• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nëna e Ilia Karelit: Ja torturat që më rrëfeu djali para se t’i hiqnin zemrën

by A R
14/11/2016 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Resmije Kumi jeton e vetme në shtëpinë e mbushur me fotografitë e të birit që nuk jeton më. Pas më shumë se 2 vitesh kur Kudret Kume ose i njohur ndryshe si Ilia Kareli humbi jetën me 27 mars 2014 në burgun grek si pasojë e dhunës së udhtruar nga gardianët. Nëna e tij i shtyn ditët mes pyetjeve pa përgjigje.

Drejtësia greke nuk e ka thënë ende fjalën përfundimtare për 12 punonjësit e burgut që e dhunuan barbarisht e më pas i hoqën edhe zemrën.

“Është një torturë e madhe. Çdo lloj torture iu punua atij. Të ma kishin vrarë me një plumb do të ishte shumë mirë. Po ato tortura që iu bënë unë s’i harroj derisa të vdes. Edhe kur erdhi nuk më linin që ta shikoja. Jo se më thonin që ka ndonjë gjë, por ‘lere mos e prek se zbulohet’. Ai ishte bërë çik-çik, nuk kishte më mish. E kishin copëtuar. Po zemra pse ju hoq?! Unë se besoj që ajo zemër që ka ardhur te jetë e tij. Pikë muhabeti. E çuan deri aty sa ia hoqën zemrën për së gjalli”, tregon mes dhimbjes Resmije Kumi.

Në telefonatat e fundit me të, Kudreti e kish rrëfyer për dhunën brenda në burg.

“Më thoshte se ‘po torturohem kot, më nxin jetën kot’”, tregon e ëma e Ilia Karelit.

Resimjes nuk i ka mbetur gjë përveç pengjeve dhe mallit.

“Këtu rri tërë ditën, i flas, i thërras, i them çfarë më bëre, i thosha mendo për nënën dhe për veten. Ta di që do ta takoj atje ku është ai, kisha ikur me sekonda. Ajo tortura e tij më lëndon më tepër. Kur i shoh ato momente kur e kapin ata dy policët, që i kanë rënë ato tutat dhe s’ka mundësi t’i ngrejë. Nuk e shikoj dot”, tregon Resmije Kume.

Në shtëpinë e saj nuk ka televizor dhe ka një arsye për këtë.

“Nuk dëgjoj e shikoj dot asgjë. Jam shumë e përvëluar për vete. Asgjë nuk dëgjoj dot“, vijon rrëfimin nëna e Kudret Kumës.

Ajo pret ende drejtësinë.

“Të marrin dënimin e merituar. Ose në qoftë se ata kishin të drejtë në atë që bënë, të lihën të lirë, por në qoftë se jo, dua që edhe ata si ky të bëhen, ta marrin vesh se si është dhimbja“, vijon Resmija.

Edhe pse kanë kaluar mbi 2 vite, Resmije Kume kapet pas çdo kujtimi të të birit. Numrin e tij në telefon e ruan ende.

“Nuk e fshij se më duket sikur ende flas me të. E marr e shikoj gjithmonë sikur e thërras. Çdo gjë të tijën dua ta mbaj, ta ruaj aty. Edhe një shami dore e mbaj”, tha Resmije Kume./TCH/a.m.

Next Post
Mourinho “plugon” Manchester United: 11 lojtarë largohen në Janar

Mourinho "plugon" Manchester United: 11 lojtarë largohen në Janar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

July 18, 2026
Ngjarja e rëndë/ Gjendet e pajetë 74 vjeçarja, dalin detajet e para

Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In