• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nëna e 5 fëmijëve denoncon dhunën: Burri më ndiqte me thikë, më hodhi në korent

by Java News
05/12/2017 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri gratë po denoncojnë përherë e më tepër dhunën në familjet e tyre.

Ato kërkojnë divorce në gjykatë dhe urdhëra mbrojtjeje, pas shumë vjet martesë dhe disa fëmijë.

Në materialin e sotëm, po sjellim historinë e Teutës, e cila dhunohet prej shumë vitesh nga i shoqi.

(Emri, mosha dhe zëri i saj janë ndryshuar për arsye sigurie).

Teuta 48 vjeçare, nënë e 5 fëmijëve, sapo ka ardhur nga gjykata, ku kërkoi divorcin me bashkëshortin e dhunshëm pas 30 vjet martesë të vështirë.

Emri dhe mosha e saj mund të mos jenë të vërteta, por dhuna që ajo pëson rregullisht në familje është një dëshmi e dhimbshme e asaj çfarë ndodh çdo ditë prapa mureve të privacisë së familjeve shqiptare.

“Burri më shante e më godiste vazhdimisht. Ai më ndiqte me thikë derisa largohesha nga shtëpia, në një rast tjetër u përpoq të më shtynte të bija në rrymë elektrike, madje edhe më ka kërkcënuar se do të hidhte nga dritarja, duke hapur kanatine saj. Nuk duroj dot më dhe aq sa kam duruar dhe e kam fshehur dhunën e për shumë vite, e kam bërë vetëm për fëmijët, që të rriteshin ata” – tha Teuta.

Bashkëshorti i alkoolizuar e nisi dhunën fizike dhe psikologjike pas dhjetë vjetëve të para të martesës.

Teuta duroi dhe e fshehu këtë dhunë mbi 20 vjet, me shpresën se ai do të përmirësohej, por 5 vjetët e fundit dhuna u bë e padurueshme dhe e rrezikshme për jetën e saj.

Atëherë ajo kërkoi divorcin në gjykatë dhe ndihmën e Qendrës Komunitare “Sot për të Ardhmen”.

Psikologë të saj e shoqërojnë kudo, ndërsa Teuta merr mjekime të ndryshme pas dhunës dhe ankthit që pëson prej afro dy dekadash.

Teuta thotë se tani nuk mban ansjë shpresë që martesa e saj mund të shpëtohet, ndaj kërkon divorcin nga dhunuesi i saj i alkoolizuar, i cili rriti edhe fëmijët në një mjedis dhune, sharjesh, pasigurie e rreziqesh, pasi edhe ai është i sëmurë rëndë nga organet e shkatërruar nga pija dhe merr një grusht ilace, që i gjen me vështirësi ngaqë nuk punon.

Në qendrën komunitare “Sot për të ardhmen”, ekspertet pohojnë se megjithëqë drama e Teutës është shokuese, ky është një rast, që mund të konsiderohet i lehtë në krahasim me dhjetëra gra e vajza të tjera, që kërkojnë aty ndihmë në kushte disa herë më të rënda.

Aktualisht gjatë këtij viti janë bërë 3600 denoncime, 2000 kërkesa për urdhëra mbrojtje dhe 14 gra kanë humbur jetën vetëm nga dhuna në familje.

“Rasti i Teutës është vetëm njëra prej qindra ngjarjeve, që dëgjojnë dhe ndihmojnë organizatat e shoqërisë civile si Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të ardhmen”. Përditë denoncimet shtohen në Tiranë, Durrës, Lezhë e gjithë qytetet ku ka qendra sociale” – tha Fabiola Egro, drejtuese e Qendrës.

Pas divorcit nga babai i dhunshëm i 5 fëmijëve të saj, Teuta nuk ka asnjë plan për të ardhmen e vet, por vetëm të shkojë sa më larg njeriut, që i ka rrezikuar jetën disa herë, pasi e fyen dhe e godet për vite me radhë.

Pas këtij vendimi, ajo është sërish në rrugë të madhe, pa strehë, pa mbrojtje, pa punë, pa të ardhura dhe pa sigurinë për jetën, që duhej t’i jepte një familje aq e madhe, të cilës ajo vetë i dha jetë nga e vetja për 3 dekada./VOA

 a.ç
Next Post
Mitropoliti Mihaillo: Priftërinjtë Serbë, kërcënim për Malin e Zi

Mitropoliti Mihaillo: Priftërinjtë Serbë, kërcënim për Malin e Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In