Nëna e kryetarit të Partisë Demokratike ka sot ditën e lindjes.
Dhe nuk mund të mungonte një urim për të sot.
Lulzim Basha e ka ndarë këtë lajm me ndjekësit e rrjeteve sociale, ku ka publikuar edhe foton familjare.
“Një e dielë e veçantë për nënën time dhe një nga ditët më të lumtura për mua, vëllain tim dhe babain tonë, tek i uruam njeriut tonë më të dashur ditëlindjen. Nga ky gëzim i familjes tonë ju uroj të gjithëve një të dielë të gëzuar”, shkruan Basha.
Ajo që vihet re është ngjashmëria me vëllain, me të cilin publikon edhe foton e parë.