presin fëmijët. Kush është i ri, të mendojë për prindërit. Asnjëherë mos të dorëzohen se kjo sëmundje është shumë e tmerrshme. Unë po dridhem komplet kur flas për këtë sëmundje se vetëm shpirti ma di. Por asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi. Asnjëherë.

Next Post
Berisha pranon hapur degradimin e PD-së: Kemi probleme shumë të mëdha, keni arsye për të mos na besuar

Berisha: Në fund të tetorit shpallim kandidatët e bashkive të mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanceri pediatrik, rreth 100 raste të reja në vit/ Mjekët: Tumoret kapen vonë, ka nevojë për ndërgjegjësim

Kanceri pediatrik, rreth 100 raste të reja në vit/ Mjekët: Tumoret kapen vonë, ka nevojë për ndërgjegjësim

February 15, 2026
Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

February 15, 2026
Përdhunuesi i 14-vjeçares para gjykatës angleze: Mos më ekstradoni në Shqipëri, vuaj nga depresioni

Përdhunuesi i 14-vjeçares para gjykatës angleze: Mos më ekstradoni në Shqipëri, vuaj nga depresioni

February 15, 2026
U shfaq në videon e Trump si majmun, Barack Obama thyen heshtjen

U shfaq në videon e Trump si majmun, Barack Obama thyen heshtjen

February 15, 2026
Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

February 15, 2026
Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

February 15, 2026
Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

February 15, 2026
Bisedë me Volterin

Bisedë me Volterin

February 15, 2026
Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

February 15, 2026
Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In