Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, donin t’i vinin “flakën” sot Kuvendit, pët të penguar zgjedhjen e kryeprokurores së re, Arta Marku.
Shumë media e kanë lidhur këto ditë emrin e saj, me Partinë Socialiste.
Por, si është e vërteta?
Në fakt, Arta Marku është e lidhur familjarisht me Partinë Demokratike.
Marku është vajzë nga Fushë Arrëzi dhe gjithë qyteti e di që familja e saj, është e lidhur fort me Partinë Demokratike.
Madje, burime të gazetës TemA thonë se mamaja e saj nuk lë protestë të PD-së pa marrë pjesë.
Ajo që nuk dihet, është fakti nëse ka qenë prezente në protestën e kësaj të hëne, kundër zgjedhje të së bijës në krye të Prokurorisë!(TemA)